Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Behgjet Pacolli rikthehet si president

Shko poshtë

Behgjet Pacolli rikthehet si president Empty Behgjet Pacolli rikthehet si president

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 03, 2011 10:09 pm


Behgjet Pacolli rikthehet si president

Behgjet Pacolli rikthehet si president Behgjet_Pacolli

Aleanca Kosova e Re (AKR), përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se të hënën, gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, është vendosur që Rrahim Pacolli, i emëruar në postin e Kryetarit të AKR-së, më 26 të muajit të kaluar, të mos jetë më në kryer të kësaj partie.

Këshilli Drejtues në takimin e sotëm ka rishikuar vendimin e datës 23.02.2011, në të cilin është pranuar dorëheqja e Presidentit të partisë, Behgjet Pacolli, ndërkaq, siç theksohet në komunikatë, “Këshilli Drejtues këtë dorëheqje e ka pranuar jo me dëshirën e vet, por me kërkesën e z.Behgjet Pacolli për shkak të zgjedhjes së tij president i vendit”.

“Sot, në rrethanat të tjera, z.Pacolli nuk ka asnjë pengesë për t’u rikthyer në krye të partisë dhe ky ka qenë edhe vullnet i të gjitha strukturave të partisë”, thuhet në komunikatë.

Behgjet Pacolli u rikthye si President i AKR-së me shumicën absolute të votave të Këshillit Drejtues, 83 për, dhe asnjë kundër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi