Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Geci akuzohet për vrasje

Shko poshtë

Sabit Geci akuzohet për vrasje Empty Sabit Geci akuzohet për vrasje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 08, 2011 6:50 pm

Sabit Geci akuzohet për vrasje

Sabit Geci akuzohet për vrasje Sabit-geci



Prokurori amerikan në kuadër të EULEX-it, Robert Dean, tashmë ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Sabit Gecit dhe Riza Alisë.
Agjencia franceze e lajmeve AFP, që thotë se e ka parë aktakuzën në verzionin shqip, raporton se Geci e Alia akuzohen për “krime lufte kundër popullatës civile të kryera në dy kampe të UÇK-së në Shqipëri”, transmeton reporti.net.
“Kampet në Kukës dhe Cahan të krijuara nga UÇK-ja thuhej se shërbenin për logjistikë e trajnime, por dy të akuzuarit i përdornin ato për t’i mbajtur civilët dhe personat që nuk merrnin pjesë në luftë”, thuhet në aktakuzë.
Ende nuk është e qartë se kur do të nisë gjykimi. Sabit Geci u arrestua në maj, kurse Riza Alija në qershor, të vitit të kaluar.
Aktakuza vjen në kohën që Kosova po përballet me raportin akuzues të Dick Martyt. Zvicerani e përmend në dokumentin e tij Gecin si të dyshuar për vrasjen e një civili në Kukës, që fillimisht u rrah e më pas u qëllua për vdekje.
Sipas aktakuzës së Dean, Geci e Alia akuzohen se i mbajtën kosovarët që ikën nga konflikti dhe dyshoheshin për bashkëpunim me regjimin serb ose që kishin pikëpamje të ndryshme politike me ato të UÇK-së.
Aty thuhet se të dy ishin direkt të përfshirë në urdhërimin dhe pjesëmarrjen në keqtrajtimin e personave që mbaheshin në këto qendra mbajtjeje, nga fundi i marsit ose fillimi i prillit e deri në qershor 1999.
“Civilët vazhdimisht goditeshin me shufra të llojeve të ndryshme, rriheshin, keqtrajtoheshin dhe abuzoheshin verbalisht. Mbaheshin në vende të ndyra dhe në kushte aspak shëndetësore. Nuk u jepeshin ushqim, ujë apo trajtim mjekësor”, thuhet në aktakuzë.
Dokumenti përshkruan një incident në Kukës ku dy të burgosur u urdhëruan të vishnin xhaketa anti-plumb dhe më pas u vranë nga një njësit qitës, si mënyrë e torturës.
EULEX-i ka vendosur që gjyqësori i Kosovës ka juridiksion për çështjen, edhe pse krimet e supozuara kanë ndodhur në Shqipëri.
Misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë ka marrë dëshmitë e 20 të burgosurve, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik. Ata thonë se kanë pësuar trauma të mëdha fizike dhe psikologjike për shkak të kushteve ku janë mbajtur dhe rrahjeve e torturave. Emrat e tyre janë të koduar në mënyrë speciale, në aneksin konfidencial të aktakuzës, në mënyrë që gjykata të ruajë identitetin e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi