Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isufi, Ramushi do ta shpëtojë qeverinë nga degradimet dhe skandalet

Shko poshtë

Isufi, Ramushi do ta shpëtojë qeverinë nga degradimet dhe skandalet Empty Isufi, Ramushi do ta shpëtojë qeverinë nga degradimet dhe skandalet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 05, 2012 12:47 pm

Isufi, Ramushi do ta shpëtojë qeverinë nga degradimet dhe skandalet


Isufi, Ramushi do ta shpëtojë qeverinë nga degradimet dhe skandalet Largea_isufi-041354662598
Zgjedhja e Ramush Haradinajt kryeministër të Kosovës do ti jap fund degradimit të vazhdueshëm të kësaj qeverie dhe skandaleve të njëpasnjëshme, ka deklaruar, Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së.

Ndërsa suk folur për skandalin të njohur si çështja e përgjimeve, Isufi tha se duhet ta zbardh EULEX-i, sepse informacionet kanë rrjedhur prej tij. Ai ka shprehur dyshimin se dikush ka qenë i interesuar për ta ulur imazhin e Kosovës nëpërmjet atyre bisedave të bëra publike, dhe se nuk mund të pranohet ideja se ajo është bërë thjeshtë ‘aksidentalisht’ pasi informacionet nuk ishin pjesë e qëllim të hetimit për korrupsion, dhe se nuk përbëjnë interes ato biseda për ato hetime.
I pyetur në “Interaktiv” për buxhetin Isufi tha se ata janë serioz dhe se buxhetin do ta aprovojnë me vërehjet e arsyeshme që beson të merren parasysh, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, kur kanë votuar pro buxhetit.
Duke folur për mundësinë e koalicionit, përkatësisht bisedat që po zhvillohen ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, Isufi tha se beson se përkrahja do të jetë e gjerë për shkak të vizionit, programit dhe 100 ditshit qeverisës nga Hradinaj me një pragmatizëm me të cilin mund të ndryshohet cilësia e jetës në Kosovë. Isufi tha se me gjithë presionet, që kanë pasur tha se besojnë në programin dhe se janë të paluhatshëm në qëndrimet e tyre.
Ai nuk saktësoi se kur mund të hyjë në koalicion AAK, dhe se sipas tij nuk është lehtë që të arrihet deri një marrëveshje. Ai tha se kjo qeveri ka degraduar, skandalet po vazhdojnë dhe se duhet dikush që ta ndryshojë situatën dhe se dikush duhet të marrë përgjegjësinë
Ai tha se beson se edhe pozita edhe opozita i njeh cilësitë e Haradinajt dhe do të sigurohet një qeveri e respektuar.
Ahmeti tha se duhet të jetë një program i mirë dhe pragmatik, autentik, dhe nga njerëzit e përfshirë nga njerëzit e Kosovës dhe jo vetëm nga ndërkombëtarët.
Por, Isufi nuk ka folur hapur për SHIK-un kur është pyetur për qëndrimet dhe akuzat që mbanin më parë. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi