Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Miqtë do të na ndihmojnë në GjND”

Shko poshtë

“Miqtë do të na ndihmojnë në GjND” Empty “Miqtë do të na ndihmojnë në GjND”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 2:02 pm

“Miqtë do të na ndihmojnë në GjND”




“Miqtë do të na ndihmojnë në GjND” Petrit_rrahmani_-_vlora_qitaku_001-490x320
Vlora Çitaku (Foto: Petrit Rrahmani)


Nga Express më 14.03.2009 në ora 16:20

Qeveria e Kosovës beson se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të ndikojë fare që pavarësinë e Kosovës ta njohin edhe shumë vende të tjera, për shkak se ai vendim nuk do të jetë obligativ, tha zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.

Numri dy i diplomacisë së Kosovës tha për KosovaLive se afati i deponimit të përgjigjeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është mesi i muajit prill dhe se deri atëherë, Kosova do të jetë gati. “Deri atëherë Kosova do të jetë e përgatitur. Kemi bërë të gjitha përgatitjet, kemi marrë të gjithë hapat në mënyrë që të prezantohemi në mënyrë sa më profesionale në atë gjykatë”, tha Çitaku.

Ajo tha se Kosova, ditët e fundit, po i koordinon punët edhe në nivelin ndërkombëtar, pasi sipas saj, rregulloret e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thonë se shtetet anëtare të OKB-së kanë të drejtë të deponojnë përgjigjen në favor të njërës apo palës tjetër. Dhe në këtë mënyrë, sipas Çitakut, institucionet kosovare presim shumë nga të gjitha shtete mike.

Në emër të Qeverisë, Çitaku tha se Kosova tashmë ka fakte të mjaftueshme për ta mbrojtur shpalljen e pavarësisë, dhe sipas saj, faktet janë mbledhur nga koordinatori i ngarkuar për këtë punë.

“Nuk është vendim, është një mendim këshillëdhënës. Nuk është pavarësia në gjyq, pasi që ne kemi pasur shumë njohje pas kësaj”, tha Çitaku, duke mos u pajtuar që për shkak të ankesës së Serbisë në gjykatë, të jetë ndalur trendi i njohjeve.

Vjeshtën e kaluar, Asambleja Parlamentare e OKB-së ka miratuar kërkesën e Serbisë për të marrë një mendim këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, nëse pavarësia e Kosovës është shpallur në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Muaj më parë Kosova është ftuar nga gjykata që të paraqesë deklaratën e saj me shkrim, deri më 17 prill të vitit 2009, ku institucionet kosovare do të kenë mundësinë e paraqitjes së pikëpamjeve të tyre, mundësi kjo që do të vlejë edhe për vendet tjera.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pret që Kombet e Bashkuara dhe shtetet anëtare të saj kanë të drejtë të ofrojnë informata lidhur me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Gjykata, po ashtu, ka paraqitur afatet lidhur me fazën e deklarimeve me shkrim: 17 prill 2009- për dorëzimin e deklarimeve me shkrim, 17 korrik 2009- për komentet lidhur me deklarimet me shkrim, ndërsa Gjykata ka konsideruar se edhe autorët e Deklaratës së Pavarësisë kanë të drejtë të ofrojnë informata lidhur me pyetjen. (KosovaLive)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi