Është shpifje mjerane se unë kam pasur plan për eliminimin e Xhavit Halitit. S’kam pasur as ambicie për t’ia zënë vendin Hashim Thaçit. Me Halitim kam pasur përplasje para vitit 1996. Por, nuk isha i armiqësuar me te, sa të kisha shkak për të angazhuar vrasës. Të njëjtat fjalë do t’ia them edhe Prokurorisë. I përmenduri si porositës i vrasjes së Xhavit Halitit, Ibrahim Kelmendi, flet për Express.