Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?

Shko poshtë

Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit? Empty Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 29, 2009 1:18 am

Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit? U1_AbasFejzullahiÇfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?

Nga Abas Fejzullahi

Po Kosova e dal nga lufta e djegur dhe e shkruamuar në shumë drejtime, si ate shpirtëror dhe material nga barbaria serbe e çfrenuar, e përkdhelur në të gjitha periudhat nga BE në formë direkte apo inirekte. OKB me fjalë e premtime të mdhaja,se do e ndihmojnë Kosovën edhe dërguan të ashtuquajturin UNMIK, jo për t`na ndihmua siç premtonin, por për t`na penguar, dëmtuar e rrënuar ekomnomokisht ,dhe për t`na ofruar shkopin e lypsit…në dorë, mu ashtu siç kërkonte ASHA të Sërbisë në vitet 1988 -1990-ku përjashtoi nga puna pothuajse gjithë punëtorët shqiptarë përmes organeve të dhunëshme të pushtetit okupues serb, dhe faktori ndërkombëtar aso kohe vetem se bënte sehirë, sikurse dhe tani...?!

E për këtë ka aq shumë argumente e fakte, jo për të shkruar një referat disa faqë por edhe vëllime librash me mija faqe. UNMIK-u që në fillim në bazë të Rezolutës 1244 e administronte Kosovën me ligjet e Serbisë, dhe ato me mjeshtri i praktikonte dhe i praktikon duke dëmtuar interesat e Kosovës, edhe sot vazhdon për të bërë pengesa,aty ku mundet e sa mundet. Nga shumë dëme që ka bërë administrimi i UNMIK-ut në shumë drejtime është edhe privatizimi i shumë ndërmarrjeve shoqërore- Fabrikave dhe pasurive tjera në Kosovë.

Fillimisht deklaronin se do punojnë me ligjë e drejtësi, e nuk mungonin deklaratat lavdruese për rezultate të shkëlqyera në rajon , bile edhe nga vendorët merrnin lavdrata e pse jo:

Siç thot populli: Mazën e merrnin UNMIKASIT-Hierren disa vendas, ndërsa punëtorët e gjor mbeten të pa punë,me gishta në gojë, edhe ato 20% të mjeteve nga privatizimi shumica prej tyre si morren kurr por si shërblim për punën dhe djerësen e tyre në krijimin e këtyre pasurive mbeten rrugëve dhe u shëndërruan në lypsarë- me varfëri të skajshme. Si pasoj e këtyre veprimeve, vetvrasjet u shtuan si fenomen i pa njohur më parë tek shqiptarët në Kosovë- as gjatë okupimit serb bile, sepse solidariteti dhe ndihmat mes veti ishin në nivel lakmues…

Një ndër shumë veprimet e UNMIK-ut ishte pikërisht Shtylla e katërtë lidhur me privatizimin në Kosovë.
Për t`ua lënë këmët e arushës në dorë, siç thot një fjalë e urtë popullore, vendorëve krijoj të ashtu quajturen AKM- AGJENCIN KOSOVARE E MIRËBESIMIT- që nga themelimi i saj e deri me sot, ka dëshmua të kundërtën dhe realisht i përgjigjet kjo shkurtes por me një ndryshim jo të vogël të një fjale dhe konkretisht AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT.

Asnjëhere nuk ju dhanë raste e mundësi kredi e investime për ti rivitalizuar apo provuar të prodhojnë ato fabrika e ndërmarrje ku ka pasur mundësi…me arsyetime te tyre dhe rregullat e UNMIK-ut për privatizim dhe përfitimet e tyre. Aty ku janë bë përpjekje nga punëtorët janë penguar në forma dhe mënyra të ndryshme.

Në muajn shtator të vitit 2008 shtypi vërshoi me lajme se u djegën dokumentet e AKM pra të privatizimit nga administrata e UNMIK-ut..!UNMIKASIT thonin se janë djegur dokumente tjera, jo me vlerë dhe kështu u krijue rrëmuj e huti dhe u la në harresë dal ngadal, deri sa vëlersuan se është koha e përshtatshme për t`i mbuluar veprimet e shëmtuara dhe keqpërdorimet,duke shëndrruar AKM - AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT në AKP, AGJENCIN KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT apo PSHTJELLIMIT.siç thuhet në popull Ali Hoxha-Hoxh Alia…!
Të gjitha këto ndryshime dhe pshtjellime janë bërë dhe bëhen vazhdimisht,për ti fshehur apo zhdukur gjurmët e keqpërdorimeve nga zyrtarët e UNMIK-ut dhe vendor në bashkëpunim dhe bashkëveprim.
Pasojat nga këto veprime janë të rënda dhe afatgjata për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e popullatës në përgjithësi dhe varfrimin e saj në veçanti…

Shpronsimi toksor i pasurive të mdhaja shoqërore në Kosovë,përmes lojrave me Ligje duke bërë politizimin e pronësisë për të krijuar anarki dhe mjegulli rreth pasurive shoqërore dhe natyrore, duke ndërruar pronarët sipas interesave dhe diktatit partiak e të zyrtarëve të UNMIK-ut, duke krijuar huti,dyshime e mosbesim rreth pronarit të vërtetë-popullit…si dhe shumë fabrika dhe ndërmarrje shoqërore u privatizuan në mënyrën më djallëzore , në dëmin e punëtorëve dhe rrënimin e ekonomisë së Kosovës edhe ashtu të rrënuar e plaçkitur nga okupatori serb, e ajo që ka ngelur po e pson të njejtin fat përmes AKM- por me udhëheqjen dhe realizuesin kryesor –zyrtarë e të uritur të administratës së UNMIK-ut dhe pse jo edhe vendorët për përfitimet e tyre rreth privatizimeve duke ndërruar pronarët e vërtetët të pronave përmes rregullave të pa rregullta të UNMIK-ut..!
• Këto pra i bëri AKM- AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT.
• Çfarë po bënë e do të bënë AKP, mbetet të shifet , por me sa duket se nuk do të ket ndonjë mrekulli në këtë drejtim ,vetëm se janë dyshimet dhe mosbesimi se do e vazhdojnë të njejtin veprimtari fitimpruese si AKM- sepse siç janë shenjat vetem se kanë ndërruar uniformën sikurse UNMIKU në EULEX, me qënrime të pa çarta e konkrete të mbshtjelluar me ndikime politike e intersa të ndryshme, mbetet në vazhdimsi dyshimi i bazuar se AKP do të jetë:Agjencioni Kosovar i Pshtjellimeve.

• Veprimi i Agjencionit Kundër Korrupsionit , lidhur me hulumtimin e korrupsionin ne të gjitha drejtimet por edhe reth privatizimit deri me tanika pak shpresa për veprime konkrete në këtë drejtim dhe evetmja shpresë është përseri te vllai i UNMIK-ut EULEX-i dhe ja se çfarë shkruan gazeta Express e 15 prill 2009.
Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit? U1_AbasFejzullahi-express
Të gjitha nivelet institucionale që nga Komunat e deri te nivelet e republikës-Kuvendi i Kosovës, deri më tani s`kanë bërë diç konkrete në këtë drejtim, as pas pavarsisë. Mbetet të pritet e të shifet çfarë do bëhet në të ardhmen …!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi