Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekuestrohen 47 kg marihuanë, arrestohen 16 persona

Shko poshtë

Sekuestrohen 47 kg marihuanë, arrestohen 16 persona Empty Sekuestrohen 47 kg marihuanë, arrestohen 16 persona

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 11:25 pm


Sekuestrohen 47 kg marihuanë, arrestohen 16 persona

Sekuestrohen 47 kg marihuanë, arrestohen 16 persona Policia-KS-arrestim


Departamenti kundër krimit te Organizuar , respektivisht Drejtoria e Hetimit te Trafikimit me Narkotikë përmes rrugëve operative ka arritur te grumbulloj informacione te besueshme ne lidhje me nje grup te organizuar, te cili merrej me trafikim te substancave narkotike brenda dhe jashtë territorit te Kosovës.

Informacioni është përpunuar dhe analizuar si dhe janë marre një varg veprimesh hetimore me qellim te verifikimit , sigurimit te provave si dhe arrestimit te personave te përfshirë ne këtë aktivitet kriminal.

Ne këtë operacion Polica e Kosovës ka bashkëpunuar ngushte me policitë e rajonit, sidomos me Policinë e Maqedonisë si ne sferën e shkëmbimit te informacionit ashtu edhe ne sferën operative.

Bazuar ne këto informacione ,dje me 13.05.2011 ne orët pasdites Drejtoria Antidroge ka kryer operacionin “HARKU “ ne disa regjione te Kosovës , gjate këtij operacioni janë kryer bastisje ne 5 komuna te Kosovës ; Prishtine , Kastriot , Han i Elezit , Ferizaj dhe Gjilan, ku janë kontrolluar shtëpi dhe automjete te personave te dyshimit

Hetuesit policor gjate operacionit kanë gjetur dhe sekuestruar si pjesë të provave materiale:

1. Prishtine -- kg, substancë narkotike të llojit marihuanë,

2. Kastriot 22 kg marihuane,

3. Han te Elezit 7.kg marihuane,

4. Ferizaj 12 kg marihuane ,

5. Gjilan 6 kg marihuane (Jane sekuestruar dy peshore elektrike dhe një qese me fara te kanabisit.),

6. Po ashtu gjate operacionit janë sekuestruar dy automjete 1. Ne Gjilan dhe një ne Ferizaj.

Ne total 47 kg marihuane.

Vlera e këtyre substancave narkotike arrin rreth 25.000 Euro.

Te arrestuarit

I.Hakiqi Prishtine N.Lika Ferizaj

Sh.Halimi Prishtine, Xh.Livoreka. Kacanik

M.Gashi (Peje)-Prishtine B,Zeqiri Ferizaj,

F.Recica- (Ferizaj) Prishtine M.Livoreka Kacanik

A.Cakolli Prishtine I.Braka Han i Elezit,

N.Rakoci (Peje) Prishtine Z.Braka Hani i Elezit

K.Feta Kastriot R.Sylejmani Gjilan

I.Saliu Hani i Elezit, N.Kerqeli Gjilan

Ne këtë operacion kane marre pjese rreth 50 zyrtare policore nga njësitë speciale te hetimeve . njësitë mbështetëse ,K-9 Forenzika , operacionit vlerësohet si operacion mire i koordinuar dhe shume i sukseshem .Operacioni eshte vazhdim e sipër dhe priten arrestime te tjera .

I gjithë operacioni është zhvilluar nen mbikëqyrjen dhe autorizimin e Prokurorisë se Qarkut - Prishtinë dhe me autorizimin te Prokurosise te gjithë te dyshuarit ja ne ndaluar ne mbajtje dhe mbi ta do te rendoj akuza për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe të substancave psikotropike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi