Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Durrës, sekuestrohen tre kuintal kanabis sativa dhe 10 kg heroinë

Shko poshtë

Durrës, sekuestrohen tre kuintal kanabis sativa dhe 10 kg heroinë Empty Durrës, sekuestrohen tre kuintal kanabis sativa dhe 10 kg heroinë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 22, 2011 3:01 am

Durrës, sekuestrohen tre kuintal kanabis sativa dhe 10 kg heroinë Droge-300x229

Durrës, sekuestrohen tre kuintal kanabis sativa dhe 10 kg heroinë


Rreth tre kuintal e gjysmë kanabis sativa dhe 10 kg droge e llojit heroinë është sekuestruar nga policia e Durrësit, si rezultat e operacion të koduar “Kufiri Ndarës, ndërsa janë vënë në pranga dy persona. Sasia e lëndës narkotike u zbulua gjatë një kontrolli të kryer në automjetet e dy personave në aksin rrugor Plepa-Durrës.
Të arrestuarit janë Meuland Miçi 32 vjeç si dhe Ylli Cako, 42 vjeç, banor të Tepelenës, të dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike, por të tjerë persona që dyshohen si pjesë e rrjetit janë vënë në kërkim nga Policia e Durrësit.
Operacioni është kryer nga specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, të cilët në rrugë operative kanë grumbulluar informacione se një grup i mirëorganizuar me veprimtari kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike me shtrirje në disa rrethe, do të transportonin në drejtim të Durrësit sasinë e lëndës narkotike.
Sipas policisë, ngarkesa, e cila në rrugë do kapte vlerën 250 mije euro, eshte më e madhja e sekuestruara në 2 muajit e fundit ne qytetin e Durrësit. Policia mendon se droga kishte si destinacion tregun vendas, ndërsa po hetohet për origjinën e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi