Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria shumë shpejt përmbush kriteret për vizat

Shko poshtë

Shqipëria shumë shpejt përmbush kriteret për vizat Empty Shqipëria shumë shpejt përmbush kriteret për vizat

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 12:39 am

Lohan:Shqipëria shumë shpejt përmbush kriteret për vizat

Progresi është i dukshëm. Në qoftë se vazhdohet me këtë ritëm, Shqipëria do të përmbushë shumë shpejt kriteret për liberalizimin e vizave”, kështu ka deklaruar shefi i delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, gjatë një inspektimi së bashku me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha në Pikën e kalimit kufitar Bllatë, në Dibër.

Lohan vërejti se edhe në këtë qendër ishin përmbushur plotësisht detyrat e vëna nga inspektimi i mëparshëm i ekspertëve të Komisionit Evropian.

Duke përmendur faktin se për projektet e menaxhimit të integruar të kufirit dhe modernizimin e shërbimit të gjendjes civile dhe sistemit të adresave janë dhënë financime nga Bashkimi Evropian, ambasadori Lohan u shpreh se vlerëson angazhimin e të gjitha strukturave qeverisëse qendrore dhe vendore për progresin e qëndrueshëm të këtyre projekteve.

Më herët, ministri Basha dhe Lohan ishin në Peshkopi, ku pas një takimi me kryebashkiakun Krosi inspektuan zyrën e gjendjes civile për të parë nga afër funksionimin e procesit të aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike.

“Ju jeni dëshmitarë të mirëfunksionimit të sistemit të aplikimit për pasaporta dhe leternjoftime, i cili është një nga sistemet më të sigurta dhe më efiçentë, që siguron në të njëjtën kohë edhe mbrojtjen e të dhënave” u shpreh ministri Basha.

Me rastin e këtij inspektimi, duke iu drejtuar edhe qytetarëve të pranishëm të Peshkopisë, Ministri Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të përshpejtojnë procesin e pajisjes me pasaporta biometrike, pasi kjo është garancia më e mirë për të ecur sa më shpejt drejt momentit të heqjes së vizave me BE.

Instalimi i sistemit TIMS, integrimi me sistemin e analizës së informacionit MEMEX, lidhja me bazën e të dhënave të INTERPOL-it, janë tashmë detyra të realizuara edhe për PKK Bllatë, Dibër. Brenda muajit procesi përfundon edhe për pesë pika të tjera duke bërë kështu që të 26 pikat e kalimit kufitar në Shqipëri të plotësojnë të gjitha kushtet e krijimit të një sistemi unik dhe solid të menaxhimit të integruar të kufirit.

Ministri Basha deklaroi gjatë inspektimit me ambasadorin Lohan, se do të vazhdojë puna me të njëjtin përkushtim për të përmbushur edhe atë pjesë të detyrave që përcakton udhërrëfyesi në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër ekspertët e Komisionit Evropian të mund të verifikojnë plotësimin e kritereve nga Shqipëria për liberalizimin e vizave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi