Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Le Monde zbulon “anën e panjohur” të Xhavit Halitit

Shko poshtë

Le Monde zbulon “anën e panjohur” të Xhavit Halitit Empty Le Monde zbulon “anën e panjohur” të Xhavit Halitit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 3:51 pm

Le Monde zbulon “anën e panjohur” të Xhavit Halitit



Le Monde zbulon “anën e panjohur” të Xhavit Halitit Xhavit-150x150
Le Monde zbulon “anën e panjohur” të Xhavit Halitit Xhavit-150x150

Një tjetër shkrim negativ për Kosovën. Kësaj radhe është gazeta e njohur franceze, Le Monde që boton një shkrim për Xhavit Halitin, bazuar në një raport të shërbimit intelegjent të KFOR-it të vitit 2004, ku flet për natyrën e rrezikshme të Halitit, lidhjet e tij me SHIK-in, krimin dhe afera të tjera.

Shkrimi “Fytyra tjetër e Kosovës” shpjegon se shërbimi intelegjent i KFOR-it ishte fokusuar shumë në aktivitetet e të fortëve të Kosovës, ndërsa Xhavit Haliti, ishte njëri prej tyre, si ish themelues i UÇK-së dhe drejtues i lartë i PDK-së. “Sot është një biznesmen i fortë, anëtar ipartisë së Hashim Thaçit, dhe anëtar i kryesisë së parlamentit”, shkruan gazeta.
Por, bazuar në këtë dokument, Xhavit Haliti i njohur si Zeka, ka edhe anën tjetër: njëri prej sponsorëve të mafisë kosovare, që gjithashtu ka një ndikim të madh në politikë. Dhe nuk është i vetmi për këtë rol të dyfishtë në elitën politike kosovare, e dominuar nga ish liderë të UÇK-së dhe të shërbimeve të ndryshme sekrete.
Bashkësia ndërkombëtare, shkruan më tej gazeta, është informuar vazhdimisht edhe në detaje për “anën e errët” të të fortëve të UÇK-së. Së paku, janë zyrtarët e intelegjencës që nuk kanë kurrfarë dyshimi për aktivitetet e tyre ku shumica e liderëve të Kosovës janë të kyçur: të gjitha llojet e trafikimit, komplote, krim të organizuar të lidhur edhe me rajonin, reketim, frikësim likuidim të kundërshtarëve etj.
Shkrimi më tej hedh hije dyshime për vërtetësinë e provave të Dick Martyt se UÇK-ja ka trafikuar organe në 1999, por faktet e tjera që i lidh ata me krimin e pasluftës ekzistojnë. “Nëse jemi për t’i besuar raportit të shërbimit intelegjent të KFOR-it në vitin 2004 (informata që janë përfshirë edhe në një analizë tjetër të shërbimit gjerman muaj më vonë), Haliti shfaqet i ndërlidhur me shumë rrugë si Zvicër, Prishtinë e Shqipëri”, shkruan gazeta.
Në raportin e intelegjencës së KFOR-it, thuhet se është i lidhur me kafe Dubrovnik (Dardania, Prishtinë); Hotel Theranda, Prizren. I lidhur me grupet ku i takon shpesh në restorantin Thana, ndërmjet Pejës dhe Prishtinës. “Anëtar i bordit të Petrol Company, njëri prej liderëve kryesor kriminal në Kosovë; Ka shumë dyqane dhe restorante në Pejë; Së fundi është raportuar se është anëtar i SHIK-ut.
Në raportin e Le Monde, ku botohen pjesë të raportit të KFOR-it theksojnë se “Ka fjalë që thonë se ai kishte lidhje edhe me UDB-në (shërbimi sekret serb), ku i informoi ata për destinimin e armëve për FARK-un (fraksion ky i lidhur me Ibrahim Rugovën). Ai ishte i lidhur me frikësimin e anëtarëve të LDK-së përmes SHIK-ut. Thuhet të jetë një multi-milioner. Fondi” Vendlindja Thërret” është menagjuar pothuajse prej tij. I përfshirë shumë në prostitucion, trafkim armësh, drogë dhe gjithashtu me naftë. Është i lidhur me Fatos Nanon. Ai e mbështet financiarisht Hashim Thaçin dhe merret me financat e PDK-së.”, thuhet në raportotet e KFOR-it të botuara nga gazeta franceze/indeksonline/kosovalbaner.com/
Pjesë ngra raporti i Intelegjesës së KFOR-it, botuar në Le Monde.fr. Kliko mbi foto:
Le Monde zbulon “anën e panjohur” të Xhavit Halitit Haliti1-211x300Le Monde zbulon “anën e panjohur” të Xhavit Halitit Haliti1

http://kosovalbaner.com/vm/2011/01/le-monde-zbulon-%E2%80%9Canen-e-panjohur-te-xhavit-halitit/

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi