Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tadiq thotë se nuk do t'i shuajnë strukturat paralele në Kosovë

Shko poshtë

Tadiq thotë se nuk do t'i shuajnë strukturat paralele në Kosovë Empty Tadiq thotë se nuk do t'i shuajnë strukturat paralele në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 07, 2012 7:17 pm

Tadiq thotë se nuk do t'i shuajnë strukturat paralele në Kosovë


Tadiq thotë se nuk do t'i shuajnë strukturat paralele në Kosovë Tadic_strukturat4
Tadiq: Kosova është jona, kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e saj

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq Tadiq në Manastirin e Deçanit ka thënë se kurrë nuk do të pranon t'i shuajë institucionet paralele serbe në Kosovë, sepse kjo do të thoshte shpërngulje afatgjate e serbëve nga Kosova.

Tadiq po qëndron në Kosovë me rastin e Krishtlindjes ortodokse. Tadiq në Manastirin e Deçanit ka thënë se kurrë nuk do të pranon t'i shuajnë institucionet paralele serbe në Kosovë, sepse kjo do të thoshte shpërngulje afatgjate e serbëve nga Kosova. Serbët në Kosovë pa to nuk do të mund të sigurojnë shkollimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, ka thënë Tadiq.

Tadiq ka ripërsëritur se kurrë nuk do at njohë pavarësinë e Kosovës. Në pyetjen e gazetarëve se a do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës, është përgjigjur se përgjigjja e tij është shkurtër dhe e ditur: “Ju e dini përgjigjen time. Ajo është e shkurtër dhe e qartë–kurrë”.

Në liturgjinë e mbrëmshme në Manastirin e Deçanit kanë marrë pjesë edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, përfaqësuesi i BE në Kosovë, Ferdinando Gentilini si dhe përfaqësuesit e korit diplomatik, në mesin e cilëve edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi