Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Egjipt, Mubarak refuzon të dorëhiqet

Shko poshtë

Egjipt, Mubarak refuzon të dorëhiqet Empty Egjipt, Mubarak refuzon të dorëhiqet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 11, 2011 1:09 am

Egjipt, Mubarak refuzon të dorëhiqet
Egjipt, Mubarak refuzon të dorëhiqet Hosni-Grab_x

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, sapo deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, duke ngjallur protesta të menjëhershme dhe ilaritet mes turmës prej dhjetëra mijëra egjiptianësh të mbledhur në qendër të Kajros, për të festuar largimin e tij.

Prej disa orësh, pritej me ankth adresimi i 82-vjeçarit përpara kombit, me bindjen se ai do të pranonte të largohej.
Megjithatë, duke folur për televizionin shtetëror, në një deklaratë që nisi në orë 21:45, Mubarak deklaroi: “Janë bërë gabime dhe unë jam i pari që e pranoj këtë.
Kjo qeveri po punon intensivisht për t’i ndrequr këto probleme. Unë jam shumë krenar për të rinjvë e vendit tim, për këtë brez të ri egjiptianësh që kërkojnë demokraci të plotë.
Më vjen keq vetëm për faktin që disa persona i janë nënshtruar presioneve të huaja, për të mbajtur qëndrime të caktuara. Edhe më e dhimbshme për mua janë martirët e këtyre protestave, por përfitoj nga kjo deklaratë, për të theksuar edhe një herë angazhimin e plotë të shtetit për të vendosur fajtorët përpara ligjit.
Live Videos by Ustream
Më parë, kam deklaruar se nuk do të paraqitem në zgjedhjet e shtatorit dhe kjo ishte një deklaratë e vështirë për një njeri që ka lidhur jetën e tij me fatet e vendit prej 30 vitesh.
Jam këtu përpara jush për të konfirmuar se do të vazhdoj të qëndroj në pushtet deri në shtator, periudhë gjatë së cilës do të përgatis gradualisht largimin tim nga pushteti.
Periudha ime si president nuk do të jetë e përjetshme, por ai që do të më zëvendësojë do të vijë vetëm me zgjedhje të rregullta dhe demokratike, me zgjedhje që janë në plan të zhvillohen në shtator”.
Presidenti Mubarak lajmëroi edhe për një seri ndryshimesh kushtetuese, që t’i japin qytetarëve më shumë të drejta demokratike.
Mubarak përgatitet të mbajë fjalim para vendit
Televizioni shtetëror egjiptian thotë se Presidenti Hosni Mubarak përgatitet të mbajë një fjalim para vendit. Zyrtarët ushtarakë të Egjiptit dhe anëtarë të partisë në pushtet thanë më parë se Presidenti "do të plotësojë kërkesat e protestuesve”.
Por sipas televizionit shtetëror, Ministri egjiptian i Informacionit ka mohuar se Presidenti do të japë dorëheqjen.
Egjiptianët po demonstrojnë që prej 17 ditësh, duke bërë thirrje për përmbysjen e Presidentit Mubarak i cili ndodhet në pushtet prej 30 vjetësh.
Këshilli i Lartë Ushtarak u mblodh sot pa komandantin e përgjithshëm, Presidentin Mubarak.
Ushtria deklaroi mbështetjen për “kërkesat legjitime të popullit” në televizionin shtetëror. Një zëdhënës tha se Këshilli po shqyrtonte masat që mund të merreshin për të garantuar sigurinë e vendit dhe të popullit.
Sheshi Tahrir i Kajros, qendra kryesore e protestave, shpërtheu në brohorima kur u përhap lajmi.
Demonstruesit mbanin pankarta ku zoti Mubarak cilësohej tradhëtar, vrasës dhe tiran, ndërsa nga altoparlantët dëgjoheshin këngë patriotike.
Egjipt, Mubarak refuzon të dorëhiqet Tahrir_2_900
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi