Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Limaj kundër partisë: Pacollit nuk i takonte të bëhej president

Shko poshtë

Limaj kundër partisë: Pacollit nuk i takonte të bëhej president Empty Limaj kundër partisë: Pacollit nuk i takonte të bëhej president

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 22, 2011 7:04 pm

Limaj kundër partisë: Pacollit nuk i takonte të bëhej president
Limaj kundër partisë: Pacollit nuk i takonte të bëhej president Fatmirlimaj11

Aleanca për Kosocën e Re nuk e kishte për hak të merrte postin e presidentit të Kosovës.
Kështu është shprehur Fatmir Limaj, nënkryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili lidhur me këtë ide të tij, nuk ka ngurruar të dalë kundër forcës politike që i përket.
Edhe pse menjëherë pas seancës së parë të kuvendit të Kosovës, ai ka deklaruar se do ta mbështesë qeverinë e re dhe se nuk i mbetet hatri aspak që do jetë ministër i saj, ai duket se nuk e gëzon aspak një mendim të tillë për presidencën.
Gjatë një interviste, ai është shprehur haptazi kundër koalicionit të arritur nga partia e tij me AKR-në e Bexhet Pacollit.
Sipas Limajt, nuk mundet që një parti me vetëm 2 përqind të votave, të arrijë një post kaq të lartë, edhe pse nga votat e saj varet mazhoranca e vendit.
“Unë e respektoj vullnetin e partisë, por unë kam mendimin ndryshe”, ka thënë Limaj lidhur me një fakt të tillë.
>>Limaj thotë se nuk do të jetë ministër i Qeverisë së Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi