Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I ndalet “sahati” Teuta Sahatqisë edhe në LDK

Shko poshtë

I ndalet “sahati” Teuta Sahatqisë edhe në LDK  Empty I ndalet “sahati” Teuta Sahatqisë edhe në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 06, 2011 11:48 pm

I ndalet “sahati” Teuta Sahatqisë edhe në LDK





Marie Nikolla - Bota sot

I ndalet “sahati” Teuta Sahatqisë edhe në LDK  Teuta%20Ldk

Sipas burimeve tona të sigurta Teuta Sahatqija, Eqrem Kryeziu dhe Lutfi Haziri, janë disa nga zyrtarët e lartë të LDK-së të cilët nuk kanë kaluar “pragun” zgjedhor të deputetit.
Burime të sigurta të gazetës tonë bëjnë të ditur se mbetja jashtë Kuvendit të Kosovës e disa emrave të LDK-së, madje edhe atyre që janë pjesë e Kryesisë së kësaj partie ka zgjuar reagime brenda kësaj partie. Ndonëse, zyrtarë të LDK-së thonë se derisa KQZ-ja nuk del me rezultatet e zgjedhjeve, ata nuk kanë të dhëna se kush nga kandidatët e listës së tyre ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet e kush jo, burimet e gazetës bëjnë të ditur se disa nga emrat e kësaj partie nuk kanë arritur marrin votat e mjaftueshme për të fituar ulësen e deputetit për këtë mandat. Por këto burime bëjnë me dije se kjo ka revoltuar ata të cilët gjatë këtij mandati do të jenë jashtë Kuvendit të Kosovës, madje edhe duke akuzuar kandidatët e listës së partisë së tyre se ua kanë vjedhur votat. Po këto burime bëjnë të ditur për favorizimet që i janë bërë kandidatëve të caktuar për t’i votuar ata dhe jo disa të tjerë ka zgjuar revoltë të “të vjetrit” apo te “të mëdhenjtë” e LDK-së. Kështu fakti se Arben Gashi një “autsajder” i LDK-së por një bashkëpunëtor i afërt i Isa Mustafës ka dalë i treti për nga numri i votave të fituara, pas Isa Mustafës e Sabri Hamitit, ka zgjuar një revoltë të brendshme brenda strukturave të larta të LDK-së që mbase mund të shpërthejë pas publikimit të rezultateve të përgjithshme të zgejdhejve të 12 dhjetorit.
Gjithnjë duke iu referuar burimeve të gazetës, të cilat bëjnë të ditur se Teuta Sahatqija, edhe pse është nënkryetare e LDK-së nuk ka arritur të fitojë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës. Poashtu janë edhe dy emra të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Eqrem Kryeziu dhe Lutfi Haziri të cilët në mandatin e ardhshëm nuk do të jenë deputet. I kontaktuar nga gazeta, Eqrem Kryeziu, lidhur me këtë thotë se nuk ka informacion se a ka grumbulluar vota të mjaftueshme për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
(Më gjerësisht tekstin mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi