Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Homazhe për Zahir Pajazitin

Shko poshtë

Homazhe për Zahir Pajazitin Empty Homazhe për Zahir Pajazitin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 11:17 pm

Homazhe për Zahir Pajazitin Homazhet-aak-310111_thmb1_430426_thumb_largeHomazhe për Zahir Pajazitin

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 12:21

Në 14-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë homazhe pranë shtatores së dëshmorit Zahir Pajaziti.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka uruar me këtë rast që Kosova të ec përpara në integrime të reja dhe të bëhet vend ashtu siç kanë dashur dëshmorët.

“Sot jemi në përkujtim të figurave të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Ilir Konushevcit, Hakif Zejnullahut dhe shumë dëshmorëve tjerë që kanë ra për vendin. Dhe në këtë ditë përkujtimi, urojmë që Kosova të ec përpara në integrime të reja dhe të bëhet vend ashtu siç kanë dashur dëshmorët”, ka thënë Isufi, siç transmeton Kosovapress.

Homazhe pranë shtatores së dëshmorit Zahir Pajaziti ka bërë edhe një delegacion i FSK-së, i kryesuar nga ministri në largim Fehmi Mu
jota.

Mustafa: Do ta rregullojmë Sheshin “Zahir Pajaziti”

Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka premtuar se do të angazhohet për të rregulluar më mirë Sheshin “Zahir Pajaziti”. Një premtim të tillë ai e bëri gjatë homazhit që bëri te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti me rastin e 14-vjetorit të rënies së tij dhe të dy bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.

Mustafa ka vlerësuar lartë figurën e Zahir Pajazitit si një prej kontribuuesve më të mëdhenj për lirinë e Kosovës.

“Ai ishte ndër luftëtarët e lirisë së Kosovës, luftoi në anën e Llapit, dha një kontribut të veçantë për lirinë e Kosovës. Këtë kontribut ne do ta vlerësojmë, do ta vlerësojmë personalitetin e tij dhe po ashtu do të angazhohemi që edhe në të ardhmen ky shesh do të rregullohet edhe më mirë dhe që njerëzit ta përjetojnë më mirë edhe sheshin si të tillë, edhe emrin e Zahir Pajazitit”, ka thënë Mustafa.

Homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit ka bërë edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili nuk ka dhënë ndonjë mesazh nga këtu, përveçse ka folur për ndërtimin e qeverisë së re të Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi