Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ina Leka: "O Zot ki mëshirë, se nuk dijnë se çfarë bëjnë"

Shko poshtë

Ina Leka: "O Zot ki mëshirë, se nuk dijnë se çfarë bëjnë" Empty Ina Leka: "O Zot ki mëshirë, se nuk dijnë se çfarë bëjnë"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 26, 2011 5:14 am



Ina Leka: "O Zot ki mëshirë, se nuk dijnë se çfarë bëjnë" U1_InaLeka
"O Zot ki mëshirë, se nuk dijnë se çfarë bëjnë"

Nga Ina Leka
Zv/ Kryetare e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës

Turmë njerëzish që ulërinin në të paulëritmën ulërim. Njerëz të tërbuar që tërboheshin në të patërbueshmin tërbim. Gjithçka i ngjante një arene lufte. Gjithçka kishte pamjen e saj. I ngjante një lufte të “MIRËFILLTË”, sepse luftë kishte dhe pse luftë nuk ishte. Ajo ishte një luftë mizore, më mizore se vetë mizorja. Një luftë e urryeshme më e urryeshme se vetë urrejtja. Një luftë më luftarake se vetë lufta. Ajo i kapërcente kufijtë e një lufte. Ajo i thyente të gjithë kufijtë e të njerëzishmes, të mirësisë e të atdhedashurisë. Ajo luftë s’kishte burra, s’kishte trimëri, s’kishte dashuri vëllazërore. Ajo… Ajo s’kishte asgjë. Veçse mjerim… Mjerim të paskajshëm…
Po po mjerim… O njerëz... Mjerim…
E ju vazhdoni të luftoni kundër njëri-tjetrit. E bardhësinë e duarve të palara e njollosni me gjakun e vëllezërve tuaj. Sa poshtë keni rënë! Sa poshtë!… Më falni, se ndoshta po ju fyej rëndë. Por jo, kjo nuk është një fyerje. Kjo s’është asgjë, sepse ju jeni mësuar të ofendoheni. Ju jeni mësuar t’ju pështyjnë në fytyrë, t’iu shkelin me këmbë, e t’ju hedhin tutje si një “ZHELE”. Ju jeni mësuar! Jeni mësuar t’i bindeni atyre, atyre sharlatënëve që “ju duan”, që “na duan”. T’ju bindeni e të bëheni “thupra” e tyre, e me këtë thupër ti bieni njëri –tjetrit. O vëllezër mjeranë, këta “ju duan”.Po, po “ju duan”! Këta sharlatanë ju diplomuan juve, por ju lanë analfabet.
E orët kalojnë, ditët po ashtu. Asgjë veç heshtje, e cila thyhet nga zërat e këtyre sharlatanëve. Ndërsa ne, ne i dëgjojmë dhe i duartrokasim sepse na duan, i ofendojmë sepse nuk na duan. Ata flasin, bërtasin dhe ne veçse i dëgjojmë. I dëgjojmë, ndërsa të vërtetën… Po e vërteta ku mbeti?! Cila është e vërteta? E pra të vërtetë nuk ka. Ajo është diku larg, po po dhe po shumë larg. Ajo nuk ekziston! Ekziston, por ne nuk e duam… Jo, se duam…
Ne i jemi shitur djallit, djalli na ka blerë. Ai le të luaj me ne, le të tallet me ne deri në fund, pasi ne prapë e duam. Ne i bindemi atij, ne mendojmë si ai, flasim si ai, veprojmë si ai, ndjejmë si ai. Dhe pse ai ndjenja nuk ka!… O njerëz, o qenie të dashura dhe pse dashuri nuk keni, kanë kaluar shumë kohë, por përsëri vonë nuk jeni! Prandaj çohuni… ngrihuni…
Ka ardhur koha ti lëmë të gjitha, bindjet, gjykimet plot pasion, heshtjen plot fjalë e fjalët plot heshtje. Ti lëmë mjeranët në mjerimin e tyre ogurzezë. Ti lëmë këta politikanë të fëlliqur në të fëlliqurën politikë. Ti lëmë... e të lëmë... Ka ardhur koha të themi të vërtetën, sado e hidhur ajo të jetë. Duhet ta themi të vërtetën. MJAFT MË! S’kemi pse ti themi DERRIT DAJË! S’kemi pse të heshtim kur duhet të flasim dhe as të flasim kur duhet të heshtim. Duhet të mendojmë me arsye e ti lëmë gjykimet e padrejta që kanë në themel pasione partiake. Ta lëmë s’mirën, urretjen, cinizmin kundër njëri - tjetrit. Jemi apo jo SHQIPËTARË?! Mos harroni jemi bijt e një nënë. Vëllezër dhe motra të dikujt, siç edhe ata fatzi, që u vranë nga dorë e zezë dhe gjakatare. Sa lehtë mund të flasim ne, sa lehtë mund të gjykojmë. Sa lehtë, sa cinike dhe sa e padrejtë! Kur pesha e dhimbjes është shumë e rëndë, ku as lotët e as të ulëriturat s’mund ta lehtësojnë dhe madje as shëruesja e plagëve, mjekja e padiplomuar KOHË. E ne vazhdojmë të flasim, të flasim kur duhet të ulërasim e të bërtasim. Preferojmë të heshtim, e më keq… të buzeqeshim. Të qëndrojmë indiferent apo të themi: “mirë e kanë”?! Sa keq më vjen për ju, për ju o bijtë e Shqipërisë. Ndërsa mua s’më mbetet gjë tjetër veç "O ZOT KI MËSHIRË SE NUK DIJNË SE ÇFARË BËJNË".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi