Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besi Bekteshi:Kush tha "bravo" në botë dhe gjakrat e ndezur në Shqipëri

Shko poshtë

Besi Bekteshi:Kush tha "bravo" në botë dhe gjakrat e ndezur në Shqipëri  Empty Besi Bekteshi:Kush tha "bravo" në botë dhe gjakrat e ndezur në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 25, 2011 4:28 pm

Kush tha "bravo" në botë dhe gjakrat e ndezur në Shqipëri
Nga Besi BEKTESHI


Gazeta sot

Nuk mundesh të futesh në klube lagjesh, periferie, por edhe qendre qytetesh dhe fshatrash dhe të mos dëgjosh burra që flasin me zë të larta mbi decibelët e lejuar nga veshi dhe të mos dëgjosh batuta për 21 janarin 2011. Bërtitet dhe flitet me zë të lartë,futen në debate njerëzit nëse ishte apo nuk ishte... 21 janari diçka që duhej bërë. Kush ka faj, kush ka vrarë, kush ishte organizatori, kush ekzekutori, kush manipulatori, kush dëshmori, kush viktima dhe viktimat, kush polici dhe kush vrasësi, kush ishte në rregull dhe kush jo në rregull. Një zallamahi dhe një marri kolektive e cila vjen edhe një herë në Shqipëri si pasojë e politikës që në Shqipëri është puna e vetme e të gjithëve. Por nuk vriten me njëri tjetrin, sepse nuk kanë se pse. Sot kur njerëzit kanë vë dy pare pasuri, sot kur njerëzit shqiptarë nuk kanë vizë në pasaportë, sot kur shqiptarët kishin disa vite që nuk përjetonin akte dhune si kundër shtetit dhe vrasje... sot vjen edhe njëherë dita për të diskutuar me afsh dhe me zjarr, politikisht të ndarë thellë pavarësisht se kush është mazhoranca e idesë kundra dhunës. Është turpi i vazhdueshëm i shoqërisë tonë, që tërhiqet zvarrë nga një dorë njerëzish që akoma mendojnë se mund të dalin përpara institucionit vulëmbajtës së shtetit dhe ta marrin atë me sulm. E këtu është edhe zanafilla. Ka vite dhe vite, që shteti në Shqipëri sulmohet, tentohet të shkatërrohet në themelet e tij dhe ti vihet zjarri godinave të tij. Më vinte për të vjellë, kur një analist thoshte se edhe në Greqi, bëjnë akoma më keq, por nuk i vrasin. Analisti dështak, e fshinte faktin se në Greqi, askush nuk i lejon grupet radikale dhe komuniste, vrasëse të shoqërisë të "demonstrojnë përpara Kryeministrisë". Askush, sepse edhe aty po të tentonin një marrje godine dhe djegie godine... dikush dhe shumë kush, do të vritej. Çdo demonstrim i tillë dhune në afërsi të ndërtesës më të rëndësishme të shtetit, do të përballej me një forcë të tillë, që nuk do të lejonte ndotjen e shtetit dhe djegien e ndërtesës, apo edhe dhunimin e saj. Askund dhe askush nuk lejon këtë në botën e lirë dhe demokratike.
Me këtë rast, kam tre ditë që shfletoj sit-e institucionale në Europë, për të gjetur diku të thonë: Bravo Edi Rama, që demonstrove dhe ja dole me forcë përpara Kryeministrisë. Askush nuk po deklaronte se "ishte bërë mirë" që ishte sulmuar ashpërsisht Kryeministria. Po ashtu në Itali dhe po ashtu edhe në vendin ku shqiptarët merren nëpër gojë që është Britania. Ka shkuar puna që të tallen dhe ironizojnë... por askush nuk tha bravo... është bërë mirë, që është demonstruar në atë mënyrë. Askush nuk ka justifikuar dhunën përpara ndërtesës aktualisht më të rëndësishme në Shqipëri. Po them më e rëndësishme, sepse Presidenca tashmë ka dalë jashtë loje. Ka dalë jashtë loje, sepse nuk ka peshë, sepse edhe kur reagoi mbas disa orësh....nuk dënoi dhunën përpara dyerve të Kryeministrisë. As të majtët në Europë, as Internacionalja Socialiste nuk kanë thënë... Bravo...! Padyshim që as nga organet më të mëdha të shtypit të majtë në Europë, nuk kanë thënë... Bravo...! As një shtypi majtë në Europë.
Kjo është një indicie e rëndësishme. Kjo dhunë e paralajmëruar, nuk u mor shumë parasysh nga opinioni ndërkombëtar, përveç amerikanëve. Askush nuk ja vuri veshin delirizmave të Ngjelës dhe bashkimit të Ramës kësaj rradhe me të. Tani Berisha, ka hedhur akuzën edhe ndaj SHISH dhe Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat si të duam ne, si të mos duam ne... peshën e kanë jashtëzakonisht kot në Shqipëri. Ndoshta fjala kot është e butë, por padyshim që aftësia e prokurorisë së Ramës, është një ramoizëm në vete, jo se thotë Berisha, por se tani vetëm të marrët nuk e kuptojnë se Presidenca, Prokuroria, PS... tre P-të, dhe kjo tjetra nuk fillon me P, SHISH-i, me Kryeministrinë kanë problem. Si e kanë, kush e ka fajin, kush e do këtë gjendje kështu, ky është problem në vete, por ama kjo është e vërteta dhe mazhoranca është ajo që ka mandatin për të qeverisur dhe për fat të keq, si Rama e Prokurorisë dhe Topi i Presidencës janë zgjedhur me votat e kësaj mazhorance. Kjo është krejt jashtë logjike, ose brenda logjikës shqiptaro mos respektuese të daljeve aty, këtu dhe jashtë atij edhe kundra që të ka votuar. Për më tepër, si përfaqësuesit e klerit Mysliman, Ortodoks dhe atij katolik në Shqipëri, e kanë bërë të qartë mendimin e tyre mbi dhunës ndaj institucioneve dhe daljeve mbas drejtuesve politikë që kanë në ide dhunën. Është e qartë. The Economist, BBC dhe CNN, dhe të tjera si këto, nuk e respektojnë, përkundrazi e dënojnë dhunën e drejtuar ndaj shtetit. Tashmë është e qartë se askush nuk do dhunë ndaj shtetit në Shqipëri. Biles Batler një gazetareje të një stacioni televiziv pro opozitës, ja preu shkurt duke mos komentuar fjalët e Sali Berishës. Tanimë me dhunën ndaj shtetit në Shqipëri, janë mërzitur shumë si në Europë dhe Amerikë. Nuk do askush që të ndërpritet buzëqeshja e investitorëve dhe turizmit në Shqipëri, dhe këtë e paralajmërojnë të gjithë të interesuarit e biznesit dhe investimeve. Në fakt, ka disa gjakra të ndezur në bazën poshtë, por janë elementët inkoshientë të dobët, në njohuri dhe afër psikozës mesjetare, që vazhdojnë të mbrojnë sulmin ndërtesave të shtetit. Kurse gjaku i ndezur në Shqipëri, është në fakt lart, shumë lart në politikë. Në të vërtetë është lart në PS-në e re të sotme. Socialistët e vjetër, ato socialistë që kanë nxjerrë mësime nga historia e tyre 20-të vjeçare, nuk janë më në luftë me institucionet, as me Berishën. Sepse kanë qëndruar larg, prisnin të demonstronin paqësisht kundër Berishës, jo armiqësisht dhe me dhunën qorre të viteve më përpara. Ishte e qartë fare kjo gjë. Asnjë socialist normal që nuk e do Berishën, nuk kishte shkop me vete, as shishe me benzinë, as flamur që përdoret për shkop kundër policisë. Jo, socialistët në shumicën e tyre të bazës së partisë, nuk janë tashmë për dhunën dhe kundër policisë. Nuk kanë luftë me to. Nuk ju duhet rënë në qafë socialistëve shqiptarë. Nuk janë aspak në rrugë të dhunës dhe armiqësisë ndaj institucioneve. As që bëhet fjalë që jo. Nuk janë, sepse historia e këtyre 20-të viteve, i ka bërë shumë të arsyeshëm dhe tepër të kujdesshëm kur bëhet fjalë për të demuluar shtetin. Pastaj kush prej tyre nuk ka një vëlla demokrat, një kushëri demokrat, një shok dhe mik demokrat, një fëmijë demokrat, një gjysh apo fqinj demokrat... kush!? Sepse shkon ku shkon puna dhe këtu mbetet. Si ka mundësi që demonstrimet e socialistëve të mbas 28 qershorit, kanë qenë më të paqmet në botë dhe kjo e fundit... ka tejkaluar!? Nuk kanë qenë socialistë ato përballë Kryeministrisë. Aspak!
Kanë qenë gjakndezurit që kishin një vizion, i cili ishte paralajmëruar shumë më përpara, dhe që kishte të bënte me idenë e "marrjes së situatës nga populli protestues". E thënë, elaburuar, e përsëritur nga jo socialistët. Përpara kamerave dhe përpara botës së qytetëruar. Sot janë të lirë njerëz të tillë dhe Ina Rama, nuk ju ka vënë flet arrestin pas. As policia nuk po i arreston. Po të kishte deklaruar një tip i tillë si në Shqipëri, një revolucion me dhunë jo në Francë dhe Britani, por në Mal të Zi... do t'ja kishin vënë prangat me kohë dhe tani do të ishte për "verim" në ndonjë burg të mirë kontrolluar. Sepse jemi në 2011, në NATO, me pretendim për BE, dhe dikush thërret në "ndihmë turmën për të hedhur diktatorin dhe për të marrë shtetin e tij". E këtij "diktatori" në mandatin e tij i japin NATO-n dhe i heqin vizat, por edhe... shumë të tjera!! Sot kam dëgjuar edhe një delirizëm tjetër nga goja e një njeriu në klub. Atij po i vinte keq, pse i kishim "rënë në qafë Enverit", sepse sipas tij, "ai kishte ditur të mbante këtë vend". Më turp se sa kaq, nuk ka se ku të shkojë. Ka pasur viktima, po, ndoshta edhe të pafajshëm, dhe është edhe ky një turp, por më turp dhe poshtërsi është që të krijosh, përpunosh, ndërtosh strategji viktimash. Të kesh leverdi prej vdekjes së tyre. Ti quash "dëshmorë", pikërisht ato viktima të cilat i le pa asnjë model proteste paqësore në shesh. Në fakt, janë vetëm viktima dhe është për të vënë kujën. E kjo ka ndodhur qartë në politikën shqiptare majtas. Cili institucion i majtë, parti motër dhe asamble e majtë në Europë, u ngrit dhe i dha të drejtë PS-së për 21 janarin? Cila?
Kush doli ti thoshte po, jeni viktima, dhe ja bëtë mirë që sulmuat me shkopinj ashpërsisht policinë në momentet që e gjithë bota e pa që policia, nuk ka bërë asnjë veprim kundra atyre 200 vetave, që godisnin dhe godisnin kot fare, pa pasur ndonjë ide se çfarë do të bënin. Ide...!? Në të vërtetë idenë e kishin ato pas tyre, pas xhamave dhe pas dyerve, por që gjithsesi..! Shqiptarët (ajo pjesë shumë e vogël) sërish tregojnë se "nuk janë për shtetin, nuk e duan atë normalisht edhe pse nuk është perfekt. Akoma besojnë në parullën "shteti jam unë, shtetin e bëjmë ne". E pastaj akuzojnë një "njëri sipër shtetit" dhe sulmojnë ndërtesën ku ai drejton, sepse kujtojnë se duke s sulmuar ndërtesën... rregullojnë shtetin. Çfarë fatkeqësie!? Çfarë demence edhe e atyre që duan të vijnë në pushtetet me largime diktatorësh si modë. Duke ditur se historinë ne nuk e bëjmë të re, te ne historia përsëritet si në botë dikur. Sa budallallëk politik dhe moral. Duke ditur se shkopinj dhe turma mbledh edhe tjetri.... e ndoshta edhe më shumë. Çfarë mentaliteti retro edhe te njerëzit që e mbajnë veten për intelektualë. Imagjino sikur me këtë logjikë Sali Berisha ti bënte thirrje simpatizantëve dhe atij "rezervati" turme, që mezi e ka larguar, kontrolluar dhe tashmë ndryshuar, për të mbrojtur Kryeministrinë dhe Tiranën. Imagjinoni se çfarë mund të kishte ndodhur? Imagjinoni se sa do të ishte turma me shkopinj dhe hunj në dorë! Po kujt do ti shërbente kjo gjë, çfarë do të kishte prodhuar. Çfarë fatkeqësie është kur kujton se vetëm ti mund të organizosh djem me hunj në dorë. Sa marrëzi. Kurse sot kemi shtetin dhe ai duhet mbrojtur përfundimisht me të gjitha mënyrat që demokracia ka shpikur. Kurse pushtetin, mënyra e vetme që ka mbetur për ta marrë, është kur të fitosh zgjedhjet. Vetëm atëherë dhe është e vetmja rrugë. Me mënyra të tjera, askush nuk do të thotë... Bravo!

LKAB
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi