Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit

Shko poshtë

Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit Empty Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 26, 2011 2:23 am

Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?
Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit

Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit Hasan%20zeneli


Hasan Zeneli është ndër bashkëluftëtarët e orëve të para të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitit. Ka marrë pjesë në aksionet e para kundër policisë serbe. Thotë se arma e tij automatike ka qenë e para që ka shkrepur kundër policisë serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Është pjesë e aksionit kundër ish-rektorit serb Radivoje Papoviq.

Por Hasan Zeneli, 12 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ndihet i zhgënjyer. Zhgënjimi i tij daton që nga koha e aksioneve të tij guerile ilegale me Zahirin. Zhgënjimi i tij vjen e shtohet pas vrasjes së Zahir Pajazitit, më 31 janar t vitit 1997. Ndërkaq zhgënjimi i tij ka shpërthyer tash kur i ka plasur zemra dhe me çdo kusht dëshiron të zbardhë vrasjen e bashkëluftëtarit e komandantit të UÇK-së Zahir Pajazitit.

Hasan Zeneli flet për herë të parë për pjesëmarrjen e Zahirit në ushtrimet ushtarake në Shqipëri në vitin 1991, për takimet dhe relacionet e Zahirit me Ismet Abdullahun, Azem Sylën, Nahit Hasanin, Xhavit Halitin, Sali Çekun, Sokol Bashotën, Ismajl Sejdiun, Jonuz Zenelin, Agim Makollin, Latif Brajshorin etj.

Në intervistën ekskluzive për “Bota sot” Hasan Zeneli tregon se kush ishin koordinatorët e Grupit të Llapit, të Drenicës dhe të Dukagjinit? Si i bë takimi ndërmjet Sali Çekut e Zahir Pajazitit? Pse Grupi i Llapit kundërshtoi dërgimin e Nahit Hasanit si koordinator për Grupin e Llapit? Kur është mbajtur takimi i parë në mes të Zahir Pajazitit e Nahit Hasanit? Kur është takuar për herë të parë Zahir Pajaziti me Azem Sylën dhe cila ishte porosia e Azem Sylës për Zahirin? Pse Zahiri refuzoi prosoinë e Azem Sylës për të bërë atentat ndaj presidentit Ibrahim Rugova? Pse kur e pyeta Zahirin se si kalove në takim me Azem Sylën, Zahiri më tha: ”Hiqu tij, nuk dua as ta shoh më kurrë!”. Pse nuk u lejua që anëtarë të Grupit të Llapit të jenë edhe Nuredin Ibishit e Faik Pajaziti? Cila ka qenë porosia e Ibrahim Rugovës që i ka dërguar te Grupi i Llapit përmes Rexhep Gjergjit? Pse Azem Syla, Xhavlit Haliti, Ali Ahmeti e Sokol Bashota dëshironin të bëheshin “komandantë” të UÇK-së nga diaspora? Si u vra Zahir pajaziti vetëm 10 ditë pas arrestimit të Nahit Hasanit? Cilat in formacione ka mundur t’i japë policisë serbe Nahit Hasani i torturuar nga policia serbe? Pse kur u arrestova unë më 27 prill 1997, inspektorët e sigurimit më përmendin vazhdimisht “Abazin”, pseudonimin e Nahit Hasanit? Pse Nahit Hasani viktimë e kreut të dhunshëm të UÇK-së, që kanë emrin e Azem Sylës, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Sokol Bashota? Pse kërkoj nga Azem Syla që të jap llogari për vrasjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut?

Për të gjitha këto dhe mjaft detaje tjera interesante do të lexoni në disa vazhdime në gazetën “Bota sot”

Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit Zp800foto-1

Nga e majta; Hasan Zeneli, Zahir Pajaziti, Azem Zeneli, Agim Zeneli, Avni Ajeti dhe Shemsi Ajeti (fotografi e vitit 1995 në Tiranë)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi