Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngushllimet tona me rastin e vrasjes mizore të Djaloshit nga Winnendent

Shko poshtë

Ngushllimet tona me rastin e vrasjes mizore të Djaloshit nga Winnendent Empty Ngushllimet tona me rastin e vrasjes mizore të Djaloshit nga Winnendent

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 2:25 pm

Ngushllimet tona me rastin e vrasjes mizore të Djaloshit nga Winnendent Fisnik_dobreci-490x320


Me rastin e vrasjes mizore të nxënësit nga Winnendeni, shqiptarit nga Tërdefci i Drenasit, forumi www.agim.poeticforum.com shpreh ngushllimet më të thella dhe i bashkangjitet dhëmbjes së madhe të familjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngushllimet tona me rastin e vrasjes mizore të Djaloshit nga Winnendent Empty Re: Ngushllimet tona me rastin e vrasjes mizore të Djaloshit nga Winnendent

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 10:53 pm

Nxënësit të vrarë në Winnendan, i jepet lamtumira në vendlindje

Isa Fejzullahu, BOTA SOT
Varroset me nderime nxënësi Halilaj që pësoi në Tragjedinë në Gjermani
Ngushllimet tona me rastin e vrasjes mizore të Djaloshit nga Winnendent Sh_b
Tragjedia në qytetin e vogël, Winnenden, përfshiu edhe një 17-vjeçar shqiptar, Ibrahim Halilaj, me prejardhje nga fshati Tërdec i Drenasit, të cilit iu dha lamtumira në vendlindjen e tij, ku familjarët kishin vendosur për të qenë banesa e fundit e djalit të tyre.
Ibrahim Halilaj, i vrarë ditë më parë në Winnenden të Gjermanisë, u varros të dielën në fshatin e tij të lindjes, në Tërdec të Drenasit. Në ceremoninë e varrimit të 15 vjeçarit Ibrahim Shemsi Halilaj, ishin përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Stein Bach, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, përfaqësuesit e Kuvendit komunal të Drenasit dhe qindra qytetarë nga e gjithë Kosova.
Në këtë ceremoni një fjalë rasti e mbajti, kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Nexhat Demaku, i cili shprehu ngushëllime familjes Halilaj dhe shtetit gjerman, duke thënë se lajmi për tragjedinë që ndodhi në shtetin gjerman pa dyshim ishte një lajmi i rënd, jo vetëm për Gjermaninë, por për gjithë Evropën, po ashtu edhe Kosovën.
“Lajmi për tragjedinë që ndodhi në shtetin gjerman pa dyshim ishte një lajmi i rënd, jo vetëm për Gjermaninë, por për gjithë Evropën, po ashtu edhe Kosovën. Më pastaj morëm lajmin se në mesin e viktimave ishte edhe djali jonë, të cilin sot po e përcjellim për jetën më tutje”, tha kryetari Demaku.
Ngushëllime për familjen dhe shtetin gjerman në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovë, bëri edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, duke thënë se jemi mbledhur këtu që për herë të fundit të përshëndetemi dhe të nderojmë kujtimin për Ibrahimin, të një nxënësi i cili ka qenë shembull i të gjithë nxënësve në Gjermani dhe më gjerë.
“Dita e mërkurë ishte tragjike për tërë Gjermaninë, të cilët si qytetarë të Kosovës e kemi përjetuar shumë thellë. Mjerisht kjo gjë mori edhe një formë të një dhimbje që preku edhe Tërdecin, Drenasin dhe gjithë Kosovën”, tha ministri Hoxhaj i cili sot ishte në Tërdec për t’i dhënë lamtumirën e fundit djaloshit Ibrahim Halilaj. Ai tha se sot Kosova po ndahet nga nxënësi i saj, nga biri i saj, i cili ka lind në kohën kur Kosova ishe në okupimin më të thellë. “Kjo pranverë është shumë e rëndë për gjithë Kosovën, por edhe për botën mbarë. Ne do të jemi pranë tyre në çaste të rënda, humbja e Ibrahimit është një humbje e madhe për gjithë Kosovën, vendi ka pasur nevojë të madhe që shumë shpejt ta këtë afër nxënësin dhe sportistin e dalluar”, tha Hoxha.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Stain Bach, të dielën e cilësoi ditë pikëlluese për Kosovën dhe Gjermaninë, për shkak se këto dy vende humbën të rinjtë e tyre. “Pyetja pse është një pyetje që nuk mundem të përgjigjemi as sot as në të ardhmen, sepse është një pyetje e vështir. Kjo ditë është një ditë e pikllueshme për Kosovën dhe Gjermaninë. Më vjen vështir të gjej fjalë për të thënë diçka. Një djalë i ri që ka shkuar në Gjemani për të pas një të ardhme më të mirë dhe për të punuar për të ardhmen e tij, në mesin ku jeta vazhdon më së miri, ai është marr nga jeta”, tha ambasadori Bach.
Një fjalë rasti në ermët të fshatit e mbajti edhe mësuesi, Ismail Hoti, duke ngushëlluar familjen Halilaj dhe Gjermaninë, i cili tha se krenaria për Ibrahimin si nxënës i dalluar dhe si sportist i kalitur në mërgim, është kalitur thellë në zemrat tona.
“Sot këtu në varrezat e fshatit Terdefc ka ardhur i mbarë kombi. Krenaria për Ibrahimin si nxënës i dalluar dhe si sportist i kalitur në mërgim është kalitur thellë në zemrat tona”, tha Hoti.
Në fund një falënderim për të gjithë të pranishmit e bëri, xhaxhai i Ibrahimit, Mehdi Halilaj.
Ndërsa, afër varrezave të fshatit janë vendosur flamuri i Kosovës, ai kombëtar dhe flamuri i Gjermanisë. Personalitete dhe qytetarë të thjeshtë ngushëlluan familjen Halilaj për tragjedinë e tyre. Shemsi Halilaj, babai i Ibrahimit, kishte emigruar së bashku me familjen e tij për në Gjermani në fillim të viteve të ‘90. Ibrahimi, 17 vjeç, ishte djali më i madh i tij. Pas tij, tashmë prindërve u kanë mbetur dy vajza dhe një djalë.
Ngushllimet tona me rastin e vrasjes mizore të Djaloshit nga Winnendent ---Terdevc.2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi