Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gani Qarri: A mund të realizohen vërtetë premtimet?!

Shko poshtë

Gani Qarri: A mund të realizohen vërtetë premtimet?! Empty Gani Qarri: A mund të realizohen vërtetë premtimet?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 06, 2011 1:15 am



Gani Qarri: A mund të realizohen vërtetë premtimet?! U1_GaniQarri
A mund të realizohen vërtetë premtimet?!


Nga Gani Qarri

Premtimet e përzgjedhura dhe të formuluara me kujdes, për rritje adrenaline me shije të "lartë" ndikuese në mënyrë që përmes ngritjes së emocioneve,për qëllime të paracaktuara, të hutohej votuesi nga joshja për rritje pagash dhe mirëqenie sociale për ta vendosur atë para faktit të kryer duke humbur edhe arsyen e perceptimit të së mundshmes dhe dëshirës për të pasur një jetë më të mirë,e hipnotizuan me magji votuesin e pa djallëzuar, në atë mënyrë, sa që do të dëshironte të kishte jo vetëm një por nga një votë për secilin subjekt elektoral,që secilin nga ata ti shpërblente për zemërgjerësi të tillë premtimesh elektorale.

Madje bindja e votuesit fitonte edhe më shumë në peshë ngase premtimet atij i vinin nga figura të rëndësishme që deklarohen se janë të përkushtuar për të mirën e popullit dhe perspektivën e Atdheut,për afrim me Evropën dhe lëvizje të lirë më në fund edhe për qytetarët e Kosovës nga kafazi i fundit hermetik në hartën e Evropës,për në Bashkimit Evropian.

Premtimet bëheshin gjithnjë e më interesante të cilat vinin herë si stuhi e herë si furtunë me përqindje të ndryshme rritjesh të pabesueshme edhe për nivelin utopik për kushtet e vendit,që nga 30% ,50% e deri në 100% ngritje pagash,madje premtimet bëheshin shumë atraktive dhe fitonin edhe më shumë në besueshmëri tek votuesi ngase,premtime për rritje pagash,bëheshin nga të gjitha partitë politike, rritje këto të cilat dështuan të paktën "përkohësisht"duke u shkrirë që në fillim,si vesa para Diellit që në agim të parë, i cili ngriu buzëqeshjen e mësuesit punëtorit dhe cilitdo qytetar që merr një rrogë çfare do qoftë ajo nga shteti,në të cilin ata shpresonin.

Ky popull i panënshtruar ndër shekuj dhe i pamësuar të bëj kompromis me ndërgjegjen e tij kombëtare e njerëzore, i cili përkundër dhembjeve dhe vuajtjeve nuk u përul asnjëherë para okupatorëve të shumtë e të ndryshëm që për kohë të gjatë apo më të shkurtër sunduan vendin tonë, i nënshtrohet sot rrenës dhe mashtrimit vendor,nga cila do parti qoftë ajo përmes premtimeve të pambuluara të politikanëve vendor,të cilët interesat partiake dhe personale i qesin para atyre shtetërore dhe kombëtare duke dëshpëruar këtë popull me çdo hap të pamatur që bëjnë në kurriz të tij.

Gjendja e mjerë dhe e pa rrugëdalje e popullit,nuk ka të bëj vetëm me ndërkombëtarët, ajo lidhet me fatalitetin, e brendshëm sepse ndërgjegjja e tij po nëpërkëmbet nga vetë shqiptarët derisa ajo po shkelet dhe ndëshkohet rënd edhe me çmimet që rritën dhe pagat që mbeten të njëjtat,përkundër premtimeve pa asnjë efekt të cilat nuk zgjatën shumë dhe u shkrinë si vesa e mëngjesit në mënyrë të menjëhershme , nga vetëm një e pshurrur e ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan mosërritje pagash,kur servilizmi pa dinjitet dhe pozita vetposhtëruese e politikanëve vendor ndaj të huajve edhe për një herë më tepër, shkaktoi mosbesim të pashuar tek popullata e këtij vendi,shkaktoi fytyra të ngrysura,dhe shpirtra të vuajtur nga gjendja e trishtuar dhe dramatike,shkaktoi humbje shprese dhe revolt të mbledhur,e cila mund të shpërthej edhe këtu si në vendet arabe.

Përse veprojnë kështu politikanët e vendit kur ata e dinin edhe nga marrëveshja e nënshkruar me fondin monetarë ndërkombëtarë që nuk kishte mundësi për rritje pagash mbi 8% kurse ata premtonin rritje disa 30 ,disa 50 e disa bile edhe 100%,derisa ato nuk u ngritën për asnjë sektor,politikanët shkuan edhe më tej duke trumbetuar se po ia kthenin dinjitetin edhe mësuesit,nënshkruan edhe një marrëveshje me ta,e cila për momentin mbeti vetëm në letër,por për të cilën tani sindikata rrahë gjoksin e saj të "pulës" se gjendja e tanishme është vetëm e përkohshme. Vallë a besojnë vërtetë-ata vetë në këtë që e thonë ,apo janë shndërruar në melhem të përkohshëm për plagët e lënduara rënd të punëtorisë kosovare?! A e meritonte edhe këtë Populli i zhgënjyer i Kosovës.

Cyrih 4.02.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi