Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES

Shko poshtë

REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES Empty REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 06, 2014 6:32 pm

REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES 1461153_1378994929014631_830282744_n
REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES

Keto qe jane kunder FARK-ut, kunder oficerave profesioniste te Kosoves, keto qe duan te pervetesojne luften, a mundet te tregojne dhe ta bindin Kosoven se ku kane luftuar, si, a kane ike ndonjehere, sa kohe qendruan ne Shqiperi, Kukes, Has Tropoje, Tirane, ku dhe kur trimeruan, ke mbrojten, kujt i shpetuan jeten, cilin katund mbrojten, me cfare cmimi, a iken para civileve apo mbrapa civileve, ne cilen bjeshke veruan, cilat varre mbrojten (se varret nuk iken dhe thiren mos ikni por na mbroni...). Ta bindin Kosoven a ishin vertete çlirimtare apo ishin refugjate çlirimtare dhe u bene komandante lufte ne Shqiperi, gazetare lufte mes refugjateve, a ishin UÇK Kosove qe nuk e braktisen kurre ate, apo UCK Shqiperie qe diten shkonin deri afer kufirit dhe naten e kalonin ne Kukes, Has apo Tropoje, e Tirane a Durres dhe qe shkonin here pas here me pa familjen ne shtetet e perendimit.
Perveç te reneve, atyre qe me gjak e vaditen vertete lirine e Kosoves, perveç invalideve te luftes qe askush nuk kujdeset per to dhe perballen me shperfillje vrastare nga gjasme komandantet e luftes, askush tjeter nuk duhet te guxoje te beje diferencim mes luftetareve. E keta nuk bejne diferencim se nuk hyne ne lufte per biznes as ne ate kohe e as pas lufte.
Po me duket se ata qe kane ndenjte ne dimia apo ne minifunde, qe nuk kane meritat e merituara ne lufte por te blera pas lufte si kostumet e UÇK, po mbjellin ngaterresa te medha dhe po shperfillin ushtaret e Republikes se Kosoves, te cilet kane qene institucionale, kane respektuar institucionet te cilat kane ekzistuar, se Kosova nuk ka qene e njerzve endacake qe mbulonin hallatet me lapa gjethi, por ka qene shtet me institucione te njohura nga populli i Kosoves por jo nga te huajt.
Ata qe mendojne se me ta nis historia, le te shkojne e te pshurrin mbi varret e te pareve te tyre njehere e pastaj le te hane miza.
Une kam pare me syte e mi qindra e qindra ushtare te FARK-ut duke hyre ne lufte ne Kosove per te luftuar per Kosoven dhe jo per t'ia marre pushtetin dikujt e per t'ia dhene dikujt tjeter. Sic kam pare e shoqeruar qindra e qindra te tjere te UCK qe nuk kishin asnje lloj inati apo merie me profesionistet (Inate e meri kishin vetem ca tipa enveriste marksiste leniniste, te ngushte shume fisnike e patriote te zjarrte shqiptare qe u dukej sikur po u merrnin hisen ne kosove ushtaret e FARK-ut). I kam pare duke hyre ne lufte jo kur ishte vendose te hynte NATO-ja, se pasi nisi luften NATO, u be lufte per pushtet pastaj ne Kosove, se e dinin pushtetarwt e rinj se Serbine do ta largonte NATO-ja nga Kosova.
Une kam njohur njerez te rendesishem te Kosoves, kordinatore te rendesishem qe nuk i diferenconin luftetaret sa ishin duke hyre ne Kosove. Dhe kam shume deshmi per ato qe e kishin seriozisht luften dhe qe kishin ardhe te hynin ne lufte seriozisht. Siç kam edhe shume deshmi per ata qe delnin shetitje deri ne kufi dhe shetisnin ne darke me mua neper Kukes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi