Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: PRAG-VDEKJE APO PRAG-ZGJIM?

Shko poshtë

Suzana Zisi: PRAG-VDEKJE APO PRAG-ZGJIM? Empty Suzana Zisi: PRAG-VDEKJE APO PRAG-ZGJIM?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 1:11 pm

Suzana Zisi: PRAG-VDEKJE APO PRAG-ZGJIM? N100000149972946_823

Suzana Zisi: PRAG-VDEKJE APO PRAG-ZGJIM?


Ajo ose ai…
Ai ose ajo…
Dmth dikush,
hyn në shtratin tim.
I tejdukshëm apo e tejdukshme,
Si ta quaj?

Mendimin e lagur,
ia lexoj
në shkëlqimin e syve të padukshëm.
Ftohtësinë,
ia var në gozhdën e lodhur të ecjes,

Edhe trishtimin…

Këmbet e ngrira,
ia ngroh me frymë.
Me krahë, end përqafimin.

Dy horizonte,
shfaqin ëndërrash, vegimin
E asaj që dhe mund të vijë,
Por që kurrë s’ka për të ndodhur.
Legjenda,
Në njërin kah thur fshehurzi fatin.
Në tjetrin,
Kreh përhumbur, të njëjtin vështrim.

Jeta, lëvrin nën koret e plagëve.
Koha, lë peng dhimbjet në nënkresën time.
Një fije më ndan nga errësira e përjetshme e hijes…
Ku ti nder erërëndët flokë…?
Në zgjim?

Me thuaj…!

Ajo ose ai, dmth dikush,
Hyn në shtratin tim.
I tejdukshëm, apo e tejdukshme,
Si ta quaj?



©️ Suzana Zisi


Suzana Zisi: PRAG-VDEKJE APO PRAG-ZGJIM? 16038_104322736249392_100000149972946_115418_3483014_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi