Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djali i deputetes së PS-së, vret djalin e biznesmenit

Shko poshtë

Djali i deputetes së PS-së, vret djalin e biznesmenit Empty Djali i deputetes së PS-së, vret djalin e biznesmenit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 14, 2011 4:41 pm

Djali i deputetes së PS-së, vret djalin e biznesmenit


http://www.knninfo.com/?page=1%2C29%2C19331
Tiranë, 13.02.2011 16:29

Kostandin Xhuvani, djali i deputetes dhe aktores Luiza Xhuvani shpallet në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Alfred Musabelliut.

Vritet nga shokët në shtëpinë e njërit prej tyre, djali i biznesmenit të Qytetit Studenti, policia shpall në kërkim si të dyshuar të krimit djalin e deputetes së Partisë Socialiste aktores së njohur Luiza Xhuvani, dhe regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Siç shkruan gazeta Shekulli, Policia e Tiranës, konfirmoi dje zyrtarisht se Kostandin Xhuvani, 22-vjeç me banim në rrugën "Ali Visha", në Tiranë është i dyshuar si autor i vrasjes së Alfred Musabelliut 26-vjeç, banues në rrugën "Jorgjia Trulja", në Qytetin Studenti. Musabelliu mësohet se është djali i një biznesmeni me aktivitete të ndryshme, kryesisht bare, lokale në Qytetin Studenti.

Veç shpalljes në kërkim të, Kostandin Xhuvanit, në cilësinë e personit të dyshuar, policia arrestoi me cilësinë e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në krim, Albi Zelën, 23-vjeç, Donald Ymeri, 22-vjeç, të dy banues në Tiranë në rrugën "Ali Visha". Krimi mendohet të ketë lidhje me një konflikt të nisur prej ditësh nga dy grupe të përfshirë në konflikt. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të krimit, ndërsa policia dyshon se përveç konfliktit të nisur ditë më parë mes palëve, ngjarja mund të ketë lidhje me probleme të tjera që mund të kenë shoqëruar palët gjatë javëve të fundit.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi