Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hoxha: Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit

Shko poshtë

Hoxha: Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit Empty Hoxha: Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 24, 2009 1:29 am

Hoxha: Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit U1kristoarrestohet1

SHISH kërkoi kapjen e Artan Kristos. Propagandë në internet dhe mes të rinjsh në Rrashbull e Golem

Mesazhi që futi në burg hoxhën Kristo

"Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit"

Nga Sokol Çobo, Gazeta Shqip

Artan Kristo, hoxha i arrestuar si i dyshuar për terrorizëm, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullahi, prej një kohe të gjatë bënte propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike. Prokuroria e Tiranës ka zbuluar të gjithë rrjetin e informacioneve që kalonin nga Kristo, të cilat e kishin origjinën nga disa vende islamike. Ato postoheshin në tre adresa interneti, ndërsa hetuesit e çështjes kanë arritur të zbardhin edhe mekanizmin e veprës penale të nxitjes së terrorizmit. Informacionet e para kanë mbërritur në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e SHISH-it dhe të shërbimeve amerikane.

Rekrutimi i të rinjve

Sipas Gjykatës së Tiranës, prokuroria ka dërguar për gjykim kërkesën, për dhënien e autorizimit për kontrollin e ambienteve në pronësi të Artan Kristos, ambiente në të cilat dyshohet se kryhej vepra penale e "nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste". Prokuroria e Tiranës, mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur në datën 10 qershor 2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), ka regjistruar procedimin penal nr.2915, viti 2009, në ngarkim të shtetasit Artan Kristo. Nga shqyrtimi i materialeve të çështjes penale rezulton se Kristo është i biri i Pëllumbit, ka lindur në Shkodër më datë 19 janar 1978. Aktualisht ai është banor i fshatit Rrushbull, Durrës. Ai është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë. Sipas prokurorisë rezulton se shtetasi në fjalë pretendon që ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi. Aktualisht ai njihet si praktikues dhe predikues i fesë myslimane. Në këtë fushë personi nën hetim, Artan Kristo, njihet me emrin Muhamed Abdulla Al Albani. Aktivitetin e tij fetar, 31-vjeçari e realizonte ndërmjet të tjerave edhe nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike. Në ëebsite (faqe elektronike) ëëë.albselefet.net, shfaqen disa pamje të shtetasit Artan Kristo, nga të cilat dyshohet se ky shtetas synon mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. Personi nën hetim, Artan Kristo, prej një kohe të gjatë, sipas gjykatës dhe prokurorisë, bënte propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagandë Kristo e realizonte edhe nëpërmjet ëebsite-ve ëëë.forum.islamik.com dhe ëëë.udhezimedhedrita.net.

Mesazhi terrorist

Sipas prokurorisë, Artan Kristo shprehet në mesazh se "...ka pasur, ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit...", thuhet në pamjen filmike, e cila vijon se "...në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh...". Një tjetër thënie që konsiderohet propagandë për prokurorinë është dhe një shkrim i Kristos se "...normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin, por jo vetëm të vritemi, por dhe të vrasim... ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vijë ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me anë të fjalës, forcës së krahut, bombës... por duhet të përgatitemi sa më shumë që të kemi mundësi...". Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, prokuroria pretendon se nxitet urrejtja fetare, e cila rrezikon përçarje sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesën brenda komunitetit mysliman dhe më gjerë.

Mesazhi kërcënues

" ...ka pasur, ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit...
...në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh....
Normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin, por jo vetëm të vritemi, por dhe të vrasim...
Ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vijë ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me anë të fjalës, forcës së krahut, bombës... por duhet të përgatitemi sa më shumë që të kemi mundësi...".

________________

Studenti në Siri, dyshimet dhe alibitë për vrasjen e Tivarit

Lidhjet e Artan Kristos me fondacionin “Al Haramain”, konfliktet me Salih Tivarin për paratë e fondacionit të akuzuar për financim terrorizmi dhe dëshmia që e shpëtoi nga prangat

TIRANË,Korrieri - Në një institucion fetar si Komuniteti Mysliman, emri i Artan Kristos është lakuar kaherë me mister, para dhe pas vrasjes së sekretarit të Përgjithshëm, Salih Tivari. Ish-studenti i Teologjisë u rikthye nga Siria aty rreth vitit 2002, si përfaqësues i fondacionit “Al Haramain”, duke shkaktuar një përplasje të fortë në komunitet me të njohurit si përfaqësues të rrymës tradicionale të islamit, ku bënte pjesë edhe Tivari. Paratë e fondacionit “Al Haramain”, që në vitin 2004 hyri në listën e financuesve të terrorizmit, u bënë shkak për këtë konflikt, që do ta klasifikonte më pas Artan Kriston si një ndër të dyshuarit kryesorë për vrasjen ende të pazbardhur të Salih Tivarit. Asokohe, njeriu që kishte lidhje të ngushta në Siri kërkonte me ngulm që paratë e fondacionit të kalonin në arkën e Komunitetit Mysliman, pa kaluar në sistemin bankar, kërkesë kjo e hedhur poshtë. Vrasja misterioze e Salih Tivarit do ta rendiste Kriston në listën e personave të dyshuar, e rrjedhimisht në grupin e atyre njerëzve që janë mbajtur gjatë nën vëzhgim nga policia shqiptare.

***

Më 13 janar të vitit 2003, sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, do të ekzekutohej në zyrën e tij. Për vite me radhë, dosja e këtij krimi të rëndë ka kaluar sa në polici, në prokurori e gjatë hetimeve u zbuluan edhe konfliktet e Artan Kristos me viktimën. Në këtë dosje gjenden edhe dëshmi për kërcënime të Salih Tivarit nga Kristo, nëse nuk pranonte transfertat në rrugë ilegale. Megjithëse në listën e të dyshuarve, Kristo nuk u mor në pyetje fill pas vrasjes, por 5 vjet më vonë, teksa u detyrua të shkonte në policinë e Durrësit për të firmosur pasaportën. Artan Kristo u shoqërua për disa orë në polici dhe u mor në pyetje në lidhje me vrasjen e Salih Tivarit, në cilësinë e të dyshuarit. Në dëshminë e tij për policinë, Kristo ka kundërshtuar në mënyrë kategorike implikimin në vrasje, duke përdorur si alibi qenien jashtë vendit ditën e vrasjes.

***

Vula në pasaportë në pikën kufitare të Morinit, biletat e avionit nga Stambolli në Damask dhe një faturë e marrjes së një makine me qira në Siri, ditën e vrasjes së Tivarit, detyruan policinë e Durrësit të linte të lirë Artan Kriston, por jo pasaportën e tij. Dokumenti i udhëtimit mbeti i bllokuar për muaj të tërë, kohë në të cilën policia shpresoi të gjente prova për dyshimet që e lidhnin Kriston me vrasjen e Salih Tivarit. Disa vite pas vrasjes së sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, Artan Kristo vazhdon të lakohet si i dyshuar për krimin, për të cilin provat mungojnë. E megjithatë, 31-vjeçari nga Durrësi ka përfunduar sërish në polici, këtë herë me akuzën që e ka ndjekur për vite me radhë nga pas, atë të lidhjeve të ngushta me terrorizmin.

Kush është Artan Kristo, lidhjet me “Al Haramain”

TIRANË - Njeriu që njihet edhe si Muhamed Abdullah është bërë i njohur për Komunitetin Mysliman në vitin 2002, pas një konflikti me Salih Tivarin. Përfaqësues i fondacionit “Al Haramain” në Shqipëri, fondacion ky që me vendim të qeverisë hyri në listën e financuesve të terrorizmit në vitin 2004, kishte kërkuar dhjetëra herë të realizonte investime në Shqipëri, me një kusht: që paratë të depozitoheshin në arkën e Komunitetit Mysliman dhe më pas të investoheshin si financime të këtij institucioni. Salih Tivari e kishte kundërshtuar këtë veprim. Ndërkohë, Artan Kristo kishte marrë miratimin nga zyrtarë të tjerë të Komunitetit Mysliman, me të cilët shkon në zyrën e Tivarit. Dy dëshmi janë administruar nga prokuroria. Në to thuhet se Artan Kristo dhe Salih Tivari kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe kërcënime në zyrë, në praninë e një zyrtari tjetër të lartë të Komunitetit Mysliman. Të paktën tri letra të dërguara nga Komuniteti Mysliman në adresë të “Al Haramain”, tregojnë “kërcënimet” me të cilat përballej Salih Tivari, që duhej të pranonte financimet. Pas kërkesës për financime ilegale nga “Al Haramain”, kishte edhe një konflikt tjetër të fshehur për ndërtimin e pallateve dhe objekteve të tjera në tokat që ishin në pronësi të Komunitetit Mysliman në Durrës, Elbasan dhe Berat. Të gjithë këto ndërtime pallatesh dhe objektesh të tjera do të realizoheshin me paratë që do të xhiroheshin nga arka e komunitetit. Por Tivari nuk ka pranuar jo vetëm financimet, por as ndërtimet në pronat e institucionit.

KRIMI

Ekzekutimi i mistershëm i Salih Tivarit në zyrën e tij

Salih Tivari u vra në zyrën e tij në Komunitetin Mysliman më 13 janar të vitit 2003. Një person ende i paidentifikuar nga policia dhe Prokuroria e Tiranës ka hyrë në zyrën e sekretarit të Komunitetit dhe e ka qëlluar atë me pistoletë. Ishte ora 8 e 30 minuta e mëngjesit, kur u zbulua ngjarja makabre. Tivari është transportuar për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet nga punonjësit e komunitetit, të cilët nuk kanë lajmëruar policinë. Ata nuk kanë lajmëruar askënd për ngjarjen, por vetëm kanë transportuar trupin pa jetë në mjediset e spitalit. Asokohe, uniformat blu të kryeqytetit janë lajmëruar nga urgjenca e spitalit dhe kur kanë shkuar në zyrën e viktimës, kanë gjetur vendin e ngjarjes të prishur. Ekspertiza ka treguar se Salih Tivari është vrarë me dy plumba, një në qafë dhe një në zemër, të cilët i kanë shkaktuar shok hemorragjik dhe më pas vdekjen. Në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja pistolete. Katër gëzhojat përkojnë me katër plumbat e gjetur po atë ditë në zyrë. Përveç dy plumbave vdekjeprurës, uniformat blu kanë fiksuar edhe një plumb në dritaren e zyrës, në pjesën e duraluminit dhe tjetrin në mur. Të katër këto plumba, së bashku me gëzhojat u dërguan në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës për ekspertizë, e cila konfirmoi se ato kanë dalë nga gryka e së njëjtës armë. Gjatë fazës së hetimeve, prokuroria u përball me dështimin e ekspertizës së shenjave të gishtave, pasi ato ishin 12 lloje gjurmësh të mbivendosura mbi njëra-tjetrën. Roja i Komunitetit Mysliman, që ishte përballur me autorët e krimit, të cilët kanë përmendur emrin e një tjetër punonjësi të institucionit për të hyrë në komunitet, dha një dëshmi të mjegullt, që nuk thoshte asgjë për hetuesit. Veç kësaj, trupit pa jetë të Salih Tivarit nuk iu bë kurrë një ekspertizë e shkaqeve të vdekjes, pasi zyrtarë të komunitetit tërhoqën trupin, me justifikimin se duhej t’u nënshtrohej riteve fetare.

_________________
Nga Flamur Vezaj ,Shekulli, 20/10/2009

TIRANË- Institucioni i akuzës i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile në Shkozet të Durrësit, duke i kërkuar verifikimin e gjendjes civile të të dyshuarit për "akte terroriste" Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, pasi rezulton se ka dy gra. Kjo në bazë të relacioneve të dërguara nga SHISH-i në Prokurorinë e Tiranës, referuar edhe në vendimin e arrestit të Gjykatës së Tiranës marrë në mungesë ndaj të akuzuarit Artan Kristo.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Durrësit, institucioni i cili tashmë ka marrë në hetim dosjen penale në ngarkim të Kristos, i arrestuar një javë më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së Rrethit. Sipas këtyre burimeve, konfirmohet se në bazë të informacioneve të siguruara nga agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar, rezulton se i arrestuari Kristo jeton me dy gra në banesën e tij në Shkozet të Durrësit. Në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, është e ndaluar martesa me më shumë se një partner.
Për të vërtetuar këtë fakt, mësohet se prokuroria, i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile të njësisë administrative ku banon i arrestuari, me qëllim për të verifikuar statusin e tij familjar. "Nga të dhënat hetimore që ndodhen të administruara në dosjen përkatëse rezulton se i dyshuari Artan Kristo jeton me dy gra dhe si fryt i lidhjes me to ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë. Me gruan e parë me të cilën ka edhe kurorë martese, Kristo ka katër fëmijë, ndërsa me gruan e dytë nuk ka vendosur celebrim por vetëm bashkëjeton me dëshirën e kësaj të fundit dhe me të ka dy fëmijë,- thuhet në materialet shkresore të dosjes. Këtë fakt e ka pohuar edhe avokati mbrojtës i të pandehurit, Ilir Malindi.
Ai tha dje për "Shekullin": Klienti im është i martuar vetëm me një grua ndërsa me tjetrën bashkëjeton me dëshirën e saj. Në këtë rast nuk kemi asnjë vepër penale, pasi kjo nuk është e parashikuar në Kodin Penal. Kjo gjë është e rregulluar me Kodin Familjes, që ndodhet në fuqi",- tha avokati Malindi. Më tej ai deklaroi se organet hetimore duan të gjejnë patjetër një akuzë që ta mbajnë në burg klientin tim". Ndërkohë, në nenin 7 dhe 9 të Kodit të Familjes sanksionohet ndalimi për t'u martuar me më shumë se një grua apo burrë.
Gjithashtu, po dje hetuesit e dosjes kanë konfirmuar se po vëzhgohen për 24 orë të tre faqet e internetit, www.albselefet.net; www.udhëzimedhedrita.net e www.forum-islamik.com. Në këtë forumin e fundit, sipas hetuesve, ndodhen edhe disa zëra audio në formë kënge (ilahi) që mbështesin veprimet e Osama Bin-Ladenit dhe ftojnë lexuesit (vëllezërit myslimanë) që të bashkohen në luftën e tij. Sipas këtyre burimeve, i arrestuari Kristo ka përdorur po këto tre faqet e internetit për të bashkuar një grup të rinjsh, të cilët përkrahin dhe bëjnë thirrje për luftë në emër të Xhihadit. "Xhihadi është lufta e shenjtë dhe është obligim dhe detyrim për çdo mysliman jo vetëm të vritet, por edhe të vrasim qafirët që janë bërë pengesë e vendosjes së shtetit islam, urojmë që kjo ditë të vijë shumë shpejt",-thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore

--------------

Shekulli Online

TIRANË- Video me pamje terroriste shoqëruar me tekst në shqip ku bëhet thirrje për luftë janë publikuar në një faqe interneti me emrin "Forumi-islamik", www.forumi-islamik.com.
Që në faqen e parë të websitit në një video realizuar po nga forumi me të njëjtin emër me atë që mban vetë web-i shfaqet një video "Lufto dhe qëndro". Videoja hapet me fotot e torturave në burgun e Abu Graib dhe më pas tregon njerëz të maskuar dhe të armatosur me mitraloz e antitank që sulmojnë trupat aleate ne disa vatra lufte.
"Kjo thirrje për ty o Ummet i plagosur! O popull, përgatitni luanët. Kthejini fesë suaj shërbimin që meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni! Lufto në çdo vend që ka arrit jehona e kufirit! Qëndro dhe derdh plumba mbi brezin e sionizmit"- , shkruhet ne video.
"Po Usame" është një tjetër video produkt i forumit në të cilën i këndohet terroristit Osama Bin Laden.
"Po Usame, zhduke ti ushtrinë amerikane/i rrite nderin myslimanëve/Nga vendlindja u largove, për xhihad rrugën e more"- dëgjohet në video.

------------------
Nga Rilindja Demokratike

Sigurohen provat ndaj Artan Kristos për nxitje dhe propagandë terroriste

Organi i akuzës bëri të ditur, se ka siguruar prova ndaj shtetasit Artan Kristo, arrestuar pak ditë më parë për "nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste". Artan Kristo, prej një kohe të gjatë bënte propagande radikale të llojit "Salafit tekfirist" me një grup të rinjsh në Golem dhe Rrashbull. Prokuroria e Tiranës ka zbuluar gjithë rrjetin e informacioneve që kalonin nga Kristo, të cilat e kishin origjinën nga disa vende islamike. Sipas dosjes së Prokurorisë depozituar në Gjykatën e Tiranës mesazhet me përmbajtje terroriste postoheshin në tre adresa interneti. E gjithë veprimtaria me përmbajtje terroriste e Kristos, të njohur ndryshe dhe me pseudonimin Muhamaed Abdullai është zbuluar nga organi i Prokurorisë dhe struktura të SHISH.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur, se SHISH ka njoftuar Prokurorinë për veprimtarinë e Kristos, që në qershor të këtij viti, kohë kur është regjistruar dhe procedimi penal ndaj tij. Në faqen elektronike të publikuar nga Prokuroia e Përgjithshme www.albseleft.net shfaqen disa pamje të Artan Kristos, nga të cilat dyshohet se ky shtetas synonte mbështetjen ose kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Në mesazhet e zbuluara nga Prokuroria, Kristo shkruante se, "ka patur dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim i madh për myslimanët deri ditën e gjykimit", ndërkohë në një tjetër mesazh është dhe ai ku lartësohej figura e Bin Ladenit. Një tjetër thënie që konsiderohet propagandë terroriste e Kristos për Prokurorinë është edhe thënia e tij, "ne pranojmë dhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanët". Nisur nga përmbajtja e këtyre këshillave dhe propagandës, Prokuroria pretendon, se nxitet urrejtja fetare dhe veprat terroriste.

Artan Kristo u arrestua para pesë ditësh po në qytetin e Durrësit. Në vitin 2002, Kristo ka patur mosmarrëveshje me Salih Tivarin, ish-sekretarin e Komunitetit Mysliman, i cili u ekzekutua në zyrën e tij. Kristo ishte emëruar përfaqësues i fondacionit "Al Haramain", në Shqipëri. Fondacioni, i cili me vendim të qeverisë shqiptare të vitit 2004, hyri në listën e financuesve të terrorizmit, kishte kërkuar dhjetëra herë të realizonte investime në Shqipëri. Por me një kusht: që paratë të depozitoheshin në arkën e Komunitetit Mysliman dhe më pas të investoheshin si financime të këtij institucioni. Salih Tivari e kishte kundërshtuar këtë veprim. Ndërkohë, Artan Kristo kishte marrë miratim nga zyrtarë të tjerë të Komunitetit Mysliman, me të cilët shkon në zyrën e Tivarit. Dy dëshmi janë administruar nga Prokuroria. Në to thuhet se, Artan Kristo dhe Salih Tivari, kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe kërcënime në zyrë, në praninë e një zyrtari tjetër të lartë të Komunitetit Mysliman.

___________

Profili i terrorizmit salafist në dëshmitë që Gjykata e Durrësit pranoi për Artan Kriston

Nga Gazeta 55

Për të ashtuquajturin Muhamed Abdullah Al Albani, gjykata ka administruar prova nga aktiviteti i tij salafist në Rashbull, ndërkohë që tërheq vëmendjen fakti se ai vazhdonte të bënte një jetë bigame, i martuar me dy gra dhe me disa fëmijë

Në rrymat e ndryshme ekstremiste myslimane salafitë hiqen si përfaqësuesit “dinjitozë” të mbrojtjes së kuranit të vjetër, si luftëtarë të së drejtës së xhihadit për të luftuar mbi të ashtuquajturat “padrejtësi” që mbizotërojnë në këtë botë. Një rast i tillë është edhe ai i gjykuar së fundi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit për personin e quajtur Artan Kristo, por që në fakt mban emër fetar, Muhamed Abdullah Al Albani duke e lënë në burg pa afat. Më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës kishte dhënë miratimin për kontrollin mbi mjediset ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e Artan Kristos që ishin:
-Banesë 3 katëshe, e personit nën hetim Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, e ndodhur në lagjen “Troplini”, fshati Rrashbull, Durrës.
-Klinikë mjekësore, e ndodhur në një banesë dykatëshe, rrugica e Gjykatës së Apelit Durrës, Rr. “Bajram Curri”, lagje14, Shkozet, Durrës, ku personi nën hetim Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, ushtron aktivitetin e tij.
Artan Pëllumb Kristo, i lindur ne Shkodër më 19 janar 1978 figuron banor i fshatit Rrashbull, Durrës. Ai është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë. Ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi dhe aktualisht njihej si praktikues dhe predikues i fesë myslimane, sipas rrymës ekstreme që mëton.
Aktivitetin e tij fetar, Artan Kristo e kryente ndërmjet të tjerave edhe nga komunikimi në rruge telefonike dhe elektronike. Ne faqen elektronike www.albselefet.net shfaqen disa pamje të tij, në të cilat ky synon mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. Prej një kohe të gjatë ai bën propagandë radikale islamike te llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh, në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike, të cilat bëhen edhe nëpërmjet faqes së internetit www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Midis të tjerash në këto faqe ai shprehet: “ ...ka patur, ka dhe do te ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit... ; ...në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengese për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh.... ; normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjte dhe obligim për myslimanin por, jo vetëm të vritemi por, të vrasim... ; ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vijë ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë Islamin, ta bëjmë Xhihadin me atë të fjalës, forcës se krahut, bombës,...por duhet te përgatitemi sa me shumë që të kemi mundësi...”
Veprimtaria e Artan Kristos ushtrohej me mjetet e ndërlidhjes së telefonisë celulare 069 2026 900 dhe 068 2320 860, 067 2284 501, 067 2332 205, si dhe postës elektronike eddirajeh@hotmail.com.
Mbi bazën e transkripteve të bisedave, përmbajtja e pamjeve te shkarkuara nga website dhe nga materiali i parashtruar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë mëton se kemi të bëjmë me vepër penale, me rrezikshmëri te larte shoqërore dhe për nevoja të hetimit te kësaj vepre penale ishte i nevojshëm kontrolli i mjediseve të lartpërmendura sipas neneve 202 e vijues të Kodit të Procedurës Penale.
Pikërisht këto transkipte janë një provë e fortë e aktivitetit të Kristos me emër të ndryshuar për veprimtarinë e tij të ndëshkueshme nga nenet përkatëse të Kodit Penal. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ishte sjellë për gjykim kërkesa për dhënien e autorizimit për kontrollin e ambienteve të lartpërmendura, mjedise në të cilat dyshohet se kryhet vepra penale e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, të parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
Për personin në fjalë organet përkatëse të sigurisë kanë përgatitur materialin kallëzues të datës 10 qershor 2009 për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, të ndëshkueshme nga neni 232/2 i Kodit Penal.

____________________

I vëzhguari prej vitesh nga policia prangoset për një video të postuar në “Youtube”. Kristo: Xhihadi është detyrim. Na janë marrë Spanja dhe Palestina, duhet t’i kthejmë me luftë

Leonard Bakillari, Korrieri

TIRANË - Propagandë e ngjashme me atë që u bëhet kamikazëve, kur bombat u lidhen pas trupit. Thirrje për Xhihad, për luftë me “butona” dhe çlirimin e të ashtuquajturit shtet islam. Kjo video e postuar në forumin “Albselefet”, ku Artan Kristo bën thirrje për bashkimin e myslimanëve në luftën për Allah, momentalisht duket si prova më e fortë që organi i akuzës ka në dorë. Madje, gjithë hetimi për Kriston është nxitur prej këtij postimi në internet, ku Kristo i përgjigjej pyetjes së një besimtari rreth Xhihadit në botën islame. Përgjigja që Artan Kristo, apo i njohur ndryshe si Muhamed Abdullahi i jep këtij besimtari gjatë një mësimi që ai jepte në qytetin e Durrësit, do t’i kushtojë atij një akuzë shumë të rëndë, siç është “nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Në fjalën e tij, Muhamed Abdullahi përkrah idenë e Xhihadit nëpërmjet islamit. Ai u bënë thirrje besimtarëve, të cilët edhe pse të paktë në numër, t’i kthehen besimit islam dhe më pas të nisin luftën për të marrë vendet që dikur kanë qenë islame, jo më me thika apo shpata si dikur, por me mënyra të tjera, përfshi edhe luftën me “butona”, siç shprehet Kristo. “Myslimanët nuk duhet të shkojnë në luftë për t’u vrarë, por për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për shtetin islam”, - thotë Kristo në këtë postim në internet, provë kjo që, sipas prokurorisë, vërteton akuzën e ngritur.

Videoja

Në forumin ku diskutohet rreth islamit dhe problemeve që hasen sot, bie në sy një postim nga Muhamed Abdullahi. Bëhet fjalë për një video të ndarë në dy pjesë, që zgjat rreth 18 minuta. Në këtë postim nuk duket pamja e hoxhës, i cili njihet edhe për problemet që ka pasur në të shkuarën me drejtësinë, por një imazh. Moderatorët e forumit sqarojnë se në këtë material është Muhamed Abdullahi, i cili i përgjigjet pyetjes: “A ka Xhihad në botën Islame”? Pikërisht kjo video, sipas prokurorisë, është materiali kryesor mbi të cilin është mbështetur hetimi i deritanishëm ndaj Artan Kristos, pasi në të përmenden vrasje fëmijësh, luftë, bomba, raketa dhe marrja me luftë e vendeve, që dikur kanë qenë pjesë botës islame, ndërsa tani janë të pushtuara. “Padyshim që ka Xhihad në kohën tonë, edhe në të kaluarën edhe në të ardhmen do të ketë. Xhihadi është obligim që vazhdon deri ditën e gjykimit. Neve na është marrë Spanja, ajo është e jona. E kemi obligim ta kthejmë”, - thotë në fjalën e tij Muhamed Abdullahi alias Artan Kristo, i njohur si pjesë e një grupi radikal besimtarësh myslimanë në vendin tonë.

Thirrjet për Xhihad

Një nga frazat, që sipas prokurorisë cilësohet si thirrje për terrorizëm, gjendet mes rreshtave të fjalimit të Muhamed Abdullahit. “Në Xhihad nuk shkohet për t’u vrarë, shkohet për të vrarë atë që e ndalon”, - thotë Kristo, ndërsa komenton më pas aktet kamikaze dhe terroriste që kanë tronditur botën vitet e fundit. “Është krijuar një koncept, që në Xhihad shkohet për t’u vrarë. Nuk është kusht që të shkohet për t’u vrarë. Në Xhihad shkohet për të vrarë atë qafirin që është bërë pengesë për shtetin islam”. Toni i tij ashpërsohet edhe më shumë, kur në emër të Xhihadit thotë se myslimanët duhet të kenë me çfarë të vrasin, nëse nisen për të vrarë. “Ca grupe të vogla kanë mundur grupe të mëdha. Po le të bëhemi si ai grupi i vogël ne. Ai grupi i vogël ka qenë i kulluar në aspektin fetar. Le të bëhemi si ky grup i vogël dhe padyshim që do të shkatërrojmë shumë grupe të mëdha”, - ashpërson më tej gjuhën Kristo, në thirrjen e tij për “luftë”. Propaganda për Luftën e Shenjtë, e postuar gjithashtu edhe në “Youtube”, do t’i kushtojë tashmë një proces gjyqësor njeriut që është vëzhguar prej vitesh nga policia, por deri pak ditë më parë u kishte shpëtuar prangave.

Thirrjet për Xhihad, miq të Kristos nën hetim

Grupi hetimor ka disa të rinj të tjerë nën hetim për thirrjet për akte terroriste. Konfliktet e Artan Kristos me Myftininë për shitjen e pronave dhe pelegrinazhin

Aleks Kalemasi

DURRËS - Arrestimi i Artan Kristos dy ditë më parë në Durrës pritet të pasohet nga të arrestuar të tjerë, të cilët kanë lidhje me thirrjet për “Xhihad”. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një grup të rinjsh, të cilët ashtu si Kristo, kanë bërë thirrje në forumet myslimane për të ashtuquajturën “Luftë e Shenjtë”. Megjithatë, rebelimi i këtij grupi radikal myslimanësh ka pasur një arsye: shitjen e një prone të Komunitetit Mysliman në qendër të Durrësit. Artan Kristo, djali i një babai mysliman nga Shkodra dhe i një nëne ortodokse, njihet në Durrës si pjesë e një grupi të rinjsh, radikalë në besimin mysliman dhe kundër linjës zyrtare të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Shitja e pronave

Ndonëse identifikimi dhe më pas arrestimi i Artan Kristos u bë nga thirrjet që ai postonte në faqen e internetit për besimtarët e tjerë, nuk ka qenë i vetmi në thirrjet e tij të cilësuara si nxitje të terrorizmit nga Prokuroria e Tiranës. Burimet konfidenciale bëjnë me dije, se këto thirrje kanë pasur si shkak vendimet e fundit të Myftinisë së Durrësit, e cila ka shitur trojet që i janë kthyer së fundmi me vendim gjykate. Trualli i fundit që Myftinia e Durrësit ka shitur pjesërisht është ai në qendër të qytetit, në ish-lulishten “1 Maji”. Vetëm para pak kohësh, kjo pronë iu kthye Myftinisë së Durrësit me vendim gjykate, ndërkohë që para disa ditësh, në këtë vend filloi rrethimi dhe pritet të ndërtohet një pallat shumëkatësh. Pallati duket se do të jetë pronë e tre ortakëve: Myftinisë së Durrësit dhe dy biznesmenëve të njohur të ndërtimit në Durrës. Shitja e këtij trualli, por edhe pronave të tjera duket se ka lënë të pakënaqur besimtarë të tjerë në Durrës, përfshirë këtu edhe Kriston.

Linja kundër

Mosmarrëveshjet duket se lidhen edhe me mënyrën sesi Myftinia dhe Komiteti Mysliman Shqiptar organizojnë pelegrinazhin e përvitshëm të besimtarëve për në Mekë, i cili për shkak të rëndësisë që ka për besimtarët, shoqërohet me shuma të mëdha e fonde që sponsorizohen apo dërgohen nga fondacione të huaja. Të gjithë versionet e mësipërme janë rikthyer edhe një herë në qendër të hetimeve të prokurorisë, ndërkohë që e njëjta gjë është bërë para disa vitesh, kur Artan Kristo u ndalua për disa orë si i dyshuar për vrasjen e sekretarit të Përgjithshëm të KMSH-së, Salih Tivari, më 13 janar 2003. Pas ndalimit të tij në qershor 2006 për këtë çështje, Kristo u la i lirë për mungesë provash, pasi alibia e tij se kishte qenë jashtë shtetit ditën e vrasjes së Tivarit rrëzoi dyshimet e policisë.

Pas hetimit

Zhduken postimet e Kristos, besimtarët e mbrojnë në forum

TIRANË - Arrestimi i Artan Kristos me akuzën e thirrjeve nxitëse për terrorizëm ka indinjuar besimtarët e tjerë myslimanë, aktivë në forumin “Albselefët”. Besimtarët kanë pohuar në këtë forum se janë kundër çdo forme terrorizmi, duke mbrojtur kështu të njohurin e tyre mysliman. Arrestimi i Kristos, që njihej si anëtar aktiv i këtij forumi, ka hapur edhe debatin mes anëtarëve, të cilët hedhin poshtë akuzat, duke thënë se vëllai i tyre nuk ka bërë ndonjëherë thirrje për terrorizëm. E ndërsa prokuroria për qëllim të hetimit ka tërhequr materialet e Kristos, administratorët e forumit kanë fshirë postimet e tij. “Kjo është shpifje e vërtetë dhe shumë shpejt do ta kuptoni se kush jemi NE, se çfarë metode të thirrjes kemi NE. Ku janë argumentet që Muhammed Abdullah është terrorist, ku janë argumentet që Muhammed Abdullahi ka bërë thirrje në këtë forum për terrorizëm. Të paktën na gjeni një fjalë”, - thuhet ne forum. Besimtarët e këtij forumi, të cilët duket se janë të njohur të Kristos, janë rebeluar ndaj arrestimit, por nga ana tjetër, të gjithë postimet e të arrestuarit janë fshirë nga “Albselefët”. Sipas burimeve të prokurorisë, në këtë forum Bin Laden konsiderohej një luftëtar i madh i kauzës myslimane, ndërsa theksohej se mëkatet lejohen, kur bëhen për të mira të mëdha. Në këto diskutime mes besimtarëve ka shkruar edhe Artan Kristo, nën emrin mysliman të tij, Muhammed Abdullah.

Dyshimi

Konflikti i Kristos me Salih Tivarin

TIRANË - Njeriu që njihet edhe si Muhamed Abdullah është bërë i njohur për Komunitetin Mysliman në vitin 2002, pas një konflikti me Salih Tivarin. Përfaqësues i fondacionit “Al Haramain” në Shqipëri, fondacion ky që me vendim të qeverisë hyri në listën e financuesve të terrorizmit në vitin 2004, kishte kërkuar dhjetëra herë të realizonte investime në Shqipëri, me një kusht që paratë të depozitoheshin në arkën e Komunitetit Mysliman dhe më pas të investoheshin si financime të këtij institucioni. Salih Tivari e kishte kundërshtuar këtë veprim. Ndërkohë, Artan Kristo kishte marrë miratimin nga zyrtarë të tjerë të Komunitetit Mysliman, me të cilët shkon në zyrën e Tivarit. Dy dëshmi janë administruar nga prokuroria. Në to thuhet se Artan Kristo dhe Salih Tivari kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe kërcënime në zyrë, në praninë e një zyrtari tjetër të lartë të Komunitetit Mysliman. Të paktën tri letra të dërguara nga Komuniteti Mysliman në adresë të “Al Haramain” tregojnë “kërcënimet” me të cilat përballej Salih Tivari, që duhej të pranonte financimet. Pas kërkesës për financime ilegale nga “Al Haramain”, kishte edhe një konflikt tjetër të fshehur për ndërtimin e pallateve dhe objekteve të tjera në tokat që ishin në pronësi të Komunitetit Mysliman në Durrës, Elbasan dhe Berat. Të gjithë këto ndërtime pallatesh dhe objektesh të tjera do të realizoheshin me paratë që do të xhiroheshin nga arka e komunitetit. Por Tivari nuk ka pranuar jo vetëm financimet, por as ndërtimet në pronat e institucionit.

Thirrjet për luftë

Kristo: Xhihadi, detyrim deri në ditën e gjykimit

TIRANË - Prej vitesh është folur për një grup radikal myslimanësh në Shqipëri, të frymëzuar prej vendeve të njohura, si burim i terrorizmit global. Po prej kaq vitesh, debati është mbyllur vetëm në ndarjen e dy rrymave të ndryshme të besimit, e ku grupi i akuzuar për ekstremizëm është munduar të bindë se dënon terrorizmit. Por një video, që sipas prokurorisë është postuar prej Artan Kristos në “Youtube” vërteton dyshimet e kahershme, se mes besimtarëve ka edhe nga ata që Xhihadin e quajnë një detyrim, deri në ditën e gjykimit. “Korrieri” boton një pjesë të zbardhur të videos, që e implikon Artan Kriston në nxitjen e terrorizmit.

Padyshim që ka Xhihad në kohën tonë, edhe në të kaluarën edhe në të ardhmen do të ketë. Çfarë do të thotë ka Xhihad? Xhihadi është obligim. Obligimi për Xhihad vazhdon deri në ditën e gjykimit. Neve na është marrë Spanja, ajo është e jona. E kemi obligim ta kthejmë. Duhet të punojmë për ta kthyer. Fillimi i punës është të pastrojmë besimin nga përrallat, të përmirësojmë punët tona, të forcojmë besimin tonë, të përgatisim aftësitë tona individuale e shoqërore. Të jemi sa më perfektë në punët që bëjmë, jo që një person të ketë 10 zanate. Shfrytëzojmë kohën, shfrytëzojmë vendin, shfrytëzojmë pasurinë, shfrytëzojmë mundësitë tona, pasi të kemi realizuar ecurinë në aspektin fetar. Atëherë që padyshim se bota do të na nënshtrohet. Sot t’i nënshtrohet bota shoqërisë islame, nëse realizon këtë çështje, përndryshe do të jemi gjithmonë të nënshtruar dhe do të bërtasim e ulërasim nëpër rrugë kot. Xhihadi është obligim. Siç është në Palestinë, para se të jetë në Palestinë është në Spanjë. Atje kanë vdekur muxhahedu e myslimanë, kanë luftuar dijetarë, hoxhallarë, popull, gra, pleq, plaka. Janë bërë masakra të mëdha dhe ne e kemi obligim ta kthejmë atë vend. Kemi obligim të kthejmë vende të tjera te cilat janë pushuar nga kupfarë. Kemi obligim të kthejmë shtetin islam, shoqërinë islame. Xhihadi është obligim, është çështje e qartë në shumë vende. Duhet të përgatitemi. Nuk shkohet në Xhihad me thikë, as me kallash e as me katjusha. Në xhihad nuk shkohet për t’u vrarë, shkohet për të vrarë atë që e ndalon. Është krijuar një koncept që në Xhihad shkohet për t’u vrarë. Nuk është kusht që të shkohet për t’u vrarë. Në Xhihad shkohet për të vrarë, se kur shkon të vrasësh atë qafirin që është bërë pengesë për shtetin islam e për shumë gjera, ta heqësh qafe atë qafirin do të shkosh me vra, jo të vritesh. Për t’u vrarë është shumë kollaj, ka shumë forma, por puna është të shkosh me vra. Ca grupe të vogla kanë mund grupe të mëdha. Po le të bëhemi si ai grupi i vogël ne. Ai grupi i vogël ka qenë i kulluar në aspektin fetar. Le të bëhemi si ky grup i vogël dhe padyshim që do të shkatërrojmë shumë grupe të mëdha. Normal që lufta është me 200 mijë ushtarë, 3 mijë me 200 mijë. Sot nuk jemi tre mijë me 200 mijë, se po të jemi do themi le të shkojmë, ta provojmë. Sot s’ka numra më. Sot është ndryshe. Sot ka butona. Por dikush mund të thotë ju jeni frikacakë, keni frikë nga raketat. Nuk kemi frikë. Myslimanët nuk kanë frikë. Uxhëmahët kanë qenë muxhahedinët më të mëdhenj. Ata e kanë udhëhequr Xhihadin.

Arrestimi i Kristos, videoja “kamikaze” që e çoi në pranga

I vëzhguari prej vitesh nga policia prangoset për një video të postuar në “Youtube”. Kristo: Xhihadi është detyrim. Na janë marrë Spanja dhe Palestina, duhet t’i kthejmë me luftë

Leonard Bakillari

Zhduken postimet e Kristos,

besimtarët e mbrojnë në forum

TIRANË - Arrestimi i Artan Kristos me akuzën e thirrjeve nxitëse për terrorizëm ka indinjuar besimtarët e tjerë myslimanë, aktivë në forumin “Albselefët”. Besimtarët kanë pohuar në këtë forum se janë kundër çdo forme terrorizmi, duke mbrojtur kështu të njohurin e tyre mysliman. Arrestimi i Kristos, që njihej si anëtar aktiv i këtij forumi, ka hapur edhe debatin mes anëtarëve, të cilët hedhin poshtë akuzat, duke thënë se vëllai i tyre nuk ka bërë ndonjëherë thirrje për terrorizëm. E ndërsa prokuroria për qëllim të hetimit ka tërhequr materialet e Kristos, administratorët e forumit kanë fshirë postimet e tij. “Kjo është shpifje e vërtetë dhe shumë shpejt do ta kuptoni se kush jemi NE, se çfarë metode të thirrjes kemi NE. Ku janë argumentet që Muhammed Abdullah është terrorist, ku janë argumentet që Muhammed Abdullahi ka bërë thirrje në këtë forum për terrorizëm. Të paktën na gjeni një fjalë”, - thuhet ne forum. Besimtarët e këtij forumi, të cilët duket se janë të njohur të Kristos, janë rebeluar ndaj arrestimit, por nga ana tjetër, të gjithë postimet e të arrestuarit janë fshirë nga “Albselefët”. Sipas burimeve të prokurorisë, në këtë forum Bin Laden konsiderohej një luftëtar i madh i kauzës myslimane, ndërsa theksohej se mëkatet lejohen, kur bëhen për të mira të mëdha. Në këto diskutime mes besimtarëve ka shkruar edhe Artan Kristo, nën emrin mysliman të tij, Muhammed Abdullah.

Dyshimi

Konflikti i Kristos

me Salih Tivarin

TIRANË - Njeriu që njihet edhe si Muhamed Abdullah është bërë i njohur për Komunitetin Mysliman në vitin 2002, pas një konflikti me Salih Tivarin. Përfaqësues i fondacionit “Al Haramain” në Shqipëri, fondacion ky që me vendim të qeverisë hyri në listën e financuesve të terrorizmit në vitin 2004, kishte kërkuar dhjetëra herë të realizonte investime në Shqipëri, me një kusht që paratë të depozitoheshin në arkën e Komunitetit Mysliman dhe më pas të investoheshin si financime të këtij institucioni. Salih Tivari e kishte kundërshtuar këtë veprim. Ndërkohë, Artan Kristo kishte marrë miratimin nga zyrtarë të tjerë të Komunitetit Mysliman, me të cilët shkon në zyrën e Tivarit. Dy dëshmi janë administruar nga prokuroria. Në to thuhet se Artan Kristo dhe Salih Tivari kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe kërcënime në zyrë, në praninë e një zyrtari tjetër të lartë të Komunitetit Mysliman. Të paktën tri letra të dërguara nga Komuniteti Mysliman në adresë të “Al Haramain” tregojnë “kërcënimet” me të cilat përballej Salih Tivari, që duhej të pranonte financimet. Pas kërkesës për financime ilegale nga “Al Haramain”, kishte edhe një konflikt tjetër të fshehur për ndërtimin e pallateve dhe objekteve të tjera në tokat që ishin në pronësi të Komunitetit Mysliman në Durrës, Elbasan dhe Berat. Të gjithë këto ndërtime pallatesh dhe objektesh të tjera do të realizoheshin me paratë që do të xhiroheshin nga arka e komunitetit. Por Tivari nuk ka pranuar jo vetëm financimet, por as ndërtimet në pronat e institucionit.

Thirrjet për luftë

Kristo: Xhihadi, detyrim

deri në ditën e gjykimit

TIRANË - Prej vitesh është folur për një grup radikal myslimanësh në Shqipëri, të frymëzuar prej vendeve të njohura, si burim i terrorizmit global. Po prej kaq vitesh, debati është mbyllur vetëm në ndarjen e dy rrymave të ndryshme të besimit, e ku grupi i akuzuar për ekstremizëm është munduar të bindë se dënon terrorizmit. Por një video, që sipas prokurorisë është postuar prej Artan Kristos në “Youtube” vërteton dyshimet e kahershme, se mes besimtarëve ka edhe nga ata që Xhihadin e quajnë një detyrim, deri në ditën e gjykimit. “Korrieri” boton një pjesë të zbardhur të videos, që e implikon Artan Kriston në nxitjen e terrorizmit.

Padyshim që ka Xhihad në kohën tonë, edhe në të kaluarën edhe në të ardhmen do të ketë. Çfarë do të thotë ka Xhihad? Xhihadi është obligim. Obligimi për Xhihad vazhdon deri në ditën e gjykimit. Neve na është marrë Spanja, ajo është e jona. E kemi obligim ta kthejmë. Duhet të punojmë për ta kthyer. Fillimi i punës është të pastrojmë besimin nga përrallat, të përmirësojmë punët tona, të forcojmë besimin tonë, të përgatisim aftësitë tona individuale e shoqërore. Të jemi sa më perfektë në punët që bëjmë, jo që një person të ketë 10 zanate. Shfrytëzojmë kohën, shfrytëzojmë vendin, shfrytëzojmë pasurinë, shfrytëzojmë mundësitë tona, pasi të kemi realizuar ecurinë në aspektin fetar. Atëherë që padyshim se bota do të na nënshtrohet. Sot t’i nënshtrohet bota shoqërisë islame, nëse realizon këtë çështje, përndryshe do të jemi gjithmonë të nënshtruar dhe do të bërtasim e ulërasim nëpër rrugë kot. Xhihadi është obligim. Siç është në Palestinë, para se të jetë në Palestinë është në Spanjë. Atje kanë vdekur muxhahedu e myslimanë, kanë luftuar dijetarë, hoxhallarë, popull, gra, pleq, plaka. Janë bërë masakra të mëdha dhe ne e kemi obligim ta kthejmë atë vend. Kemi obligim të kthejmë vende të tjera te cilat janë pushuar nga kupfarë. Kemi obligim të kthejmë shtetin islam, shoqërinë islame. Xhihadi është obligim, është çështje e qartë në shumë vende. Duhet të përgatitemi. Nuk shkohet në Xhihad me thikë, as me kallash e as me katjusha. Në xhihad nuk shkohet për t’u vrarë, shkohet për të vrarë atë që e ndalon. Është krijuar një koncept që në Xhihad shkohet për t’u vrarë. Nuk është kusht që të shkohet për t’u vrarë. Në Xhihad shkohet për të vrarë, se kur shkon të vrasësh atë qafirin që është bërë pengesë për shtetin islam e për shumë gjera, ta heqësh qafe atë qafirin do të shkosh me vra, jo të vritesh. Për t’u vrarë është shumë kollaj, ka shumë forma, por puna është të shkosh me vra. Ca grupe të vogla kanë mund grupe të mëdha. Po le të bëhemi si ai grupi i vogël ne. Ai grupi i vogël ka qenë i kulluar në aspektin fetar. Le të bëhemi si ky grup i vogël dhe padyshim që do të shkatërrojmë shumë grupe të mëdha. Normal që lufta është me 200 mijë ushtarë, 3 mijë me 200 mijë. Sot nuk jemi tre mijë me 200 mijë, se po të jemi do themi le të shkojmë, ta provojmë. Sot s’ka numra më. Sot është ndryshe. Sot ka butona. Por dikush mund të thotë ju jeni frikacakë, keni frikë nga raketat. Nuk kemi frikë. Myslimanët nuk kanë frikë. Uxhëmahët kanë qenë muxhahedinët më të mëdhenj. Ata e kanë udhëhequr Xhihadin.

Nga
Shekulli Online

DURRES - Policia ka arrestuar sot Artan Kriston, të akuzuar për "Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllim terroriste". Lajmi është bërë i njohur nga Prokuroria, sipas të cilës janë grumbulluar të gjitha provat e nevojshme në ngarkim të këtij shtetasi.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e provës, përfshi dhe ato karakterit teknik.

"Deri në këtë fazë të hetimit, në një analizë të të gjithë të dhënave të grumbulluara, është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Artan Kristo ka kryer veprën penale të mësipërme"-thanë të njëjtat burime.

Në këto rrethana, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", ndaj të dyshuarit Artan Kristo. Hetimet në këtë procedim penal vazhdojnë.

Kristo ishte përfaqësues i fondacionit "Al Haramain", i konsideruar si ndër financuesit kryesorë të terrorizmit ndërkombëtar.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi