Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep SHAHU:HEROI - PRESIDENT I KOSOVËS

Shko poshtë

Rexhep SHAHU:HEROI - PRESIDENT I KOSOVËS Empty Rexhep SHAHU:HEROI - PRESIDENT I KOSOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 21, 2011 6:00 pm

Rexhep SHAHU:HEROI - PRESIDENT I KOSOVËS 41770_1427327824_5925_n
Rexhep SHAHU
HEROI - PRESIDENT I KOSOVËS
Ne nje vjetorin e Presidentit Rugova, mendova ta publikoj kete shkrim
Rexhep SHAHU:HEROI - PRESIDENT I KOSOVËS 161430_100001517542800_3480786_n
U be nje vit qe Ai, HEROI, ndërroi jetë. Por ndërroi jetë si HERO. Ai trimi ndërroi jetë. Nuk ka vdeke por ka nderruar jete per me mbete gjalle me ne e per ne gjate e gjate. Por ndërroi jetë si trim mbi trima. Ndërroi jetë në punë, në detyrë. Ndërroi jetë si president i Kosvës e jo si Ibrahim Rugovë. Ai, edhe pse i sëmurë rëndë me sëmundje të keqe, nuk u mjerua. Nuk u vogëlua. Nuk iu nënshtrua sëmundjes. Nuk u tërhoq nga jeta politike dhe nuk u mbyll në dhomën e shtëpisë së tij e të vajtonte për vdekjen që po i vinte. Jo, ai qëndroi edhe para vdekjes si qëndrestar i madh. Qëndroi në ballë të Kosovës si atëhere në fillime kur askush nuk pranonte prej tute të drejtonte politikën për Kosovën e lirë e të pavarur. Si atëhere kur prej trimërie nuk refuzoi të drejtonte Lidhjen e Shkrimtarëve, prej trimërie nuk refuzoi të drejtonte Lidhjen Demoktarike të Kosovës, prej trimërie nuk e lëshoi Prishtinën e Kosovën në ditët e motit 1999 kur shumë trima e lanë Kosovën, prej trimërie e drejtoi Kosovën si president. Jo, ai trimi qëndroi në Prishtinë. Edhe pas lufte ai diti të jetë qëndrestar i madh. Prijës i madh. I urtë. I ditur.

Ai HEROI ndërroi jetë siç i ka hije vetëm HEROIT. Ai ndërroi jetë për të hyrë në përjetësi si president i Kosovës. Si arkitekt i ngjarjeve që kanë ndodhë e që janë në proces e që pritnin nënshkrimin e tij. Ai ndërroi jetë në këtë çast madhor për Kosovën e kombin kur po vjen pavarësia që e ka mbjellë e rritë ai. Ai, i pabuji, ai, i thjeshti deri në pafundësi, nuk priti t’ia vinin kurorën e pavarësisë mby krye. Iku dhe tash kurora do të vihet mbi kryet e popullit të Kosovës. Ai farkëtuesi i pavarësisë nuk e priti kurorën, por me ikjën e tij si heroi fitimtar nga fusha e betejës, la të kuptohet se kurora i takon popullit të Kosovës.

Ai ndërroi jetë në fron, pa u trembur. HERONJTË, vetëm ata bëjnë kështu.

E ndërsa shkruaj këto radhë e duart më dridhën e dhimbja më ther, kujtoj takimin tim me të në zyrën e tij. E qeshura e tij, shpengimi që më fali për ato 23 minuta, vizita në muzeun e tij, guralecat e muzeut (i quaja unë), diamantet e Kosovës (thoshte ai), fotografitë pa fund me të, mirënjohja e artikuluar prej tij për kontributin tim mediatik për (çeshtjen e Kosovës), këto më dalin të gjalla dhe të gjalla do të mbetën përjetësisht.

Por sot, në këto fjalë zemre për HEROIN, nuk po rri dot pa shtue edhe do të tjera për të, të shkruara para do kohe. Për me pohue me të madhe se ai ishte trim dhe nuk pati ndalë askënd me u bë trim. Ai vetë e pati dhënë shembullin e vet të trimit. Atyre që nuk janë dakort me mua, atyre që shalojnë tymin, po u drejtohem. Kujt ia pati lidhë duart Ibrahim Rugova e nuk e la me u bë trim? Kujt ia pati ndalë trimërinë? Kë pati ndalë Rugova me i dalë zot vetit, me i dalë zot familjes së tij? Pse s’del një njeri të thotë se mua Ibrahim Rugova nuk më la të bëhem trim...mua m’i pati lidhë duart, mua më pati urdhëruar të mos mbroj fëmijët e mi, gruan time, motrën time, prindërit e mi... Kujt i pati thënë Ibrahim Rugova që kur të të vijnë serbët në banesë për përdhunim, vrasje e plaçkitje të mos bësh qëndresë, të mos rezistosh, të mos luftosh, por të puthesh me serbët, të ...

Këto pyetje më vlojnë në mendje prej disa kohësh. Sidomos shpesh jam ngushtuar në vitet e pasluftës për Kosovën në ndenja të ndryshme me trima të pasluftës e mentarë pas kuvendi në Kukës, Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Tiranë Por, për mos me ngucë askënd, për mos me iu përgjigjë askujt, për mos me e ba me marre askënd, nuk jam ulur të shkruaj për to.

Mu bë gati-gati domosdo këto ditë të shkruaj se më qëlloi të rri me do njerëz që për me e la vetën e tyre që s’i janë gjetë Kosovës kur i janë dashtë, fajet po ia hedhin Ibrahim Rugovës. Sikur Ibrahim Rugova ua ka pas lidhë duart e i ka ndalë mos me u ba trima kur është dashtë me qenë trim. Ani pse kjo kategori njerzish nuk kanë pasë të bëjnë kurrë me Rugovën përveçse kur e kanë parë në televizione a në faqe gazetash. Por për mungesën e trimërisë së tyre, për mungesën e protagonizmit të tyre, për dështimet e tyre, duan të gjejnë një fajtor. Dhe kush është aq i madh sa duron shumë e shumë? Është Ibrahim Rugova.

Rugova s’ka nevojë me i dalë zot unë e askush se ai ka ditë me i dalë zot vetit gjithmonë. Edhe në ditët kur bombardohej Prishtina, edhe në ditët kur braktisej Kosova, (1999) kur siç thoshte Televizioni Shtetëror Shqiptar e Radio Dojçe Vele “në Prishtinë kanë mbetë do serbë dhe do qenë...” dhe kur shkrimtari Rifat Kukaj delte në mëngjes në kafe dhe me njerzit që ulej të pinte kafën e mëngjezit kur përshëndetej s’fliste si njerzit e me gjuhë njerzish por ia bënte “ham-ham”, pra edhe në këto ditë, Ibrahim Rugova ishte në Prishtinë, ishte në Kosovë. Nuk pati veshë tesha grash, nuk pati rruar mjekërr, nuk qe përzier me refugjatë për të ikë fshehtas me turmat, por pati qëndruar në detyrë, në Kosovë. Pati bërë qëndresë në “llogorën” e tij, në “prag të shtëpisë” së tij...

Them pati bërë “qëndresë në prag të shtëpisë së tij” (shtëpia e tij ishte Kosova) dhe nuk pati dalë në maje të malit me ndënjt rehat e i sigurtë atje (se ushtarët serbë nuk ishin aq budallenj sa me u ngjitë në maje të maleve...). Nuk pati dalë në mal e me zbritë ndonjëherë e me vra milicin e katundit me ndonjë shok e me u ngjitë prapë në mal. E pastaj milicët e tjerë e ushtarët serbë me marrë hak duke vrarë, djegë, granatuar, përdhunuar e shkatërruar krejt katundin për shkak se dikush që vinte nga malet vriste shpesh policë e shkatërronte makina policie e ngjitej e strehohej prapë në mal... Strehohej në mal për veti duke lënë nënë e babë, motër e vëlla e fëmijë në katund në dorë të shkieve...

Sa e mbajmë mend Ibrahim Rugovën lider të shqiptarëve të Kosovës a president të Kosovës, ai nuk ka lëvizë kurrë nga istikami i tij. Ka deklaruar qysh në krye se kërkon një Kosovë të pavarur, të lirë, të hapur njëlloj si për Shqipërinë e Serbinë, të integruar në Nato e në BE dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim, në mes e sot, ditën e natën, në Kosovë e jashtë saj, në çdo zyrë kancelarie kudo, ai ka kërkuar veç PAVARËSI. Nuk është mashtruar kurrë, nuk është hedhur degë më degë me ide të vjedhura a të falura, nuk ka propozuar model të askujt..por ka luftuar e kërkuar veç PAVARËSI të Kosovës.

Në fakt, sikur të kishte gjithshka në dorë vetë ai, ashtu u bë në Kosovë. Pati kërkuar Naton, ajo erdhi. Është bërë deri sot çfarë ka thënë ai e si ka thënë ai.

Unë s’po di se si t’u përgjigjem atyre që po më thonë se Ibrahim Rugova i ka ndalë me u bë trima. Veç po u them se Ibrahim Rugova ka ditë me e mbrojtë popullin e tij. I është dhimbtë populli i tij si familja e tij. E ka ditë se jemi boll pak shqiptarë e nuk duhet me shkue dëm mundësisht asnjë. E ka ditë se plumbi e vret njeriun. Plumbi e shpon zemrën e njeriut. E ka ditë se në luftë duhet të shkohet me fitue e me mbetë gjallë dhe nuk duhet me shkue në luftë me vdekë... ( Më thonin do djem në Tropojë në fillimvjeshtën e 1998-ës “po kthehem për në luftë me vdekë për Kosovën”. Unë u thoja kthehuni në luftë me fitue e me mbetë gjallë për Kosovën se Kosova pa shqiptarë nuk i duhet as dreçit e të birit...).

Ata që më detyruan të shkruaj kështu, kur i pyesja se a mos ndonjërin prej tyre përsonalisht e ka takuar Ibrahim Rugova dhe i ka thënë ta ndaloj shfaqjen e trimërisë, të ndaloj me u bë trim, të ndaloj me ba qëndresë, të ndaloj me hy në burg për Kosovën, të ndaloj me i dalë zotit vetit e familjes tënde, të ndaloj me luftue për familjen tënde e për Kosovën, të ndaloj me mbrojtë fëmijët e tu, gruan tënde, motrën tënde, prindërit e tu, pra kur i pyesja kështu, të gjithë shpreheshin “jo mua përsonalisht s’më ka ndaluar, s’më ka thënë asgjë, s’e kam takuar kurrë, s’kam folë me të kurrë...”.

Po kujt pra ia paska ndaluar trimërinë Ibrahim Rugova? Kë paska penguar që të bëhet trim?.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi