Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFILI PEGASI INTERNACIONAL NJË NATË PARA “SHËN VALENTINIT”

Shko poshtë

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFILI PEGASI INTERNACIONAL NJË NATË PARA “SHËN VALENTINIT”  Empty Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFILI PEGASI INTERNACIONAL NJË NATË PARA “SHËN VALENTINIT”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 13, 2011 11:31 pm

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFILI PEGASI INTERNACIONAL NJË NATË PARA “SHËN VALENTINIT”  169073_10150099613748186_678723185_6213420_4946821_n

RRUGËTIM PROFILI PEGASI INTERNACIONAL NJË NATË PARA “SHËN VALENTINIT”
E FOKUSUAR POETJA RAJMONDA MOISIU (SHBA)


Ditësim prezantues i lirikës erotike....
“PUTHËRIMI “PRONË” E TË GJITHËVE DHE E ASKUJT”
Çelësërimet e zbuluesës së sekreteve të gjitha në duar…
Mbasi “jepet”puthërimi flatron në hapësirën qiellore të shpirtit
Papritmas kuqojnë zambakët e Rajmonda Moisiut dhe japin leksionim shpirti...,

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFILI PEGASI INTERNACIONAL NJË NATË PARA “SHËN VALENTINIT”  49703_678723185_7208_n
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S

1. Hyrësi
Përligjja e një titullimi të tillë enkas në këtë prag Shën Valentin është e justifikueshme dhe vjen nga një poete tashmë e zëshme, e afirmuar, e personalizuar , konkurruese dhe pretenduese, e cila ka dalë qyshkur në det të hapët…
Për të shuar kuriozitetin , pa dyshesë duhet rrokur jetëshkrimi i saj. Në këtë pasqyrim ne i kemi vënë dyrë vetes një fillimshpalosje të vlerave poetike lirike të kësaj poete, quajtur ndryshe “Një Sipar vlere”…
2. Një precipitim dinamik në funksionkëndvështrimin raimondan.
Poezia “Mbushma natën me ëndrra!” ka nje karakter narrativiteti, ku arkitektja e saj e ka ndërtuar me një tregesë çiltërore, duke fanitur dhe shfanitur paraaktet dhe aktet dashurorë, që i paramendon, hap dritareza femërore… Një trajtë individuale e parametrave lirikë… Përdoresa e persoazhit aktrues: vetë poetesha , e cila simbolizon veçantinë e feminilitetit, etjen për humanizëm , për shfrytëzim të hireve lartësore që kanë çmendur kryeprijsit, princat, dukët, mbretërit me skepër e pa skeptër, dominantët…
Një precipitim dinamik në funksionkëndvështrimin rajmondan. Vetëm kjo kujtesë e zjarrtë: “Ruaju nga flaka “ domethënëpohon një veti zjarrpërcëllues të femrës në tërë Universin e saj Bukuror: Në çudinë e fajshme të së pafajshmes, në parvazin e shtratit të argjëndë, si shtegëtarët e natës në kafazet e kumrijeve; shtrati ynë është përplot me ëndrra, si shporta me trëndafila në belin e drenovares( një gjeturi tipike e tabanizuar në trevë). Beli i drenovares, një krahasim që të idilizon dhe të ndjenjeson në tejkulme dhe mendimi endet për të përfytyruar a fanntazuar këtë bel evidentues... qe gazmon lirikisht...
2. Diejt që e kërkojnë emrin, një krahasim kryefjalor për zemrën, që mban të çelësuara sekretet,...
“Harresa mekatore” Sekretim i paçelësuar në kuptesën brendërore të një qenie të bukur, e cila dikton shenjëzimin e prezencës të ciklimeve venititëse deri në porimet, te cilat përvijohen në një dalngadalësi që syri i zakonshëm nuk i kupton. E ndjen shpirtërisht, e vërteton me një mjet të veçantë pasqyrimi një pasqyrë, e cila pasqyron imtësisht për një sy të stërvitur kalimin e asaj bukuriade të dikurshme që ndryshon me një efekt që vetëm një sy vëzhgues vetiak e kupton... Është një qenie tërësore, e cila ndryshon efektet dhe afektet , precipiton në trajta të tjera, është një zinxhirim ndryshimesh: pikasjet në shenjëzime,- syri që këndvështron imtësisht, duke zgjeruar kendvështrimin e zakonshëm e duke marrë trajtë ”mikroinfrakte” kuptimësi vogëlsirë, por që zmadhohen, të cilat kurohen terapishëm nga një buzëeqeshje mëngjesore e përcjellur...... Një mesazh madhor jepet mbi bazimin e kujtesës dhe këshillimit shekullor: Buzëqeshni që të shëroheni dhe të ndieni jetëgjatësinë tuaj dhe ju femra të bukuruara , pavarësisht si i keni fytyrat, ju jeni dete të vegjël, të rrëmbyeshëm ndjenjash të mira rrëmbyese pasionesh, dufesh, diamantësh, florizimesh, ëndrrash me puthërimet tuaja, të cilat Krijuesi ua dhuroi... Puthi kështu Adami, puthi kështu Eva , ndaj forca e puthjes përshkon vetetimshëm kraharorët dhe shpërthimet këndojnë këngët e tyre të lirshme... Fanitje sipër një filmim dinamik puthërimet e zjarrtuara ... Harresa humbet identitetin e saj, teksa ndizen kujtimet e së kaluarës së prushuar. Sekreti, padashur, i Rajmondës poeteshë zbërthehet: Puthjet e mbetura diku, çarçafët sjellin në kujtesë zhubrosjen e tyre të lumtur, duke shmangur tashmë këtë hekurosje jo idilike, ku sytë çaraforë kanë soditur përligjiet dashurore. Sytë e prushuar, buzët e mbetura pa puthje dhe pasputhje zjarrtësisht në këtë natë Shen Valentine, kënaqin ditët shënfaustine ... Të ndjerët me vesh të të së kaluarës fortputhëse, rënkimëmblit, simbiozëshpirtërores, aureola e përqafimit magjepsës, simbolizimi i diejve të vegjël, që përcëllojnë ngjyrën alle perëndimore trupore.. janë prezentë dhe ”aktivë”. Diejt që e kërkojnë emrin, një krahasim kryefjalor për zemrën, që mban të çelësuara sekretet, por i tregon dhe pasqyron pa dalë nga çelësi... N ë dashurim mblidhen gjithë krojet e botës, pasazhet natyrore të vetëtimta, bilbilimi i bilbilave..., ndjenjat më të forta të tokësorit dhe qiellores... shumë sekrete rajomondë në një ”rajon (zemër pulsues që nxë brenda gjithë sekretet e Botës! Sy , Buzë, puthërim , sulmim superndjenjësi,... Lindësi e një krijese ardhmërie...
3. Kanë të drejtë buzët të puthërohen,...
Gjëja më pëlqyese është thirrmimi dhe emërtimi: ”Afrohu, Dashnori im!”, një përligjërim emri , një dhurim dinjiteti për të tronditur shpirtërisht shpirtin, për të forcuar lidhësinë, për të eliminuar ”shkarjen ” dhe tejkalimin e shtypjes të të drejtës së kënaqësisë njerëzore, larg prangimit, delirimit të sëmurë dhe bredhimeve pa gjetje. Kanë të drejtë buzët të puthërohen, kanë të drejtë trupat të ndiejnë ngrohtësinë qiellore,... Në këtë kontekst natyror dhe njerëzor yjet ndizen, hëna drapërohet, java shton ditët e saj ; të tetën time, të cilën unë e quaj ”DITA E TETË E JAVËS”, e cila vjen pas të dielës, jo me gjatësinë e ditëve të tjera, por e shkurtëgjatë që lartëson njeriun e dashuruar dhe poetin e tejlumturon...Çiftimi përmendoset e përsillte kur vendos se ku do të flirtojë me kënaqësi shpirti, larg aventurave të shpërdorimit...të dinjitetit vetiak..., larg trillit, kurthimit delikat, por parapëlqesa dhe imazhi lëshohen në hapësirë si pëllumba, gjysmëpëllumba... ”Eja dashnori im1!’ duke qenë me ty,une ribetohem dhe futem thellë në labirinthe për të mos rigjetur kurrë daljen e këtij labirinthi ndjenjësor... Bashkimi trupor i vetëdëshirueshëm konsiderohet bashkim i dy planeteve me simbolizim të kundërt +- në kuadraturën tematike me një shtyrje ëngjëllore...
4. . Sa e mistershme është bota feminile!...
Lirika e Rajmonda Moisiut është një lirikë e kapshme në strukturë dhe në trajtë dhe përjetuese e nxitëse dhe lexuesi, duke rrëshqitur në vargje të tilla rrëshqet dhe leksionohet, pra ndjenjësohet, por edhe moralizohet për ekzistencën e një dashurie të madhërishme; ajo përdor një stil vetiak, duke nxjerrë në pah botën e feminilitetit në aspekte të tjera të fshehura. Sa e mistershme është bota feminile... sa përshkrime e tejpërshkrime, sa operacione kirurgjikale mendore për këtë botë!.... Femrat zbullojnë diçka individuale nga bota e tyre... dhe japin kontribut në zbulesë , por përsëri mbetet e magjishme dhe e fshehur në tejkulm, pasi përvojat janë të ndryshme... dhe personaliteti e temperamenti gjithashtu. ”Qenia ime kërkon t’i japë frymë dashurisë” shpreh lajtmotivin e saj poetik lirik Monda e bukur e trevave të mia jugore... dhe ajo është në gjendje t’i bëjë një terapi të tillë dashurisë, dashurimit... dhe ky patjetër realizohet.... Poetesha”profecon ” për ”mëkatimin ebukur” dhe detajizon këtë mëkatim të falshëm, pasi mëkatimit i hedh figurime poetike të ndritshme: lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave; qenia ime kërkon një strehë, ku me gishtërinjtë e butë, të zgjojë dremitjen e mbretërisë; Qenja ime dëshiron të mëkatojë, nën dritën e hënës; Të mëkatojë duke bërë dashuri me lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me vellon e shiut të lotëve; Atyre çasteve….. nis mëkatoj e lumtur. ndjej belbëzimin e serenatës, nën ledhatimin e puthjeve,... Ky është mëkatimi qoftë dhe në një çast të vetëm...
5.
Kurthim , pasqyrë reale dhe pasqyrë shpirti, shfletim dëshirimesh... Mëkatim i bukur, dashurim me yje...
Lulesa figurative: veshin fustanin e mashtrimit bleror të gjetheve; shkund përgjumjen e kaçurrelave të akacjeve, në kopshtin me trëndafila, ku çdo natë pagëzoj çdo yll, me emrin: I dashuri im!
Dhe si zog i shushatur, bie në kurthin e valëzuar, të botës së heshtur……
Qenia ime strukur në folenë e zhveshur, vrapon prej padurimit, e tjerë tregon se në të ardhmen dhe në këtë sfond do të rishfaqet Rajmonda Moisiu më fuqishëm duke zënë vendin që inspiron ...

Cikël me lirika dashurie - Nga Raimonda Moisiu

Mbushma natën me ëndrra!

Në përhumbjen e qiellit të trishtë,
Në çudinë e fajshme të së pafajshmes,
gishtat e dy pëllëmbëve të tua,
lënë gjurmët e përdala ledhatonjëse,
duke harruar mëkatin e parë,
të dytë,

të tretë…,
në murin e mermertë të dy shegëve që kuqëlojnë.
-.-
Në parvazin e shtratit të argjëndë,
fillojmë të numërojmë ëndrrat;
si shtegëtarët e natës në kafazet e kumrijeve,
nisim të ringjallim filizat me vesë dhe
në mëngjeset e përflakura,
shtrati ynë është përplot me ëndrra
si shporta me trëndafila në belin e drenovares.
-.-
I dashuri im,
ndër pëshpërimat e përgjumura,
mbushma natën me ëndrra
dhe nën vezullimin e vështrimit të dritës,
në verbërinë e trokitjeve të zemrës,
me orgjinë e luleve të egra,
nën ritmin e tingujve të ofshamave,
eja të shëtisim në kopështin e molepsur nga mëkatet!
Eja, pra, ende pret?
Mbushma këtë natë me ëndrra,
Ëndrrat-si yjet përmbi shtrat,
si dy zogj do lodrojnë zemrat,
Eja pra, mos ngurro,
sillmë ëndrrat si dhuratë!
Këtu,
janë ligjet e endjes dhe përendjes
Eja t’u nënshtrohemi,
Të shkëmbejmë bashkë ëndrrat.
Këtu,
në kulmet e përhimta të etheve përcëlluese,
të shtratit
hapma gjoksin më shih zemrën,
mbushur me të kaltërat ëndrra.
Eja,
të grishim zërin e mëkatit të parë, të dytë, të tretë…
Pafundësisht….
Mbushma natën me ëndrra,
Vec kujdes i dashuri im:
-Ruaju nga flaka!


Harresa mekatore

Sekretet e mia

Si një robinë e pasqyrës, shoh
veten cdo mëngjes në të,
dhe pikas nga një shënjë të vecantë,
që askush nuk e vëren,përveç
syve të mi të zhytur në kujtime,
-.-
Janë shënja të vogla, të zbeta,
të mezidukshme, që m'i dërgon,
mëngjes për mëngjes,
një qënie që qëndron mbi një majë
si një përmendore dhe
quhet pleqëri.
Këto shënja ma dinë emrin,
më njohin mirë, e më thërrasin,
nga larg,
si mikroinfarkte të vegjël!
-.-
Është një sulm i përditshëm, që
e pikas vetëm unë, por që
e shfaros,
një kamp tjetër, i tërë, e shfarosës,
sic shfaros mikroinfarktet e vockla:
Një e qeshur në mëngjes me shpirt!
-.-
Një kamp magjepsës, pafundësisht
i bukur,
AI!
I sekreteve të mrekullueshme të dashurisë!
-.-
Ja, ku hesht shtrati...
Atje flenë kujtime të rrënqethura.
Atje unë, e vetëm unë,
vë veshin dhe ndjej,
rënkime të ëmbla,
pëshpërima e psherëtima,
buzë që lodrojnë mbi mishin tim.....
si një diell i vogël, i nxehtë
i ardhur nga parajsa,
vetëm për mua,
duke mërmëritur emrin tim!
-.-
Sekretet e mia..., ato....,
I di vetëm një qenie e kësaj bote,
Unë...,
që si një robinë,
vështroj veten përditë, në
pasqyrën e mëngjesit.
-.-
Sekretet e mia,
pengjet e mija,
futur në një shportë të artë,
të mbledhura nga kopështi i memorjes,
nëpër gurgullimat e lumit,
në oshëtimën e një zëri,
që më thoshte:
Të dua!
-.-
Dhoma ime e madhe,
Lagja e gjith'qyteti,
kontinenti i tërë,
nuk i nxë dot, sekretet e mia!
Ato.....
grumbullohen, si zogj
të uritur, të vegjël, cicëritës,
të brishtë e të bukur,
në të majtë të gjoksit tim.
-.-
O zemra ime!Ë'i ke këto pëllumba,
strukur aq bukur në blerimin
e kopështit të vetmisë sime?!
Plot stërkala të kristalta,
ujra burimi,
magji hyjnore,
me aureolën e përqafimeve dhe
melodi fyejsh....!.
-.-
Sa të bardhë çarçafët!
Çarcafët e dëshëruar për t’u zhubrosur,
për tu flakur përtokë,
nën bardhanën e hënës te dritarja,
nëpër puthjet e nxehta,
nën sulmin e dashurisë....
-.-
Të fshehtat e mia të dashurisë!
-.-
Plot fjalë të veçanta,
të rrallëpërdorura,
të ardhura nga hyjnitë qiellore,
të dridhura,
të patjetërsueshme,
si ujërat e foshnjës,
kur është duke lindur....



".....Ndjeva....."

Dritares sime, pranvera i ka dhuruar,
blerimin e pemeve,
simfonine e ujit qe gurgullon
dhe
parkun Elisabete....,
me mashtrimin e kuq te trendafilave.

Veshtrimi im,ngulur ne syte,
e kujtimeve te mia...
Neper erresire...,
peshperitje ledhatuese,
perqafuar nga krahet e ngrohte;
Aroma e flokeve te tua, buzet
mbi
dy trendafilat ngjyre roze;
perhumbja e lumtur,

nga puthjet e zjarrta,
aty...
ku te dashuruarit
zgjatin gishterinjte
e dehen
me eliksirin e dashurise.....
Nen driten e henes,
ndjeva lekuren tende,
pasionin qe shkelqente zjarr,
mbi gjoksin tim.
-.-
Ndjeva.....!
Mekatin, qe
gishterinjte e mij kerkonin,
ne butesine e njeri-tjetrit,
ne
misterin e
bashkimit....
Afrohu, dashnori im!
Veshtro yjet!
Jane adhuruesit tane.
Ndjeji rrahjet e zemres,
ankthin e dashurise.
Le t'i falemi çastit!
Ne kete vetmi te qete,
me rrezatimin e endrrave,
perkundemi lehte ne krevat ,
me nje parfum te vecante,
nen kundrimin e fytyres se dashurise....
Mermerin e trupit tim,
Zbukuroje,
me livadhin e kuqimit te zambakeve,
nga ledhatimi i buzeve,
ne kete foleze te dashurise,
ne driten e argjende te henes...

Shperthimi im-

Qënia ime, jo më
- në varkën e vetmisë.
Ankthi im në sytë e jetës -
i shtangur dhe i mashtruar nga
vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i
frikës poshtë këmbëve të mija. Atje
- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.
I ndjej si vijnë
lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.
Qënia ime kërkon një strehë, ku
me gishtërinjtë e butë, të
zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje
ku nuk ka diell e hënë por
vetëm lumturi.
Qënia ime kërkon t’u japë frymë,
aromës së luleve të çasteve të dashurisë,
pasi të gjejë rrugen e kopështit të tyre.
Shpërthimi im dëshiron
të vallëzojë, në
blerimin e pyllit,
në valët e detit,
të flasë me guackat,
të flasë me tokën,
të përkulë kërcellin e qiparisit,
pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.
-.-
Qënja ime dëshiron të mëkatojë,
nën dritën e hënës. Të
mëkatojë duke bërë dashuri me
lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me
vellon e shiut të lotëve.


“…edhe ne nje çast te vetem…”

Si një dashnor i frikshëm,
I ftohtë, i shëmtuar si djalli,
joshës,
në errësirën e natës,
hyre në vetminë e kopështit të trëndafiltë…

Trëndafilat e përgjumur,
të livadhit tim,
muarrën frymë thellë, lirshëm,
dlirësisht…ndërsa hëna
vështronte gjurmët e mëkatit,
që e dëshiroj edhe në një cast të vetëm.
Atyre casteve…..
nis mëkatoj e lumtur.

Mëkat që më pushton,
i pashmangshëm, tekanjoz, i ëmbël,
si një instikt që kërkon gjurmë,
në shkretëtirën e ishullit pa jetë…
Një çast të vetëm,
mëkato,
këputi petalet e trëndafilit,
një nga një,
deri aty ku është rrënja.
Në gërmadhat e margaritarëve
të intimiteteve të mija…
lerë gjurmën e udhëtimit të pafund.
Si këngë nga thellësitë e oqeanit,
ndjej bëlbëzimin e serenatës,
nën ledhatimin e puthjeve,
që më këndove për herë të parë, dhe
kopështi I trëndafiltë, u magjeps, u hutua:

“Bukuroshe ndjenjash përvëluar,
s’jam brutal, as delikat me ty,
as më thua sa ke ledhatuar,
sa buzë, sa duar mban mënd ti,
të paprishurve, mos u bëj magji!”

Të rizgjohemi,
të më thuash dicka,
cfardo të më thuash,
vetëm të jetë nga zëri yt.
Të më falësh ngrohtësinë e zemrës,
të trupit,
të më falësh dicka më shumë,
që na përkët ne të çmëndurve;
buzët përvëluese në trëndafilët e gjoksit tim
që ata të mos jenë më gjysmë të çelur.
Mëkatojmë….
nën tingujt e cicërimave të zogjve,
që vijnë nga kopështi i trëndafiltë.


"...kurthi i mëkatit....."

Dua të ndjej ritmin e ecjes tënde,
Poshtë dritave të zbehta të rrugës,
Që në heshtje kundrojnë botën e dëshirave,
Botën e verbërisë së puthjeve të ëmendura,
E marrëzisë së pafund të përqafimeve.
-.-
Dua të humbas në zbrasëtinë e bahëes tënde
Të mbjell luleshqera, borzilokë , karafila dhe lulebajame,
T’i vadit me avullin e valësit të frymëmarrjes,
Që pikon pik-pik, në çastin e nisjes.
-.-
Dua flokët e tua t’i marr ndër gishtat e mi,
Dhe me fluturat e puthjeve ,
Të thurrim gërshetin e puhizës së ofshamave,
Në butësinë prej muzgu të bukur,
atë, - të kurthit të mëkatit.
-.-
Nën rrezatimin magjik të llampave,
Me fëshfëritjen e fluturimit të dy pëllumbave,
Dua të rrëzohem mbi honet pafund ,
Të botës së heshtur qiellore,
Duke pëshpëritur një fjalë të vetme:
Emrin tënd !!!
-.-
Dua të notoj në ujërat e shatërvanit,
Të udhëtoj në mjegullën e kaltërsisë,
të syve të tu,
Dua të dëgjoj cicërimën e zogjve të bahëes tënde,
Dua…dua…dua..frymë….frymë,
Dua…dua…dua….vetmi,
sië është pasqyra e shpirtit tim!!!


“……të ishullit pa diell….”

Po vjen pranvera,
fidanët e bahëes zgjojnë burbuqet,
degët lozonjare si vajza adoleshente,
veshin fustanin e mashtrimit bleror të gjetheve.
Era lehtas fryn dekoltenë e bluzave të hapura,
shkund përgjumjen e kaçurrelave të akacjeve,
me aromën e freskët të tyre,
dhe luleqershitë kuqëlojnë nga flladi i puthjeve.

Nëpër shtatin e lartë të manjolës,
gugisin dy pëllumba të strukur,
me njërin sy të trembur, me tjetrin dinak,
duke ëndërruar çastin e fluturimit….
Rrezet e diellit ngrohin dëshirat dimrake,
mes laraskave me luleborë të rralla.
Serenatat capkëne vishen me fije bari,
e një shpend shtegtar ëukit i pari shpirtin tim.

Tufa e zogjve të malit,
ulur në degët e lisit plak,
cicërijnë castin e lumtur, dhe
më dhurojnë dlirësinë e shpirtit
e të qetësisë qiellore.

Gjethet e lules manjolë dhe pëllumbat,
Më sjellin serenatën e ëdo mbrëmje,
Serenatën….Mezi
presim ta këndojmë në të gdhirë.
në kullën e përvëlimit të lakuriqësisë,
nëpër freskinë e vesës së mëngjesit, e
të mashtrimit të ëndrrave të strukura ,
në kështjellën e dëshirave dhe
sekreteve të ishullit pa diell.

Dy të dashuruar të botës së heshtur,
në ujëvarat e katarakteve të dritës.
në përhumbjen e duarve të ngrohta,
të kundrojmë madhështinë e qiellit blu,
dhe si ketra të zënë rob,
të mëkatojmë me verbërinë e zemrës,
të zgjojmë lulet në kopshtin tonë të hutuar.
-.-
Dy dashnorë të botës së heshtur,
Lulet po zgjohen,
Në kopështin tonë të hutuar!


"Heshtur......"

Heshtur,
vështroj qiellin e errësuar,
përhumb në mjegullnajën e yjeve.
Vështroj hënën;
Këtë hyjneshë adhuruese,
besnike e sa e sa dashnorëve, që
shtrin krahët e saj prej drite argjendi,
në kopshtin me trëndafila,
ku ëdo natë pagëzoj ëdo yll,
me emrin: I dashuri im!
Heshtur,
hyj në bahëen e dëshirave,
ku nuk ka gardhe me shkurre të thata,
dhe me buzëqeshjen e harruar,
të flladit të puthjeve,
laj trupin në kroin e lotëve të dritës,
me qirinj e fenerë…..
Heshtur,
ndjej rrezen përcëlluese
të buzëve dhe
paqen e vështrimit adhurues.
Ndjej fustanellën e shprishur të kaëurelave,
të ngrohë gjinjtë e mi…
Bëlbëzoj tinguj serenatash,
muzikën e lumtur të ofshamave…
Dhe si zog i shushatur,
bie në kurthin e valëzuar,
të botës së heshtur……
Heshtur,
ndjej aromën e qeparisit, që
vallëzon me lulen e paemër në kopshtin
e pëshpërimave pa fund.
Qenia ime strukur në folenë e zhveshur,
vrapon prej padurimit,
Dridhet nga flaka e mëkatit,
në atë errësirë, në vetmi,
nën vështrimin besnik të hënës,
ndjej afshin e përvëlimit të dashurisë,
Ndjej lirinë!

Hartford CT
2010
Jetëshkrim

Raimonda Moisiu (SADE) ka lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korëës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet '60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e herëshëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korëës dhe rrethinat e saj. Në vitin '99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, menëuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të ëmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, ëebsite dhe forume bashkëatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi dhe në Diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: “Tirana Observer”, “Ndryshe”, “Panorama”, dhe me statusin e korrespodentes ne Albanian Mail-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj. Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korëë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në ëdo fushë. Krijimtaria e saj letrare eshte shume e larmishme.

Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut.

1.”Jeta mes dy dashurive", një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë
2. "Dashuria nuk ka emër" vellimi i pare me poezi, kryesisht lirika dashurie.
3. "Sikur s'me ke puthur kurre" vellimi i dyte me poezi, kryesisht Lirika dashurie.
4. "Lulëkuqja e egër" vëllim me poezi, kryesisht lirika dashurie ne disa gjuhë të huaja,-anglisht, italisht dhe greqisht
5. "Duke kerkuar Ardianen..."- liber me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje te jetuara) dhe Esse!
6."Gjëmimi i moshave"-tregime
7. "Maska e intelektit", Esse -Opinion-Analiza letrare
8."Gerhitja e gjeneraleve", liber me PUBLICISTIKE,
9. "Intervista", liber publicistik
10. "Pafajsia e Eves" - roman

Pese poezi lirike dhe me ton qytetar te poeteshes korcare Raimonda Moisiu, u perzgjodhen ne Festivalin Nderkombetar te Poezise 2009-e, e quajtur Netet Poetike te Struges, (Struga Poetry Evenings) si nje nder me te arrirat dhe e kohes, duke hyre ne antollogjine boterore :Ëho's Ëho, me titull :'Poetry from five continents",(Poezi nga pese continentet).

-Eshte bashkeautore ne antologjine ne gjuhen rumune:

-"Tempulli i fjales"

Është bashkëautore në antologjinë e botuar nga Fotjonart:
- "Itaka e Fjalës"
Eshte bashkeautore në antollogjinë:
- "Zemra Prindërore", -nga forumi virtual "Mëmëdheu".
Eshte bashkëautore në antollogjite me proze:
"Nëna",- nga Forumi "Pan Albanian ëomen netëork".
"Tregime",- nga Shtepia Botuese ADA, Tirane


Vleresimi me çmime:

-Eshte fituese e Çmimit te pare, per Rubriken Reportazh nga Fotjonart
-Fituese e çmimit te dyte-per Tregimin me te mire-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e cmimit te trete -Kadmus- :-Per rubriken Intervista-nga Pelegrini -Athine Greqi.
Fituese e "Çmimit te Pare Ballkanik", ne Netet Korcare te Poezise.
Fituese e çmimit "Petro Marko", ne gjinine e prozes
Fituese e Çmimit te pare "Poezia me e mire" nga redaksia e Gazetes "Nositi",
Poezia e Raimonda Moisiu perzgjidhet çdo vit ne Takimin e Poeteshave ne Vushtrri, Kosove, dhe kete vit poezia e saj, "Nuk munden me..", u vleresua si poezia me e mire ne:
"Takimet e At'Gjecovit 2009"-ne Zym te Hasit, Kosove.

Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bërë një autore shumë prodhimtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi