Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ervis Isufi: Zgjohu o Shqiptarë…

Shko poshtë

Ervis Isufi: Zgjohu o Shqiptarë… Empty Ervis Isufi: Zgjohu o Shqiptarë…

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 26, 2011 5:17 am



Ervis Isufi: Zgjohu o Shqiptarë… U1_ErvisIsufi
ZGJOHU O Shqiptarë…

Nga Ervis Isufi
Sek. i Përgjithshëm i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës

Shqiptarë dhe Shqiptare ZGJOHUNI! Kjo shprehje më vjen ndërmend prej librave edhe prej historisë shqiptare ndër shekuj dhe vite. Kjo thirrje u bë në kohën e Skëndërbeut, në kohën e Ismail Qemalit, në kohën e rilindësve tanë në kohën e të madhit Migjeni, në kohën e Fishtës e duke mbërritur deri tek ditët tona nga bamirësia Nënë Tereza. Pse?!

Shqiptarët duhet të zgjohen e të hapin sytë duke u distancuar nga vëllavrasja dhe me sytë nga bashkimi për të mirën e një kombi, për të mirën e një atdheu për të mirën e trojeve tona. STOP! Mjaft me nëna të veshura në të zeza! Shqiptarë ka ardhur koha që të punojmë, ka ardhur koha që të dialogojmë, ka ardhur koha që të merremi vesht me njëri-tjetrin. Mjaft gjakderdhjeve mes njëri-tjetrit. Ne jemi shqiptarë edhe duhet ta duam njëri- tjetrin, e jo të prishim e të vëmë flakën institucioneve ku ne përfaqësohemi. Mos harroni se këto institucione janë njohur nga ndërkombëtarët. Zgjedhjet janë çertifikuar dhe njohja nga ana ligjore e këtyre institucioneve është bërë menjëherë pas çertifikimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Nuk është në etikën tonë morale shqiptare që këto raste vandale dhe këto ekstremizma të pashembullt opozitar të na shoqërojnë në mjediset tona.

Shiptarë e Shqiptare ZGJOHUNI! Ne mos të biem në prehrin e skenareve apo grackave anti-shqiptare, le të tregohemi inteligjent në këto raste apo momente, ne nuk dimë të thyejmë vendin tonë apo të djegim pasurinë tonë, por ne na kanë drejtuar përgjithësisht ca bandillë-mafioz duke na orientuar keqazi. ZGJOHUNI O SHQIPTAR! Ne e duam demokracinë, por jo një demokraci me vrasje e djegie apo dhunë ndaj institucioneve që na përfaqesojnë e që ne vetë i kemi sjellur në të tilla pozita. Dhunimi i tyre do të thotë dhunim i votës sonë, pasi shqiptarët e kanë dhënë verdiktin e tyre, tashmë që me 29 qershor 2009. Ne nuk jemi ato njerëz që e shesim gjakun e vëllezërve tanë për një grusht të holla që na jep një pushtet lokal që pretendon të marrë edhe atë qëndror me arsyen e forcës së blerë të këtyre “rrezikzive”. ZGJOHUNI VËLLEZËR E MOTRA SHQIPTARE!, edhe mos u shisni e mos u blini, pasi kjo s’ka qenë asnjëherë në burrërinë dhe moralin tonë. Shqiptarë e shqiptare, dje kemi rënë shumë poshtë karshi vetes, karshi perëndimit, karshi moralit e humanizmit shoqëror, edhe më poshtë se kaq nuk bëhet. Ku shkoi krenaria, besa, tradita, etika, kultura, morali edhe më madhështore Vllazëria jonë?!

Lë t’i lëmë mëritë personale të disa politikanëve. Të bashkohemi rresht për një, duke respektuar njëri-tjetrin, e jo duke vrarë e plaçkitur. Jeta është e shtrenjtë. Ai atje Lart na e ka dhuruar atë. Ai ka të drejtë të na marri. Askush tjetër veç Atij. STOP politikbërësve mafioze që organizojnë dhe nxisin gjithçka vetë dhe në fund deklarojnë se turma është në drejtim te paditur, në një padrejtim që të drejton nga zyrat e kryeministrisë për të dhunuar institucionin.
Shqiptarë e shqiptare, historia ka treguar që nëse ne jemi të bashkuar në të mirën e këtij vatini, ne do të jemi më të fortë se kurrë, edhe s’do kemi më gjakderdhje, le të mësojmë pak nga e kaluara që ne me bashkim dhe vëllazërim formuam besëlidhjen e Lezhës, qeverinë në vitin 1912. Ndërsa tani ka ardhur koha që ti lëmë mënjanë këto skenare e të prezantohemi në Europë si shqiptarë të denjtë të saj, që respektojnë demokracinë dhe sovranitetin e tyre territorial.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi