Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:NUK NXEHET ZEMRA

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:NUK NXEHET ZEMRA Empty Adem Zaplluzha:NUK NXEHET ZEMRA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 22, 2011 4:34 pm

Adem Zaplluzha:NUK NXEHET ZEMRA AdemZaplluzha2

Adem Zaplluzha:NUK NXEHET ZEMRA Littlesmurf
Adem Zaplluzha:NUK NXEHET ZEMRA

Kur të njoha
Ishe çupëlinë
Tani qenke rritur
Bërë goxha grua

Nuk mund t’i korri
Lulet në lëndinë
Kahmos është shterur
Kroi në mua

Kaluan motet
Si fërshëllimë
Nuk pata zemër
Me t’u vardisur

Unë s’ isha askush
E ti kishe emër
Jetoja në vetmi
Pranë qesëndisë

Ah ky shpirt që çmallet
Me aromë bari
Ti moj violinë
Lule Stradivari

Tani kujtesa
Pranë sysh më fanitet
Ikën ato kohëra
Kur dija me dashtë

Në takimet tona
Dora më dridhet
Nuk nxehet zemra
Moj mike me kashtë

Nga Permbledhja Hijet e Ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi