Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatime Kulli: Mendimi filozofik për dashurinë dhe jetën

Shko poshtë

Fatime Kulli: Mendimi filozofik për dashurinë dhe jetën Empty Fatime Kulli: Mendimi filozofik për dashurinë dhe jetën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 4:32 am


Fatime Kulli: Mendimi filozofik për dashurinë dhe jetën U1_FehmiBerisha-libri

Fatime Kulli: Mendimi filozofik për dashurinë dhe jetën U1_FatimeKulli
Vëllimi poetik “Vala e solli nimfë”, personifikimi i poetit lirik Fehmi Berisha

Mendimi filozofik për dashurinë dhe jetën

Nga Fatime Kulli

Vëllimi me poeziVala e solli nimfë” i autorit Fehmi Berishapërmban lëndën e tij përmbledhëse 70 poezi, të cilat kanë në strukturën tekstore formë e strukturë të ndryshme,
Po çfarë më grishi mua që i ndjeva këto poezi, gjatë kohës kur i lexoja e rilexoja disa herë?! Poezitë e Fehmi Berishës, janë të ndjera, komunikuese sepse brenda gjendjeve poetike, gjallon filozofia jetësore, atdhedashëse dhe njerëzore.
Shprehjet poetike, pothuajse në tërësinë e librit Vala e solli nimfë” kanë një lidhje të sistemuar artistike, ku metaforat “luajnë” si peshku i artë në ujë, në shërbim të themelit poetik. Libri me poezi është i ndarë në dy kapituj.
Kapitulli i parë është një kështjellë e ngritur me gurë poetik, duke pasqyruar dhimbjen e sakrificën për të mbajtur të pastra rrënjët dhe identitetin e kombit të tij. Autori në këto poezi ka përshkruar një rrugëtim të gjatë dhimbjesh, qëndrese, për t’u mos u shpërfytyruar si njeri, këndon dhimbjen për lirinë e cunguar, me vargjet:
“Këngën e brengës me lot lirie,
Prangat kërcëlluan si heshta
Thellë në asht,

E kënga nuk u ndal...”

***

Kënduam mbi eshtra
Ku digjej heshtja,

Ku shpirti përflakej
Për të madhen dashuri...
Ku adresa kish humbur udhën,

Për të shtrenjtën shtëpi,
Dhe uji i lumit mbylli sytë,

E ndërrojë rrjedhën e tij...”

(poezia
Kënduam mbi eshtra””


Duke qëndruar tek rrënjët poetike të autorit Berisha, hasim poezitë: “Nusja Shqiptare”, “Kortezh i lënduar”, “Ku mbetën nuset tona”, “Nën këmbë më rrotullohen gjurmë të arta”, “Nëntor i Tretë, identiteti dhe kënga ime”, Atdheu im, djepit përkundur që në lashtësi”
Këto poezi kanë fuqi shprehëse, fjala ka peshës, është poezi qëllimore për misionin poetik, edhe pse në leximin e parë këndimor, emocioni duket i ftohtë, pa shpirt, por këto poezi digjen si zjarr për një ideal të madh të njeriut poet, për vendin dhe kombin e tij, dhe këtë poeti e shpreh qartë në grupin e parë të poezive, ku janë skalitur me vargje , thurur me fjalët më artistike, ndërtuar në frymën më poetike! Përçon në mënyrë të përsosur ndjenjën atdhetare te lexuesi, arrin ta përvetësosh atë me pastërtinë e ndërtimit të dhe shprehjes së ndjenjës atdhedashëse.


Duke mos iu shkëputur boshtit rrënjor poetik tëlibrit Vala e solli nimfë”, perceptimi im për këtë lloj poezie, qëndron koncepti autorial në pasqyrimin e vetvetes. Kohëzimi poetik i Fehmi Berishës, lëviz në qëllim në vetvete: E shkuara nuk e fshin të shkuarën. Këtë e vërejmë tek poezia“Dua të kërcej vallen e Osman Takës
Ja sprova:

“Ngjeshur në fijen më të hollë të kujtesës
Lëviz me dhembje nën ullirin plak
Afrohem pranë rrënjëve të tij,
Degët e thyera kullojnë gjak…
Lidh fijet e mallit flokëve të shekullit mizor
Siç lidhi Zerva kokat e burrave patriotë
Në shiritin e zi të historisë
Që ende sot në shekullin XXI
Nuk po lidhen fijet e arsyes
Penjtë e dashurisë janë ndryshkur ndër varre...

***

Ngjeshur në fijen më të hollë të dhimbjes
Shëtis njollave të ajrit të murrmë
Ngjyrat janë shpërbërë ne koleksion të heshtjes...
Në bahçen e bilbilave dëgjoj këngën e Çelo Mezanit...
Eh ç’më pihet një gotë raki, të turbullojë mendjen
Dua të kërcej vallen e Osman Takës...”

Autori në këto vargje sintetizon shprehjet poetike me historinë kulturore të të trevave të Çamërisë, duke dashur të na kujtojë në këto ligjërime poetike, autori, rrëfen: “Ngjeshur në fijen më të hollë të kujtesës /Lëviz me dhembje nën ullirin plak /Afrohem pranë rrënjëve të tij,/Degët e thyera kullojnë gjak...”
Duke iu rikthyer kulturës së lashtë të kësaj treve martirë, e cila ka mbetur
Pa i lidhur fijet e arsyes, autori ligjëron: “Lidh fijet e mallit flokëve të shekullit mizor/ Siç lidhi Zerva kokat e burrave patriotë /Në shiritin e zi të historisë /Që ende sot në shekullin XXI /Nuk po lidhen fijet e arsyes
Penjtë e dashurisë janë ndryshkur ndër varre
...”Pra, nëpërmjet shprehjes sentencë: “Mungesa e së shkuarës, mjegullon të ardhmen”, autori shëtit nëpër njollat e murrme të historisë, ku ngjyrat janë shpërbërë në koleksionin e heshtjes... aty ku dëgjohet kënga e Çelo Mezanit, poeti Berisha shprehet poetikisht: “Dua të kërcej vallen e Osman Takës...”

Po kështu mund të vlerësojë poezitë, “Kur Këndon Dea”, “Dua një Kostum”, “Bukurinë e kafshojnë...”, “Ndër dhëmb urie”, e të tjera, ku autori nëpërmjet simbolikave, elementëve bazë të poezisë artistike ndërton një muze antik me poezi refleksive, historike, atdhetare. Si urëlidhëse përdor këto poezi, për zgjimin e ndërgjegjes njerëzore, për të mbrojtur këto vlera historike kombëtare. Këto ndjesi poetike i realizon

tek poezia “Atdheu im djepit përkundur që në lashtësi”, me forcë artistike të ndjesive sublime, si një përkushtim të madh, idealin ndaj Atdheut. Përmbajtja poetike është ligjëruar mjaftë mirë, mes dy kohëve, gjatë aktit poetik.


Poezia e Berishës (në kapitullin e dytë) zhytet si nëndetëse brenda karakterit poetik, për shkak të nuancave dhe lëvizshmërisë së gjendjes shpirtërore në aktin e krijimit lirik, me një me një tematikë të larmishme, në shumë këndvështrime. Veçojë në këtë kapitull poezitë: Emrin e saj, vara në qerpik”, “Desha të bëhem harfë”, “Ëndërr e këputur”, “Unë gjysma ime”, “Më vjen si imazh zjarrdashurie”
e tjerë.
.
Shpirti poetik i autorit Berisha, aktualisht emigrant në Zvicër, rreket me prekë çdo detaj poetik, nga ngjarjet apo ëndrrat e jetuara ose jo, krijuar mes dy kohëve,
Jeta e poetit pasqyrohet në pasqyrën e botës së brendshme shpirtërore, dëshirave poetike, zhgënjimeve, intimiteteve, në çdo poezi, ku të gjitha detajet e bëjnë atë, më tërheqës, më interesant, më fisnik.
Autori, duke rendur nga përditësia tek abstraksioni, duket se e ndien veten më mirë. Këtë e konstatoj tek disa poezi, ku simbolika e metaforat dalin në pah, pothuaj spontanisht, si një improvizim i pritshëm dëshiror.
Poezitë të veshin emocione, herë të bardha e herë të hirta, si gjetje refleksive, që vjen si diskurs socio-linguistik, duke na dhuruar një mozaik të bukur, të ndjeshëm poetik.

Tek poezitë më të realizuara, autori Berisha, krahas spontanitetit të rrëfimit, ka ditur të krijojë dhe mënyrën, gjuhën vetshpallëse të ndjenjave të tij. Ndaj nuk mund të kalojnë pa rënë në sy poezi të tilla si: Emrin e saj, vara në qerpik”, “Desha të bëhem harfë”, “Ëndërr e këputur”, “Unë gjysma ime”, e tjerë.
.
Psh. tek poezia Më vjen si imazh zjarrdashurie”. Në këto poezi, efekti tingëllor me brendinë e mendimit poetik, janë në një sintezë ëndërrore për dashurinë e jetën...
Poeti i ka qëndisur vargjet i ka qëndisur vargjet në formë të mrekullueshme artistike. Në këtë poezi, poeti pasqyron një botë shpirtërore të shprehur me artin e fjalës, me një ndjenjë të fortë INTIME, duke na “imponuar” të dëgjojmë melodinë poetike, të luajtur shumë bukur, në shilarësen e shpirtit poetik.
Ja sprova:
Pështyje errësirën e dimrit tinëzar, mike
Vrite heshtjen mashtruese, si pikëllim...!
Lakun e fytit digje me zjarrin e brendisë,
Ndiz telat e kitarës t`u këndoj mëngjeseve!

Ndize qiellin mikja ime, përflake hënën
Jepu ngjyrë luleve të bardha

Varur tek fustani i nusërisë
Që ndriçon si relike ëndrrave të mia...

Mikja ime, më vjen si imazh zjarrdashurie
Të ngroh hirin e shpirtit, fikur syve të etur për jetën...


Po ashtu, një poezi elegante, lirikë e mrekullueshme, e organizuar mirë me të gjithë elementët letraro-artistikë, ështëVala e solli nimfë” që përfaqëson dhe titullin e këtij vëllimi poetik.
Ndjeva gjëmime, keqardhje më oshtinë...,
U zbulova i zhveshur, më njohu sekretet...
Në copëzat e gotave të thyera, derdhet poezia
...


Në rrjedhën e lumit, shoh ngricë, akull, ftohtësi....”


Fehmi Berisha me librin e tij të parë me poezi Vala e solli nimfë”, hynë në shtëpinë e poetëve, pa frikë, dera për këtë talent është e hapur.
Pas disa dekadash vuajtje e burgosje nga sistemi titisto-milloshevian, Fehmiu vjen në këtë dekadë të re, si një poet serioz.
Poezia vlerësohet nga vlera dhe mesazhi që përcjell autori, e jo nga sasia.
Ky libër tregon se autori, ka arritur të krijojë një model të vetin për përzgjedhjen e fjalës, në strukturimin e vargjeve, me simbolika dhe metafora artistike që zbukurojnë këtë libër, ku shëmbëllen shenja të mirëfillta arti letrar, me një forcë të brendshme të mendimit filozofik për dashurinë dhe jetën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi