Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në listën e PDK-së 6 ish-pjesëtarë të SHIK-ut

Shko poshtë

Në listën e PDK-së 6 ish-pjesëtarë të SHIK-ut Empty Në listën e PDK-së 6 ish-pjesëtarë të SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 16, 2011 1:27 am

Në listën e PDK-së 6 ish-pjesëtarë të SHIK-ut

Në listën e PDK-së 6 ish-pjesëtarë të SHIK-ut Pdk-


Në mesin e atyre që nuk kanë arritur të bëhen deputet janë Rrustem Mustafa – Remi , Berat Buzhala dhe dy zëdhënësit e PDK-së Memli Krasniqi e Blerand Stavileci

Lista e deputetëve të PDK-së, përfshirë këtu rinumërimin dhe rivotimin (pa Mitrovicën), tashmë ka qartësuar se kush do të jenë 35 deputetë të ardhshëm të PDK-së.
Listën e deputetëve të PDK-së që kanë marr më së shumti vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit dhe rivotimit në pesë komuna më 9 jan siguruar nga burime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Listës i prin kryetari i PDK-së Hashim Thaçi me 158 535 vota, i dyti është Fatmir Limaj me 72 741 vota, i treti më i votuari radhitet Jakup Krasniqi me 34 147 vota, pastaj Azem Syla me 30 172 vota, Enver Hoxhaj 20 407 vota, Hajredin Kuçi 16 783 vota, Shaip Muja 15 544 vota, Elmi Reçica 15 290 vota, Bekim Haxhiu 13 682 vota, Fadil Demaku 13 641 vota, Bajram Rexhepi 13 452 vota, Latif Gashi 13 430 vota, Bedri Hamzaj 12 475 vota, Zenun Pajaziti 11 844 vota, Vlora Çitaku 11 831 vota, Xhavit Haliti 11 496 vota, Behar Selimi 11 464 vota, Ramiz Lladrovci 11 077 vota, Idriz Vehapi 10 770 vota, Fatmir Xhelili 10 306 vota, Ramë Vataj 10 022 vota, Adem Grabovci 9 859 vota, Hydajet Hyseni-Kaloshi 9 613 vota, Flora Brovina 9 586 vota, Nait Hasani 9 528 vota, Nijazi Idrizi 9 506 vota, Sala Berisha-Shala 9 142 vota, Blerta Deliu-Kodra 8 278 vota, Hasime Krasniqi 6 774 vota, Justina Pula 6 692 vota, Lumnije Morina 6 055 vota, Salihe Mustafa 6 015 vota, Xhevahire Izmaku 5 533 vota, Valbona Dibra 5 495 vota dhe Zahrije Jusufi 4 626 vota.
Një mandat deputeti nuk e ka fituar Berat Buzhala, i cili ka marr 7 846 vota dhe as Blerand Stavileci që ka marrë 4 877 vota, si dhe disa figura të tjera të reja të PDK-së. Po ashtu numrin e duhur të votave për deputetë nuk e kanë siguruar as Memli Krasniqi e Ramë Buja, si dhe dy përfaqësuesit e medieve që iu bashkuan PDK-së - Ilir Mirena e Petrit Selimi.
Ajo që bie në sy në këtë listë është numri më i madh i deputetëve që vijnë nga radhët e PDK-së nga Drenica, si dhe emrat e rinj të kandidatëve të kësaj partie të cilët megjithëse kanë qenë të renditur në mesin apo në fundin e listës së PDK-së, kanë arritur të dalin si ndër kandidatët më të votuar për deputet. Kështu përveç Azem Sylës që ka mbajtur numrin 5 në listën e partisë, kandidatët e tjerë si Bekim Haxhiu, (mr 109) Behar Selimi (86) Nijazi Idrizi (110) Latif Gashi (44) Fatmir Xhelili (43) Fadil Demaku (71), Ramiz Lladrovci (73) etj megjithëse kanë qenë në mes apo në fund të listës kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme jo vetëm për t’u bërë deputetë por kanë sfiduar dhe kanë lënë anash emra të mëdhenj të Kryesisë së PDK-së.
Kështu befasia më e madhe janë emrat si Rrustem Mustafa – Remi, dy zëdhënësit Blerand Stavileci e Memli Krasniqi por edhe e ish deputetëve të mëhershëm Gani Koci e Ramë Buja si dhe e ministriave Fehmi Mujota e Arsim Bajrami.
Ajo që bie në sy në këtë listë është përfshirja e së paku 6 ish-pjestarëve të SHIK-ut. Kështu përveç Azem Sylës, deputetë të PDK-së me “prejardhje” nga SHIK-u janë Fatmir Xhelili, Latif Gashit, Bekim Haxhiut (komandant Kamishi) e Fadil Demakut (vëlla i kryetarit aktual të Drenasit). Të gjithë këta më parë janë deklaruar se kanë qenë pjesë e strukturave të SHIK-ut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi