Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dega e LDD-së në Gjilan shumë shpejt me analizën e zgjedhjeve të 12 dhjetorit

Shko poshtë

Dega e LDD-së në Gjilan shumë shpejt me analizën e zgjedhjeve të 12 dhjetorit Empty Dega e LDD-së në Gjilan shumë shpejt me analizën e zgjedhjeve të 12 dhjetorit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 16, 2011 2:19 am

Dega e LDD-së në Gjilan shumë shpejt me analizën e zgjedhjeve të 12 dhjetorit
Dega e LDD-së në Gjilan shumë shpejt me analizën e zgjedhjeve të 12 dhjetorit 161106_100000423290689_7395922_n

Gjilan, 15 Janar 2011

Është mbajtur sot takimi i kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë së bashku me kryetarët e nëndegëve dhe aktiveve të kësaj dege. Në këtë takim u diskutua aktualiteti politik i krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. Këtë takim e udhëhoqi kryetari i degës z. Jakup Bajrami.

Pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale dhe rivotimit të tyre, LDD dega në Gjilan rikonfirmon dhe mbështet qëndrimet dhe vendimet e kryesisë qendrore dhe kryetarit të saj akademik Nexhat Daci, për rrjedhat e procesit zgjedhor, theksoi para të pranishmëve kryetari i degës z. Bajrami.

Gjithashtu, u kërkua unanimisht dhe u murr vendim që Lidhja Demokratike e Dardanisë dega në Gjilan, së bashku me nëndegët dhe aktivet e saj si dhe dy forumet, të fillojnë menjëherë analizën e brendshme dhe të paanshme, lidhur me rezultatet e fundit në këto zgjedhje për LDD-në degë në Gjilan, duke filluar nga aktivet, nëndegët e deri te dega, në një periudhë të shpejtë kohore, duke e dërguar më pastaj këtë analizë në kryesinë qendrore të LDD-së.

Dega e LDD-së në Gjilan, së bashku me dy forumet dhe nëndegët mbetet e angazhuar plotësisht për të vazhduar vizionin dhe politikat e udhëhequr nga lideri i saj akademik Nexhat Daci, përderisa nuk merret ndonjë vendim tjetër.

ZMP LDD Gjilan

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi