Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajmi i fundit: PDK pajtohet që Behgjet Pacolli të zgjedhet president

Shko poshtë

Lajmi i fundit: PDK pajtohet që Behgjet Pacolli të zgjedhet president Empty Lajmi i fundit: PDK pajtohet që Behgjet Pacolli të zgjedhet president

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 14, 2011 9:22 pm

Lajmi i fundit: PDK pajtohet që Behgjet Pacolli të zgjedhet president

Bota sot

Lajmi i fundit: PDK pajtohet që Behgjet Pacolli të zgjedhet president Pacolli-thaci_15

(I plotësuar) Para pak minutash ka përfunduar takimi i Këshillit Dretjues të PDK-së në të cilën është debatuar çështja e koalicionit mes PDk-së dhe AKR-së. Siç bëhet e ditur Këshilli Drejtues ka marrë vendim që posti i Presidentit t'i takojë AKR-së, përkatëisht Beghjet Paciollit. Këtë njoftim e ka bërë të ditur para mediave nënkreytari i PDK-së Hajredin Kuçi. Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të zyrtariziohet kjo marrëveshje pro ai ka thënë se PDK-ja do t'i mbajë dy postet e tjera institucionale , atë të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit. Nënkryetari Kuçi ka bërë të ditur se ata do të bëjnë marrëveshje edhe me partitë e minoriteteve dhe me Listën "Dr. Ibrahim Rugova".
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjene vet në selinë e partisë dhe bashkë me anëtarët e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike dhe me grupin e deputetëve të kësaj partie që kanë fituar në zgjedhjet e 12 dhjetorit janë nisur drejt hoteli "Victory" kur pritet të mbajnë takimin e tyre.
Pas takimit të Kryesisë së PDK-së nuk është lëshaur asnjë komunikatë për shtyp dhe as zëdhënësi i partisë apo ndonjë anëtar i Kryesisë nuk është prononcuar për media. Por duket se vendimi përfundimtar i kësaj mbledhje do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e Këshillit drejtues e që më pas ky vendim do të jetë përfundimtar për "fatin" e koalicinit të ardhshëm në mes të PDK-së e AKR-së.
* * * * * *
Edhe në fillim të kësaj jave po vazhdojnë konsultimet për arritje të koalicionit në mes të dy partive politike të Kosovës PDK-së dhe AKR-së. Sipas njoftimeve të deritashme asnjëra parti nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tyre të mëparshme. Kështu përderisa PDK-ja po mundohet që të ruajë postin e presidentit, përkatësisht që t’ia vazhdojë “mandatin” pesëvjeçar u.d.presidentit Jakup Krasniqi, AKR-ja nuk po lëshon pe nga kërkesa që ky post t’i jepet liderit ë saj Behgjet Pacollit.
Por konsultimet brendapartiake do të vazhdojnë edhe sot gjithë ditën. Kështu Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë sot konsultimet brenda strukturave partiake. Kryesia e PDK-së do të mblidhet sot në orën 14.30 për të diskutuar rreth modaliteteve më të reja karshi koalicionit me AKR-në, ndërkaq do të dalë me propozime para Këshillit Drejtues të partisë, i cili do të mblidhet në orën 16.00 por që nuk dihet se kur do të përfundojë dhe se çfarë propozimi do të dalë nga Këshilli Drejtues i PDK-së.
Nga kjo që shihet del se deri në orët e pasdites nuk do të kemi ndonjë konfirmim zyrtar për arritje të koalicionit.
Në ndërkohë burime tona të sigurta bëjnë fjalë për takime jozyrtare në mes të një grupi të zyrtarëve të PDK-së e AAK-së për arritjen e një koalicioni të mundshëm në rast se dështon marrëveshja PDK-AKR.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi