Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mubarak jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë së tij në pushtet

Shko poshtë

Mubarak jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë së tij në pushtet Empty Mubarak jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë së tij në pushtet

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 05, 2011 10:02 pm

Mubarak jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë së tij në pushtet


Mubarak jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë së tij në pushtet 5mubarak__

Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka dhënë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Nacional-Demokrate në pushtet, njofton agjencia e lajmeve Al-Arabija. Dorëheqje nga kreu i partisë kanë dhënë edhe disa politikanë të tjerë. Mirëpo edhe më tej nuk ka shenja për tërheqjen eventuale të Mubarakut nga posti i presidentit. Ai sot para dite është takuar me disa përfaqësues të qeverisë për të diskutuar gjendjen ekonomike në vend. Takimi është zhvilluar në pallatin presidencial në Heliopolis, i cili gjendet disa kilometra larg qendrës së Kajros. Në qendër të qytetit kanë vazhduar protestat e opozitës kundër Mubarakut, i cili nuk ka respektuar ultimatumin që deri të premten të japë dorëheqje. Gazeta amerikane "New York Times" njofton se ndërkohë po mendohet për mundësinë që Mubaraku të dërgohet në Gjermani për një kontroll mjeksor, ose të dërgohet në bregdet në Sharm el Sheik.
>> Ndërkombëtarët kërkojnë ndryshim të shpejtë të pushtetit në Egjipt
>> Bisedime për t’i dhënë fund krizës në Egjipt
>> Sheshi Tahrir pushtohet nga turma të mëdha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi