Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Geci më ka thënë se është shef i policisë sekrete të UÇK-së

Shko poshtë

Sabit Geci më ka thënë se është shef i policisë sekrete të UÇK-së Empty Sabit Geci më ka thënë se është shef i policisë sekrete të UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 05, 2011 11:15 pm


Sabit Geci më ka thënë se është shef i policisë sekrete të UÇK-së



Sabit Geci më ka thënë se është shef i policisë sekrete të UÇK-së Gjykata%20e%20QarkutTetuta Rexhepi Bota sot
Në vazhdim të gjykimit që po mbahet në Gjykatën Supreme të Kosovës kundër Sabit Gecit ka dëshmuar Ymer Ymeri dëshmitari me kondi “L”.


Dëshmitari Ymer Ymeri, i cili ka dëshmuar kundër të akuzuarve e që ka qenë i mbrojtur nën kodin “L”, të mërkurën është paraqitur në foltore me kërkesën që t’i hiqet anonimiteti dhe i ka dhënë deklaratat e tij në sallë në prezencë të publikut. “Pas luftës janë vrarë mbi 23 dëshmitarë dhe mendova të dal hapur që nëse ndodh diçka ta dini se kush më ka vrarë”, ka thënë dëshmitari Ymeri. Ai të enjën ka vazhduar dëshminë e tij me marrjen në pyetje nga na e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve. Ai ka thënë se arsyeja pse ishte arrestuar dhe keqtrajtuar ishte sepse i përkiste subjektit politik të LDK-së. Dëshmitari është pyetur nëse e dinte datën kur ishin vrarë Ahmet Krasniqi dhe Enver Maloku. Ai tha se e dinte që ishin vrarë gjatë luftës mirëpo nuk e dinte datën e saktë. “E di që gjatë luftës por datën nuk e di se nuk e kam shkruar sepse zyrtar nuk kam qenë dhe nuk kam besuar se sot do të vija këtu për të dëshmuar”, është shprehur dëshmitari. Dëshmitari ka thënë se ka qenë viktimë sepse i ka takuar një subjekti kundërshtar politik, LDK-së dhe se atë kohë Ahmet Krasniqi dhe Enver Maloku ishin të zgjedhur nga LDK dhe kishin funksione të caktuara në LDK. Dëshmitari është pyetur se në kohën kur kanë ndodhur vrasjet a është komentuar se kush qëndron prapa këtyre vrasjeve. Ai tha se kishte besuar se këta persona ishin vrarë vetëm pse kanë qenë në LDK. “Unë jam burgosur dhe rrahur për vdekje pse kam qenë në LDK, ma kanë vra vëllanë, u vra truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajaku, u vra gazetari i “Botës sot” Bekim Kastrati, u vra Xhafer Behrami, drejtori i shkollës fillore në Qubrel, u vra Azem Ahmeti, nipi i heroit kombëtar Ahmet Delisë, u vra edhe Shaban Manaj. Veç për atë se kam qenë në LDK jam rrahur madje ka pas atentat edhe në presidentin Ibrahim Rugova”, tha ai.

Dëshmitar Ymer Ymeri po ashtu është ballafaquar me deklaratat që i kishte dhënë më herët në lidhje me takimin e parë që e kishte pasur me Sabit Gecin, për të cilin kishte thënë se i ishte prezantuar si shef i policisë sekrete të UÇK-së, shefi i policisë ushtarake të UÇK-së dhe shef i policisë së UÇK-së. I pyetur se pse kishte thënë tri herë ndryshe, dëshmitari u përgjigj: “Unë kam thënë se prezantimi i tij ka qenë shef i policisë sekrete të UÇK-së, ndoshta unë nuk kam ditur të bëjë dallimet prej emocioneve duke e ditur se çka më kishte ndodhur qe 12 vjet”, u përgjigj dëshmitari Ymeri.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazëetës “Bota sot’
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi