Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vjollca Kastrati:NE PRAG TË VITIT TË RI!

Shko poshtë

Vjollca Kastrati:NE PRAG TË VITIT TË RI! Empty Vjollca Kastrati:NE PRAG TË VITIT TË RI!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 31, 2010 3:40 am

Vjollca Kastrati:NE PRAG TË VITIT TË RI! 157268_569414038_4120841_n
Vjollca Kastrati:NE PRAG TË VITIT TË RI!

Në ditët e ndërrimit të motmotëve është bërë rutinë të themi ” po shkon një vit i vjetër dhe po vjen një vit i ri”. Edhe pse të gjitha vitet duken të jenë të njëjta, pa ndryshime të mëdha, prapëseprapë nuk janë të njëjta. Dikush përjeton diçka që s’e ka përjetuar kurrë më parë, e dikush përjeton të njëjtën, por prapë s’është njëjtë, sepse deshëm apo s’deshëm ndryshojmë në moshë. Por një dihet, afër ndërrimit të motmotëve gjithhë ndodh diçka në ne, ndodh një shqëtësim, por lirisht mund të them që është shqëtësim i bukur dhe ketë deshirojmë që sa më bukure ta presim dhe ta kalojmë ketë natë, apo siç është bërë traditë të thuhet ”së paku në ketë natë të madhe të harrojmë brengat problemet dhe të harrojmë ankesat, dhe se të gjitha keto të zëvendësohen me gëzim, hare dhe lumturi. Bile, së paku të gjithe mundohemi të luajmë rolin e të lumturit. Megjithëkëtë, kjo natë më e gjatë e vitit nuk është vetëm natë e harreses, por është edhe natë e kujtimëve të bukura, na bën të bëjmë udhëtim nëpër përjetimet e vitit që po lemë pas dhe mundohemi që sa më shumë momente të bukura t’i kujtojmë. Dhe ato përjetohen prapë atë moment dhe ndjehemi të lumtur që përjetimi i tillë na takon ne dhe vetëm ne...Por, asesi nuk harrojmë këtë natë të kujtojmë edhe ata, që s’kanë ndoshta as bukë për këtë natë, ndoshta mu këtë natë sikur asnjëherë mendojmë: a thua si mund t’u vijmë në ndihmë këtyre të mjerëve?- dhe na qan zemra që s’kemi një grusht të fortë t’i biem mjerimit mu ne zemër-dhe vazhdojmë cakërrimin e gotave, luajmë rolin e të lumturit,luajmë rolin e të gëzuarit. Pra ketë natë të gjatë të vitit mundohemi të harrojmë, por nuk harrojmë vuajtjet dhe kujtojmë atë që nuk mund ta harrojmë - gëzimin.

Është kjo nata e rezultatëve: Çfarë bëra këtë vit që po shkon? Çfarë mund të ndryshoj apo çfarë mundem të bëj, që s’e bëra dhe ja caktojmë një qëllim vetes për vitin e ri. Është nata e planeve për të ardhmen, prandaj edhe bëhen urimet më të përzemërta për vitin e ri.

Unë uroj që mos të jetë kjo një natë vetëm e harresës dhe e kujtëses, por të jetë një natë e vendimeve pozitive për vitin që vjen, gjithnjë më dëshirën për të mirën e lumturinë tonë, por pa harruar edhe lumturinë e të tjerëve...unë lutem: O Zot, ndihmo të gjithë njerëzimin, por ndihmomë edhe mua...Pra, kurrë s’do të jem e lumtur vetëm unë. Dua të shoh lumturinë tek të gjithë njerëzit e botës.

Gëzuar!
Vjollca Kastrati
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi