Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Vetëvendosja”: Vetë ekzistimi i strukturave paralele është krim në Kosovë

Shko poshtë

“Vetëvendosja”: Vetë ekzistimi i strukturave paralele është krim në Kosovë Empty “Vetëvendosja”: Vetë ekzistimi i strukturave paralele është krim në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 16, 2009 5:24 pm

“Vetëvendosja”: Vetë ekzistimi i strukturave paralele është krim në Kosovë


“Vetëvendosja”: Vetë ekzistimi i strukturave paralele është krim në Kosovë Sh_b
“Vetëvendosja”: Vetë ekzistimi i strukturave paralele është krim në Kosovë ---a.kurti


Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë publik të gjithë emrat e udhëheqësve të strukturave paralel që veprojnë në Kosovë, ndërkaq ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ngritin kallëzim penal ndaj këtyre njerëzve, pasi që sipas udhëheqësve të Vetëvendosjes këta njerëz po punojnë për ta çrrënjosur vendin tonë.
Udhëheqësit e Lëvizjes “Vetëvendosje” të dielën në një konferencë për media kanë thënë se këto struktura kanë kryer në Kosovë vrasje, plagosje, djegie, shkatërrime, demolime etj.
Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti ka kërkuar nga institucionet që ta plotësojnë këtë kallëzim penal dhe ta deponojnë në prokurori, që këta njerëz të marrin dënimin e merituar.
“Iniciativa shtetërore është e domosdoshme që Kosova përfundimisht ta nxjerr Serbinë nga brenda, pasi që ajo vetëm po forcohet kundër shpalljes pavarësisë”, tha Kurti për të shtuar strukturat paralele të Serbisë nuk janë struktura abstrakte, por janë njerëz konkretë, të cilët kanë kryer shkelje të ligjit, vepra penale dhe krime konkrete.
“Këto struktura janë struktura paralel politike të Serbisë në Kosovë, nuk janë të përfshira struktura paralel në sferën e shëndetësisë, arsimit etj.”, tha ai.
Kurti tha se toleromi që iu është bërë strukturave paralele deri me sot është inkurajim, është kontribut në krim.
“Me qenë se nuk ka pasur drejtësi për ato krime të kryera, kemi të bëjmë me krime të vazhdueshme”, tha Kurti dhe shtoi se ekzistimi i këtyre strukturave paralel është krim në Kosovë, e lerë më funksionimi i tyre.
Sipas tij, këto struktura integrimin e serbëve në Kosovë e kanë bërë të panevojshëm dhe të pamundshëm.
“Të panevojshëm, sepse Serbia ju ka dhënë më shumë para se sa Qeveria e Kosovës, dhe për shkak se qeveria ua ka ruajtur pagat edhe atëherë kur ata kanë filluar të punojnë për Qeverinë e Serbisë. Po ashtu e ka bërë të pamundshëm integrimin e tyre për shkak të kërcënimeve dhe frikësimeve që ua bëjnë këto struktura serbëve lokal në Kosovë”, tha ai.
Udhëheqësit e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë thënë se Serbia para viti 1999 ka qenë e pranishme në Kosovë përmes ushtrisë, policisë, dhunës, terrorit dhe gjenocidit, ndërsa sot është e pranishme përmes strukturave paralele shtetërore të Serbisë.
“Vetë UNMIK-u përmes rezolutës 1244 në fillim të mandatit të tij i patë cilësuar këto struktura paralele si ilegale në Kosovë, por në të njëjtën kohë ka qenë vet UNMIK-u i cili për gjatë gjithë kësaj kohës e ka toleruar ekzistencën dhe veprimtarinë e këtyre strukturave të shtetit të Serbisë brenda Kosovës”, aktivisti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Ai tha se UNMIK-u jo që ka ditur gjithçka rreth këtyre strukturave, por sipas tij edhe i ka toleruar dhe shpesh herë edhe ka bashkëpunuar me to.
Konjufca ka vlerësuar se të njëjtën gjë sikurse UNMIK-u, është duke e bërë edhe ICO dhe EULEX-i.
“EULEX-i në vend që të merret më shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, se bashku më institucionet e Kosovës, ata që prej fillimit kanë treguar se do t’i trajtojnë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, jo si elemente subversive të shtetit të Serbisë brenda Kosovës, por përkundrazi si partnerë dhe bashkëpunëtor këtu në Kosovës”, tha Konjufca, duke shtuar se strukturat paralele në Kosovë nuk janë kurrfarë institucionesh anonime.
“Këto struktura janë garnitura të përbërë nga njerëz konkret, me emra dhe me identitet të paguar prej Serbisë për të zhvilluar veprimtari armiqësore kundër vullnetit politikë të popullit të Kosovës”, tha Konjufca.
Në fund Lëvizja “Vetëvendosje” ka publikuar një hulumtim të bërë, ku ka prezantuar emrat e udhëheqësve të strukturave shtetërore të Serbisë që veprojnë brenda për brenda Kosovës./F.Geci/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi