Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SHTATSTOLISURA SARANDA IME

Shko poshtë

Vullnet Mato:SHTATSTOLISURA SARANDA IME Empty Vullnet Mato:SHTATSTOLISURA SARANDA IME

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 30, 2011 6:19 pm

SHTATSTOLISURA SARANDA
IME



Vullnet Mato:SHTATSTOLISURA SARANDA IME 45120_422828679076_644509076_5062146_8207270_n-300x200
Lexoni një ''pikë uji'' nga deti i krijimtarisë së poetit dhe
prozatorit të shquar :Vullnet Matos



*******************************************************
SHTATSTOLISURA SARANDA IME


Nga Profesor Vullnet Mato


Shtatstolisura Saranda ime, nusja bukuroshe e Jonit të kaltër ka veshur
purpurimet më të ndritura të ditëve verore, për të pritur miqtë e shumtë nga e
gjithë gjeografia hapsinore e kontinentit. Ka kohë që
nuse Saranda bashkë me dhëndrin e vet Jonin, kanë bërë gati odat dhe plazhet, ku
do të rehatohen shqiptarët nga Vermoshi deri në Konispol, nga Kosova e
Maqedonia, nga Greqia e Italia dhe nga të gjitha skajet e globit ku banojnë
bijtë e saj emigrantë. Nuse Saranda ka shtruar vilat allafrënga dhe ka gatitur
lokalet moderne me pajisjet dhe gatimet më të shijshme të kuzhinave
evropiane.

Dhëndër Joni ka ngrohur ujërat, ka shtruar rërën, ka bërë gati peshqit e egër
dhe oktapodët për tryezat madhështore të kësaj vere të nxehtë, e cila sapo
përcolli nëpër botë jehonën e kampionatit botëror, ku një oktapod
sumbullandritur i kaltërsive detare parashikoi edhe fatin e disa fitoreve të
mëdha. Jam ndodhur në mes të këtij purpurimi gati dasmor, i ftuar nga Bashkia e
Sarandës, për promovimin e librin tim të ri prej 400 faqesh me poezi të
zgjedhura të sapodalë nga shtypi i shtëpisë botuese “ADA”. Gëzimi im, i nxitur
nga kjo atmosferë festive verore dhe nderimi që po më bëhet nga autoritetet e
vendit, si bir i Sarandës i larguar qysh në vegjëli, ka arritur lartësitë e
majëmaleve.

Këtu po shoh se emri im i gdhendur nga bashkëfshatarët e origjinës në
shkëmbin e malit të Fterrës, është gdhendur jo vetëm edhe në ftesat e Vullnet Mato:SHTATSTOLISURA SARANDA IME 45894_1337746774909_1568334934_30683703_3416112_n-289x300bukura për këtë takim shkrimtarësh e lexuesish, por
edhe në zemrat e shumë miqve dhe shokëve që më presin krahëhapur e buzagaz.
Dhurata më e pastër e më e pakorruptuar e librit me autograf, i gëzon së tepërmi
të gjithë ata që më duan, duke filluar që nga kryetari i baskisë, Edmond Gjoka,
dy nënkryetarët Robert Maçi e Fatos Mullaj, deri te kryetari i këshillit
bashkiak Arjan Demiri dhe krijuesit e lexuesit e shumtë. Doktorit të nderuar
Agim Nelaj, për të cilin qesh buza e çdo qytetari sapo përmendet emri i tij,
tani i qesh buza për mua dhe më bën të gjitha lehtësitë shoqërore për të takuar
gojartët e Sarandës, si poetin dhe shkrimtarin Pajtim Çaushi, poetin Zaho
Vasili, aktorin e shquar Anastas Nika, që fillon menjëherë të deklamojë vargjet
për Sarandën në krye të librit, rektorin e degës së universitetit të
Gjirokastrës Eduart Mehmeti e shumë të tjerë. Vëllai im, Agimi, poet dhe
mjeshtër elektronik, bën pllakatin e madh të librit tim për sallën e kinoteatrit
dhe gatit kamerat e televizionit “Riviera” bashkë me “TV Sarandën” të filmojnë
këtë festë të re shkrimtarësh në brigjet e detit Jugor.

Më gufon zemra bashkë me cërritjet e celularit, kur poetë dhe shkrimtarë të
largësive kontinentale që kanë marrë vesh në internet për këtë aktivitet, si
Arqile Gjata, nga Greqia, Agim Gashi e Mentor Thaçi nga Gjermania, Sinan Vaka e
Lumo Kolleshi nga Përmeti, miq të tjerë nga “Bota e Re” në Amerikë dhe nga
“Albemigranti” në Kanada më urojnë promovimin në çastet para fillimit të
veprimtarisë. Gazmohem aq, sa më duket sikur edhe ishulli i Korfuzit po afrohet
nëpër ujëra të dallgëzuara të më përshëndesë: “Mirë se erdhe, o thinjosh i ikur
qysh fëmijë, që ke kohë pa i lëshuar sytë nga brigjet e mia gjelbëroshe!

” Njeriu jeton botën e tij me mendimet dhe bëmat e përditshme, duke menduar
rëndom se e kanë harruar ekzistencën e tij në këtë botë, aq me tepër unë, i
larguari nga vendlindja para gjysmë shekulli. Por e kisha gabim. Ata më kishin
ndjekur si birin e tyre në çdo hap, të hedhur me gjurmë fletësh nëpër libra. Dhe
këtë ma kujtuan jo vetëm shokët e vegjëlisë që takova, por edhe miqtë e ardhur
nga Fterra që folën tejet entuziast në këtë takim, si Profit Zani me të birin
Besmirin, apo plaka fterriote që më kujtoi atë moshë, kur kisha shkuar në
shtëpinë e saj në Fterrë dhe kisha hipur mbi çati për të afruar plloçat e gurta
që të mos rigonin pikëzat e shirave. Një befasi e këndshme më ndodhi kur hodha
vështrimin nga salla e mbushur dhe pikasa aty ish drejtorin e përgjithshëm të
radiotelevizionit publik, Agron Çobanin, që ndodhej ato ditë për pushime në
Sarandë dhe kishte lenë argëtimet e tij për të ndjekur nga afër këtë veprimtari
libri. Bashkë me djelmoshat e vegjëlisë, me të cilët luaja cinglat e nxirrja nga
deti koshat e peshqve, tashmë të plakur nëpër biznese e probleme juridike, si
Kostaq Lapa, Petrit Aliaj, Gjykim Dauti e shumë të tjerë. Dhe pas gjithë atij
gazi që më shoqëroi nga dita e parë deri te e fundit, më riguan fytyrën lotët e
nxehtë, kur aktori i talentuar Anastasi, recitoi poezinë për nënën time
hallemadhe. Dhe bashkë me mua lotuan në sallë edhe disa gra të nderuara me zemër
të ndjeshme si imja. Pas kësaj desha të flisja gjatë për miqtë e mbledhur aty
për të më nderuar. Mirëpo jo vetëm nuk munda nga emocionet që m’u krijuan, por
edhe mendova sa kanë folur më Vullnet Mato:SHTATSTOLISURA SARANDA IME 37749_1299182610829_1568334934_30597620_6868629_n1-300x225
mirë për ata njerëz të dashur 17 librat e mi, sesa goja
ime. Thashë vetëm ”Kam gjashtëdhjetë vjet që e pres këtë ditë !” Mandej,
boshllëkun tim e kishin plotësuar përpara më së miri gojartët e Sarandës, të
cilët ligjëruan njëri pas tjetrit që nga profesori Pajtimi që më quajti gdhendës
i vargjeve në gur, deri te kryetari i bashkisë, që me përshëndetjen e tij si
sirena entuziaste e një vapori të ankoruar në gjiun e Sarandës, ledhatoi
shpirtin tim të larguar nga vendlindja për shkak të luftës klasore dhe i ftoi
miqtë në koktejin e shtruar nga bashkia. Gjithsesi, ato fjalë që nuk i thashë
dot aty, por që u nënkuptuan, mendoj se i rendita këtu, te ky shkrim, në këto
pak fraza të shkruara me gjak zemre.

*************************************************

Një video , ku poeti dhe profesori i shquar falnderon dhe e urojnë
,në 70 vjetorin e ditlindjes së tij






Më poshtë po sjellim në kujtimin e lexuesve edhe tre poezi të bukura



VELLOJA E NUSES


Ndoshta nuseve u veshin vello të bardhë
tu zbardhet durimi qysh nga dita e fillimit,
që pas mundimeve, me dëshirë në darkë
të ngrejnë flamurin e bardhë të dorëzimit.
Më pas velloja i kthehet butikut nusëror,
dhe nuses i mbetet fotografia e dasmës,
ta kujtojë sa herë merr fshesën në dorë,
dhe nis të lajë pjatat e vaktit të mëpasëm.
Veç te ikja në punë pret rastin e çlirimit
nga skllavëria me disa skllavopronarë,
kur pas burrit, i shtohen fëmijët e gjirit,
që ua duron robërimin me qejf të madh.
Pastaj kur pronarët bëhen një kor i plot
dhe zënë të këndojnë himnin e trishtimit,
ajo zë kokën me duar dhe lan me lot,
vellon e bardhë të robërimit të shpirtit.
Ndodh pronari kryesor vellon e harron
dhe argëtohet diku te një nuse pa vello.
Ajo në shtëpinë e streseve veten kafshon,
duke përbuzur burrin donzhuan e otello.
Dhe velloja e bardhë e dasmës së shenjtë
shndërrohet befas një napë e zezë pis,
hedhur supeve gjatë funeralit të shpejtë
për varrimin përfundimtar të dashurisë.

TË PRES TE VESA E GJELBËR


Lere celularin,
eja flasim me sy,
derisa gjumit
të dy i kemi shkarë!
Tani kur lind dita
nga nata në shtatzani,
eja të shohësh
një mrekulli të paparë!
Tek arat me grurë,
këtë mëngjes për ty!
Kallinjtë si roje nderi
janë vënë në radhë!
Eja të pres,
siç pret gruri i ri,
të mugullojë nga nata
agimi i bardhë.
Bulëza të argjendt...
TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT


Ai na thërriste të mblidheshim
nën krahët e shpendit krenar,
që s’ishte shqiponjë,
po Arbëria me dy krerë.
Na thërriste të ngriheshim
nga gjumi i rëndë mesjetar,
që s’ishte gjumë,
po vdekja e kombit viseprerë.
Na thërriste të bashkoheshim
nën bajrakun kuqezi,
që s’ishte flamur,
po gjaku shekullor i Arbërisë.
Na thërrist...

Shkruar nga Vullnet Mato
Pershtati : Besa Morina - Gashi
cene-alb.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi