Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë :

Shko poshtë

Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë : Empty Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë :

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 9:53 pm

Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë :

Përshëndetje të nderuar/a kudo qe jeni



Që në fillim ju kërkoj falje gjithë atyre të cilëve herën e fundit,gabimisht iu kam publikuar adresat e tyre duke bërë dërgesa në vend se në BCC,ato i kam dërguar në AN,gabim ky i cili nuk me falet edhe aq lehtë nëse guxoj te konsideroj se po ma falni gabimin.



Ndodhi kjo,ngase po më duhet me i dërguar në shumë pjesë ato pasi që nuk pranohen të dërgohen më shumë se 50 adresa në një dërgesë.

Këtu pastaj si i lodhur qe isha,në ndonjërën nga ato top dërgesa më vonë vërejta se edhe kam gabuar duke mos e trusur në BCC kam trusur në AN.



Ishte fat i imi kur në PC,me lajmëroj se tani nuk bënë të dërgohen tutje ngase ke kaluar limitin sa e ke për 24 orë,pra maksimum në 300 e 400 E. Mail adresa Them ishte fat,ngase po të mos e kisha këtë limit që imponohet te pres për 24 orë,ose te filloj dërgesat me adresën tjetër,aq i lodhur isha sa që sigurisht do ta vazhdoja te gaboj edhe në dërgesat tjera.



Jam informuar se disave nga ata të cilëve u kam dërguar materialin në këtë formë,mjerisht ata pas pak ditësh kanë përjetuar disa provokime me adresa dhe emër anonim,shkrime këto ku fyhet emri im personal dhe tërthorazi atakon ata te cilët paskan shkëmbime opinionesh me mua.

Kjo të nderuar/a me ka rënduar shpirtin shumë edhe ashtu të lënduar,ngase askush nuk ma ka borxh sa që te provokohet nga tjerët anonim për shkakun e gabimit tim. Lutëm,qe gjithë ata të cilët mund të kenë përjetuar neveri të tilla nga njerëzit anonim të me falin dhe besojnë se jam i lënduar në shpirt.



Tani pa lakuar emra dashamirës po edhe të njerëzve të ekstremeve partiake,unë do orvatëm që në përmbledhje të u përgjigjëm disave nga ata te cilët akoma nuk me kuptojnë,të u përgjigjem tjerëve te cilët me dëshirë donë të më ndihmojnë me këshilla e sugjerime si dhe atyre me te cilët edhe pse në heshtje e distancë unë llogariti se një ditë do te takohem me ata apo ato,kuptohet në tjera rrethana politike,tjera organizimesh pse jo ndoshta edhe në parti politike ku do ta sigurojmë respektin për mundin e gjithë atyre qe kanë kontribuar veç e veç dhe në forma të ndryshme.



Kjo situatë dhe rrethanat politike në të cilat do takohemi ndryshe nga këto sot ,gjithsesi po vijnë,janë rastet të cilat praktika ka dëshmuar se kur shpenzohen të gjitha resurset e demagogjive dhe të mashtrimit politik,populli fillon dhe kërkon alternativat e atyre të cilat nuk i ka kuptuar në kohë të duhur për të i shpëtuar mjegullimit politik.



Politika e kompromentuar pa dallim partie do të fillon e prodhon afera sensacionale për ta mjegulluar tutje opinionin. Në situata të tilla të gjithë si parti apo individ do të shikojnë qe të përfitojnë në gabimet e njeri tjetrit karshi aferave të tyre të qëllimshme për ta zënë kundërshtarin në befasi. Gjitha këto bashkë,populli i ngopur me të tilla lojërash,jo vetëm se nuk do të i kapërdij si karotat e deri tashme politike,por do të ngrihet furishëm kundër tendencës për ta manipuluar edhe më tutje atë.



Kjo nuk është vetëm një dëshirë,as iluzion çfarë do ta trumbetonin apo cilësonin të komprometuarit politik,por ky është një realitet të cilin do duhet menaxhuar mirë vetëm ata të cilët nuk janë përlyer në ujërat e pista politike pa dallim partive nen kulmin e të cilave janë edhe të tillë hora me prirje kriminale por ka edhe mjaft të ndershëm të cilët janë thyer në shpirt me krejt çfarë po përjetojnë nga ata të kompromentuar.



Uroj dhe shpresoj te me kuptoni drejtë,varësisht kush ku e gjen veten dhe me kupton se po komunikoj me të edhe kështu nga distanca.



Gjithë të mirat uron Xuni



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë : Empty Re: Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë :

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 9:57 pm

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Ju miku im qe po shqetësoheni për ditë e më shumë me mos pjekurinë time politike karshi ,,Politikanëve” të tillë,ju lutëm kuptoni diqka nga kjo kur fjalën,,Politikan” siç me thoni ju,unë po e futi në thonjëza. Këta gjithçka mund te jenë por politikan jo,madje më së paku politikan.

Vërejtja ime ndoshta e përsëritur për të satën here ndaj këtyre shqetësimeve tuaja siç me thoni ju :

(Ti Xun me këto shkrime po u jap material te gatshëm dhe tjerët pastaj duke përzgjedhur po bëjnë politikë,edhe përse te degjeneruar ata,më këto materiale tuat publike po marrin infuzion dhe bëjnë që të manipulohet populli).

Në një mënyrë a tjetër kjo është edhe akuzë ndaj meje,po,po i kuptoj unë këto,ngase prejardhje nga Isniqi kam unë dhe Dukagjinas jam.



Miku im,nuk je i pari dhe besoj as i fundit i cili ma përkujton këtë mundësi çfarë po u japi plagjiatëve të pa skurpullt të cilët me çdo kusht dhe pa shikuar çmimin donë të i vazhdojnë krimet e veta politike.

Të njëjtën gjë ma kanë thënë për mes telefonit pas një ore kur sapo i dërgova shqetësimet e mia të fundit para pak ditësh. Telefonata nga një shtet tjetër edhe ashtu e zgjatur nuk rrumbullakojë të gjitha çfarë kisha për të i thënë,por ajo çfarë ia vënë pikën kësaj vërejtje ishte përgjigja ime ndonëse jo për herë të parë kur them:



Qëllimi im është të ndikoj sado pak në ndryshimin e opinionit dhe mënyrën e trajtimit te problemeve,e kjo nuk behët duke u vetëmbyllur për shkak te aventurave të atyre qe donë ta mbysin zërin e se vërtetës. Sa më shumë qe i lexoj mendimet e mia nga hapësirat e mediave qe kanë në dispozicion plagjiatët ose plaçkitësit e ideve,aq më shumë stimulohem dhe me shtohet vullneti për të vazhduar kështu,me shpresë dhe i sigurt se nuk po dështojmë.



E di se është shumë e rrezikshme kur burokrati,demagogu politik,falangistët e pushtuesit dje,tani në rrethana të reja kanë mësuar dhe e përdorin gjuhën tuaj,gjuhën e veprimtarit qe reziston,gjuhën e të ndershmit dhe të atyre të cilët falë kësaj gjuhe dhe mendimeve tyre të shprehura në vazhdimësi,ne sot jemi këtu në finalen e pjesës se parë të kauzës sonë,kam përvoja praktike madje të dhimbshme në këtë rrezik të cilat ma përkujtoni ju miku im,i kam në ditarin tim ato dhimbje pa i bartur tani këtu.



Por analizat praktike dhe me përvojë kanë rezultuar edhe me një realitet tjetër dhe konkretisht : Për momentet e caktuara krahas këtij rreziku qe u tha më lartë qëndron edhe fati në fatkeqësi të cilin ti si i vetmuar apo pakicë absolute nuk mund ta arrish pa masivizimin e realitetit i cili po qëndronte në errësirë të plotë,pra pa dallim nga do vijnë qirinjtë e ndriçimit!!!,rëndësi ka ndriçimi si faza e parë e kjo po ndodh miku im.



Nga një,tani u bënë dy miq të cilëve u drejtohem dhe do duhej te me kuptojnë drejtë në këto sqarime edhe ashtu jo aq të ngarkuara sa qe te humbet kuptimi i tyre. Tani një miku i tretë i cili kishte po këtë shqetësim,ai erdhi për kafe tek unë dhe i shprehu gjitha këto duke treguar edhe rreziqet tjera shtesë. Ishin rreziqe ato për mua por jo edhe për qëllimin ton,këtë te keqe e kisha parasysh tani e sa vite dhe e binda mikun se akoma lëngoj nga plagët e po atyre qe thoni ju mik i nderuar.



Një miku i katërt po ashtu për të mos mbetur pa u sqaruar për mes telefoni apo E.Mailit,ai erdhi si musafir dhe i tha të gjitha të ngjashme me ato çfarë u tha më lartë. Ky tani nuk ishte i brengosur pse tjerët me plagjiaturën qe po bëjnë edhe mund të ndërrojnë lëkurën para popullit në mënyrë qe nga ujk te dukën si qengja,jo,jo kjo nuk i linte

përshtypje,madje format e tilla në politikë i arsyetonte si më normale çfarë duhet te bëjnë politikanet( gjë kjo më të cilën me ndizte flakë dhe bënte te mos e respektoj si moral politik pa e humbur si shok).

Ky miku tani kishte konstatuar siç me tha : Ti Xun duke kritikuar të keqen më ndjenja dhe shpirt,ti po i humbë ata persona të cilët kritikojnë vetëm politikisht,pa ndjenja dhe pa shpirt.



Ti Xun,me kritikat tua të pastra po fiton simpatinë e tjetrit vetëm për aq sa je kundër kundërshtarit te tij politik dhe asgjë më shumë. E kjo do te ishte në të mirën tuaj personale po edhe të Kosovës sikur të mos e humbësh këtë simpati me kritikat që i bëni edhe taborit apo kampit politik nga vjen ai i cili fiton simpatinë tuaj.

Pra kështu si vepron ti të gjithë mund të i kesh miq dhe simpatizant deri në momentin kur me shkrimet tua krahas kundërshtarëve të tyre politik atakohen edhe vet ata,e këtu pastaj po mbetesh më të gjithë dhe më askënd...



Të nderuar/a,nëse nuk po bëhem i tepruar ju them se,ky miku im kishte te drejtë në konstatimin të cilin ia pranova si fatkeqësi,fatkeqësi kjo të cilën po e ndien lëkura ime,por ai nuk pajtohej me përgjigjën time e qe do dëshiroja qe të me kuptoni dhe pajtoheni ju si:



Dëgjo miku im,kur unë arrij ta kapi fatkeqësinë politike e cila po kanosë idealin tonë kombëtar dhe njerëzor,unë e lakuriqej atë duke mos lënë as më të voglin dyshim se kjo vërtetë është fatkeqësi. Në këtë hulumtim unë shkarkohem nga baba,nëna,vëllau,miku apo edhe vetvetja,e lere më partia të cilave nuk u kam takuar kurrë,unë nuk bëjë llogaritë se kënd po atakon lufta kundër asaj fatkeqësie e cila duhet të luftohet me gjithë arsenalin qe mund ta kemi në dispozicion.

Kjo ka qenë dhe është jeta ime e cila më ka përplasur si është më keq,por ngushëllimet i kam gjetur në ndryshimet e herëpashershme. Dashtë zoti qe rezultatet tona,koha dhe situatat të ndikojnë qe unë të filloj dhe pa shkaktuar dëme të jem zbutur dhe pozicionuar në mënyrë qe për hir të fëmije të mi dhe vetes tani baba i vonuar ta sfidoj vetveten në këtë drejtim nëse vërtet kjo nuk është e domosdoshme si sakrificë për kohën...



Më këtë përgjigje do duhej pajtuar dhe të kuptohem drejtë nga të gjithë ,pa dallim miq apo kundërshtarë të mijë,ngase jashtë këtyre dy pikave dhe një dëshire për të cilën lutëm,unë nuk mund te dal,them një dëshire të cilën tani e shpreha publikisht sa për të dhënë të kuptohet se nuk jam armik i vetvetes siç po dëshirojnë të thonë xhelatët e fatit tim të deri tanishëm.



Në një E.Mail tjetër,të them edhe ai mik,lexoj se si me pyet :

Ti Xun,shpesh thuan se nuk lejon të prekësh materiale nga ditari dhe arkivi qe ke,t`paktën kështu kam lexuar të kesh thënë,por në anën tjetër sikur ja ke zgjidhur grykën dhe publikon gjëra nga ditari juaj e ndoshta edhe nga arkivi qe me fanatizëm e ke mbajtur larg publikut. Konsideron se ke filluar të publikosh pjesë ditari apo arkivit tuaj ?.



Po,pyetja juaj more burrë nuk ma mbush mendjen se po shprehni keqardhje nëse vërtet po e lëndoj arkivin apo tjerët paskan arritur të me detyrojnë ta bëjë pjesërisht këtë lëndim. Jo,në asnjë mënyrë nuk është brengë e juaja kjo,a sa për interesim qe keni duke me pyetur në këtë mënyrë ,unë sinqerisht ju them se as nuk po e preku ditarin e jetës time dhe as arkivin,krejt këto po edhe ato çfarë më detyruan të ju përplasi disa forumistve të para sa kohesh në D,Forum,janë shtesa te cilat veç sa po e pasurojnë ditarin bashkë me arkivin tim dhe jo të i lëndojnë ato.

Unë veç sa po kam leverdi,ngase në disa segmente po bëjë një rrugë e dy punë siç thotë populli.



Një miku tjetër veteran i ilegales se hershme duke me porositur për ca gjëra personale ai si në shaka më thotë :



O Xuni i hallakatur !
-Ti paske një revistë personale!?!
-Në sa adresa i dërgon artikujt dhe perse!?!



Miku i nderuar është informuar edhe me përgjigjen personale dhe jo kolektive rreth Revistës time të cilën nuk e kam si të rregullt,por herën e fundit fjala ka qenë për një revistën time speciale në zgjedhjet nacionale 2001,a sa i përket befasisë se mikut pse unë po i dërgoja këto opinione ne shumë adresa !!! kjo nuk ishte risi dhe as sekrete,ngase sa herë qe kam dërguar,unë kam cek se i dërgoj ne mbi 500 E.Mail adresa,më në fund edhe po te lexohen me vëmendje aty kuptohet se është dërgesë kolektive e diqka tjetër është përse tani herën e fundit kam gabuar dhe i kam dërguar me adresa publike,gabim ky i cili me shtyri ta kuptoj edhe humorin e mikut kur me thotë : O xuni i hallakatur.



Unë vlerësoj se më këto opinione dhe shkëmbim informacionesh mbi situatat dhe opinionet e njerëzve,raportet tona,preokupimet si dhe mënyrave si i trajtojmë ato,qoftë edhe me relaksim humori pjesërisht duke mos lakuar emra shokësh,kjo nuk do të thotë se po bëjmë shkelje morale derisa emrat mbeten interno.





vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë : Empty Re: Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë :

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 9:58 pm

Unë tani jam i lodhur e dërmuar për të vazhduar të sqaroj gjëra e gjëra e qe lodhjen më të madhe shpirtërore ma ka bërë programi i H.Matoshit transmetuar tani se fundit saktësisht më 16.03.09 në RTK.



Aty,e di se masat e gjëra popullore kanë gjetur dhe dëgjuar gjoja gjëra shumë me interes,por ç`është e vërteta edhe në atë tryezë si zakonisht ndodhi loja e vjetër me metoda të reja e qe për mua edhe metoda ishte e vjetër ngase ju është pirë lëngu atyre.

Në tkurrje të logjikës dhe mbamendjes se viktimave politike Jakup Krasniqi dilte se jo vetëm komunist,por na paska qenë një spiun i kamufluar në ilegale derisa Meli Termkolli na dilte viktima e ish komunizmit si dhe zëri më i fuqishëm anti komunist dhe ndjekës i spiunëve UDB-istë...

Për syrin dhe logjikën e opinionit të gjerë kështu ishte pamja dhe konstatimi ku edhe njëri edhe tjetri luanin rrolin e të kundërtës se realitetit të tyre,e bënin këtë thjeshtë për opinion dhe vrapim pas votave, që do të thotë se Meli synonte votat e ilegales,të njerëzve të rezistencës dhe idealistëve të mbetur të cilët po shikojnë riorganizim dhe të ndryshojnë gjëndrën derisa Kupa po vraponte për votat e të kundërtës nga Meli...

Ishte thjeshtë politikë kjo,ku as Meli nuk merr vota nga ku ka përgatitur retorikat e patriotizmit për patriotet e braktisur nga politika zyrtare dhe as Kupa nuk mund te merr vota nga ata te cilët e kanë hijen e frikës se këtij tjetërsimi ekstrem të Jakup Krasniçit,prioritet i Krasniqit në këtë rrafsh është Thaçi kopja më e mirë e Rugovës,pra jo kopje e pa besueshme kjo për elektoratin e LDK-së krahu i Sejdiut.

Meli shumë mirë paralajmëroj se elektorati edhe ashtu jo 40% në zgjedhje sa ishte,tani me këto politika ai mund të bie akoma më shumë ngase besimi në këto politika po humbet. Meli,faktikisht sado demagogjike të ketë qenë ajo sfidojë tryezën.

Ishte injoranca më e pa cipë qe Jakup Krasniqi bo i bënte popullit duke i thënë : Dosjet nuk mund te hapen ngase ato i ka Serbia dhe mund te i ketë manipuluar deri në falsifikim ato (pa pretenduar se po e citoj ne detale atë),këto gjëra ne do ja lëmë historisë tha Krasniqi duke harruar se edhe naivi më i madh po e din se nuk ka historian të pa anshëm qe nuk i lakon politika,kështu ,,historia dhe historianet” e pushtetit të viteve 40 kanë bërë qe Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij të shpallën tradhtar,të luftohen dhe ekzekutohen dhe pastaj ta mësojmë po këtë histori në prezencën e dëshmitarëve të gjallë për ta zbuluar,rehabilituar dhe shpallur ,,tradhtarin”patriot pas mbi 50 vite tani kur të gjithë ishin të vdekur.

Unë nuk dua të behët historia e rrejshme para syve tonë për se gjalli dhe për ta heshtur realitetin në mënyrë qe pas vdekjes se gjithë neve të dalin realitetet,pra ta bëjmë apo ta lejojmë këtë në emër te një uniteti krejt të maskuar sot,kjo do ta dëshmonte qyqarllëkun tonë të cilëve për se gjalli na janë mohuar të gjitha dhe për se vdekuri po i ndriçojkan historianet pa prezencën tonë.

Rezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit dhe kohërave të pushtimit te popullit tonë nuk është aq e lidhur me hapjen e dosjeve,këtu janë dy çështje të ngjashme qe ndërlidhen por jo se e kushtëzojnë njëra tjetrën,këtë politikë të mjegullave para popullit po e bëjnë gjitha palët e politikës zyrtare Pozitë-Opozitë me qëllimin e qartë si PSh: Historia na ka mësuar si ta marrim dhe mbajmë pushtetin me anët e falsifikimit te realiteteve dhe përgjegjësit të ua lëmë historianëve të lakuar nga pushteti në rastin tonë aktualisht historianëve të lakuar më parat e pista të politikës.



Edhe pa i hapur dosjet të cilat do duhej hapur sa më parë qe është e mundur,na lejoni lirinë e shtypit qe ta themi te vërtetën deri në ballafaqim pa i thënë kush kujt spiun veçse fakte,pastaj vet ajo liri do ta zbardh të kaluarën e shumëve prej nesh ku do del se kush çfarë paska qenë.



Me media të kontrolluara nga pushteti dhe të korruptuara me para e biznese të pista tenderimesh është lehtë te manipulohet populli,madje duke improvizuar situata te nxehta mediatike përkohësisht edhe fitohet përshtypja se ka liri shtypi,por a qëndron kjo ??? sigurisht se jo.



Ta marrim një shembull tjetër të freskët të këtyre lojërave mediale tmerrësisht të ndyrë e qe populli e ka vështirë ta kupton :



,,Express” 14.03.09 publikoj një komentim të hidhur çfarë kishte bërë Avni Spahiu më 18 janar 1984 duke i gjykuar demonstruesit e Mërgatës Shqiptare në SHBA dhe tani si i kamufluar përfaqëson ata si ambasador i meritave të asaj Mërgate,ishte një cinizëm i Express-it kur gjoja e kemi provokuar Avniun ne telefon edhe përse vërtetë e kanë shqetësuar,por lexuesi nuk vëren faktin tjetër se vet titulli i Express-it: Spahiu dhe ekstremistët shqiptar është tri herë më i rrezikshëm për njerëzit e rezistencës sot sesa qe ka qenë artikulli i Avni Spahiut në atë kohë pa dashur më se paku ta arsyetoj këtë të fundit.

Akuzat nacionalist dhe irredentistë shqiptar të asaj kohe nga burokracia e jonë politike ishin çekan i rëndë për ne,por sot të akuzosh me titull ekstremistë shqiptar kjo do të thotë thirrje për të i goditur këta qe po na sjellin këto fakte dhe ne nuk mund te mos e publikojmë. Këto janë ato lojërat te cilat jo vetëm populli por as vet njerëzit e rezistencës nuk i kuptojnë më kohë.

Këtë fakt e dëshmon edhe mos publikimi i komentit tim në mesin e atyre 118 komenteve të publikuara nga të cilat redaksia e Express-it ka çfarë kopjon, përpunon pse jo edhe spiunon mendimet.

Unë në atë koment perverse kam shprehur lojën e dyfishtë të Express-it me titullin ekstremistët Shqiptarë,aty kam shprehur edhe qëllimet djallëzore qe ka bërë Express duke rikujtuar faktin se Avniun e ka emëruar presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu me urdhrin e Kryeministrit Hashim Thaçi,çfarëdo të thotë se para lexuesit len përshtypjen se janë kundër Thaçit dhe po rikujtojnë se kush e ka përzgjedhur Spahiun,por në anën tjetër kjo ishte një fushatë apo thirrje ndërkombëtarëve se ja Thaçi nuk qëndron me ,,ekstremistët shqiptarë të cilëve nuk duhet len vendin në skenën politike,pra edhe kjo një lojë e rrezikshme të cilën jo vetëm populli por as njerëzit e rezistencës nuk e kuptojnë deri ta shohin tek hunda se ja paskan futur nga prapa e nuk e kanë ditur.

Bazuar në këtë realitet,në komentin tim kamë thënë se e kanë lehtë të emërojnë ambasador e ministra ata të cilët nuk e kanë provuar as edhe një ditë burg nga ata qe na akuzonin si nacionalist e irredentist dje,të thuhet se jam dënuar në mungesë me 20 vite burg dhe pa e shijuar as një ditë atë,kjo nuk logjikohet ndryshe pos te flas unë edhe ne emrin e tëra atyre vetëve burgu e rezistence.

Avniu,nuk ka nevojë të shqetësohet,e garantoj se këto janë lojëra të dy fishta sa për të thënë se ja ne po bëjmë diqka dhe kjo na qenka liria e shtypit. U tha çfarë u tha duke ngritur pluhur dy tri ditë,u manipulua kush u manipulua në këtë rast u manipulua zv.Ministresha e punëve të jashtme z.çitaku dhe tani harrohen të gjitha,më rrove të rrova brisku i berberit thotë populli.



Pra kjo është liria e shtypit,të publikohen 118 komente dhe jo një i cili zbulon thelbin e të keqes tonë.

Unë do të ju thosha apo përkujtoja edhe diqka shumë sekret madje për hetuesi dhe ndjekje penale rreth shprehjes Ekstremistet e Kosovës.

Po,është sekret,ngase në arkivin tim për të cilin është ngritur aq shumë pluhur dhe ne analizat e mia më pas,unë konstatoj se për këtë fjalë është vrarë njeriu i pendës pa sinjalizuar tani rastin të cilin vrasësi edhe me kaq e kupton për cilën vrasje e kam fjalën.



Se po vazhdon te luhet me ndjenjat e këtij populli edhe më tutje kjo nuk ka dyshim,por edhe se po i vjen fundi kjo gjithashtu nuk ka dyshim,kuptohet nëse nuk jam në iluzione siç do të më thoshin manipuluesit e popullit.



Ishte shumë i sinqertë një gazetar i RTK-së madje i vrarë në ndërgjegje pa fajin e tij,kur në prezencën e shumë të pranishëmve tha: Po si te mos e pranojmë faktin se nuk kemi liri te punës tonë profesionale !!!,ja PSh të gjithë ju këtu po edhe ne gazetarët e dimë kontributin e Xunit dhe e dimë se posedon një arkiv të tërën si pak kush tjetër,por a guxojmë të i ofrojmë mundësinë qe të na i shpreh opinionet e veta dhe të zbardhë faktet qe ka ? sigurisht se jo... Ne na imponohet të i shkojmë jo Haxhi Mergjes pa dashur ta fyej atë tha gazetari,por edhe kujt nuk i ofrohet mundësia për të na thënë diqka e nuk ka çfarë të na thotë,a Xunit e shumëve si ky është e pa mundur të ofrohet mundësia.

Ishte një shprehje e realitetit kjo,sa qe me ka inkurajuar dhe bërë të pa ndalshëm në punën tutje edhe në kushte të tilla siç thuhej dikur segregacioni medial pra izolimi të plotë nga mediat publike.



Unë vërtetë jam bindur dhe besoj në thënien se :Më e qëndrueshme është një e vërtetë apo fjalë e shkruar se sa 1000 thash e thëna të pa shkruara,por edhe përvojat e hidhura më kanë bindur në një realitet mjaft të hidhur ku kam konstatuar se :Jo 1000 thash e thëna qe bredhin të pa shkruara ashtu në air,por vetëm 100 sosh,përkohësisht dhe në momente të caktuara edhe mund ta mposhtin atë të vërtet të shkruar,pa dallim se ajo prap mbijeton mbi rëniet e thash e thënave.

Kosova ka nevojë ta kupton realitetin se tani decenie me radhë po bashkëjeton me këtë fatkeqësinë e fundit dhe për më keq aktorët e thash e thënave tani se fundit komod kanë filluar dhe po shkruajnë. Njeriu normal ndalet dhe pyet: Kur kanë shkruar këta të cilët kanë persekutuar njerëzit e shkrimeve për vite me radhë si të persekutuar ?.



Luzern 18.03.09-



Përzemërsisht gjithë të mirat uron Xun çetta
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë : Empty Re: Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë :

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 2:20 am

Sqarimet shtesë edhe për ata që me nofka sqarime nga unë kërkojnë,por letë jetë hera e fundit kjo,ngase provokator do i trajtoj,madje njerëz të çat-debateve apo forumeve të ndryshme këta janë :



Edhe njëherë përshëndetje të nderuar/a kudo qe jeni



Rregullat e komunikimit të opinioneve të mia për mes E.Mail adresave çfarë praktikoj tani e sa vite,besoj,se pjesa dërmuese nga ju i dini,më përjashtim të disave të cilët herë pas herë janë bërë pjesë e kësaj top liste adresash.



Për kaq vite me radhë t`paktën dy herë,publikisht jam lutur qe nëse dikujt po i behëm i mërzitshëm,lirisht le të më i thotë dy fjalë të vetme për mes te cilave kërkon,qe unë të mos e shqetësojë. Kam thënë se do e kuptoj,falënderoj për bonton njerëzor qe ka dhe do i kërkoj falje kushdo qoftë ai.



Një mirësi të tillë kam përjetuar vetëm me një bashkatdhetar,gjithashtu publicist por me hapësira të garantuara në njërën nga mediat tona. Shumë miqësisht ka kërkuar qe të mos e ngarkoj me këto shkrime ngase edhe ashtu është i ngarkuar me punë publicistike. Përgjigja ime ishte siç u tha më lartë dhe kështu me shumë mirëkuptim e kam shlyer nga top-lista e postave elektronike.



Pa e zgjatur,po këtë lutje kam edhe tani,për ndonjërin apo ndonjërën qe edhe mund të e bezdis me këto bruto shkrime,pa normë apo kufizime çfarë do i bënin redaksitë.



Unë,sot pas mesditës vonë,mora një E.Mail anonim,e çka është akoma më interesant jo në posten time si E.Mail publik qe kam,por me vjen kjo në E.Mailin tim jo publik !!!.Lexoj aty ku parashtrohen tri (3) pyetje, shtrohen këto pyetje shumë butë e miqësisht por anonim !,e kjo,nga përvojat qe kam dhe karakteri im edukativ nuk me lenë të qetë,aq më pak tani kur me të madhe po interesohesha ta di se sa nofka në sa E.Mail adresa publike kanë provokuar ata pas gabimit tim qe bëra kur dërgesat e parafundit i kam bërë me AN dhe jo BCC siç praktikoj rregullisht.



Shumë shkurt dhe me dashamirësi pyet por mos të harrojmë se anonim është ky !!! :



I nderuari z. Xun



Veqse me intëreson ta di per vedi,e kam edhe për te mirën tende qe ta mendojsh edhe njehere se ti po flet publikisht dhe fjala publike duhet te mendohet mirë.



Pyetja :

1. Kush është vrarë për fjalën ekstremistë shqiptar ? nese nuk ma thuan emrin ma trego vitin e vrasjës.

2.Këto shkrime i dërgon edhe per gazetat tona apo vetëm në posta te përzgjedhura elektronike ?.dhe

3.Ku e sheh leverdinë tende apo interes te pergjthshme me shkrimet qe bënë në keto forma.



Dua të mos jem keqkuptuar nga ju Xun siq te thash më parë sa po me intereson mua aq është edhe ne të mirën tende.

Degjofsha mirë për ju shëndet



Përgjigja ime publike dhe me përgjegjësi të plotë :



Nofkë e pa njohur për momentin,nëse vërtet ju interesin ta dini,edhe përse kështu anonim,unë po ju përgjigjëm shumë sinqertë me kushtin e vetëm qe kurrë të mos lajmërohesh me nofka. Sa i përket asaj se unë duhet ta testoj veten në atë çfarë them publikisht,gjithashtu ju garantoj se jam i vetëdijshëm për gjithë çfarë them për çka edhe nuk përdori nofka.



Përgjigje :



  1. S` po ju tregoj as emrin dhe as vitin se kur është vrarë njeriu për shkak te artikullit ku për mrekulli shtjellon termin qellim keq ,,Ekstremistët Shqiptarë”,njeriu qe përcjellë këto punë vetëm me kaq sa kam shkruar do ta dinte se kush dhe kur është vrarë. Se unë qëndroj prapa kësaj qe them me një përmbledhje analizash dhe dosje mbi ato rrjedha,kjo nuk ka dyshim,analizat mund te lëvizin pak në konstatim por se argumentet e përmbledhura me data dhe përfundimin e ngjarjes apo aktit kriminal janë ato qe gjejnë krimin.
  2. Shkrimet dhe opinionet e mija,normalisht si publike i dërgoj edhe në adresat e redaksive të gazetave tona po edhe të disave në Shqipëri si dhe disa Ueb faqe. Sa do qe më arsye jam i pezmatuar ne to,por unë kam thënë se dua të ndikoj dhe jo të jem e preferuari i tyre. Më në fund krejt vërejtjet dhe sugjerimet për kujdes ndaj plagjiatëve qe shpërdorin materialet te cilat nuk i botojnë,me pak përjashtime kur atyre ju pëlqejnë,pra ato sugjerime dhe vërejtje miqsh kanë qenë pikërisht në bazë të këtij realiteti.
  3. Unë,akoma nuk kam filluar ta shikoj leverdinë time personale sa që të mbyllëm vetëm aty ku gjej interesat e mia të ngushta,pra dërgesat e mija kolektive,në radhë të parë,mendoj se janë në interes timin personal dhe të përgjithshëm për ta shpejtuar ritmin rrokullisjeve të gurit i cili duhet ta zënë vendin aty nga ku nuk do ta lëvizin më kurrë pa dallim kush vjen e kush shkon nga pushteti pa pushtues të huaj.




Falë zotit dhe proceseve qe po i kalojmë,njerëzit janë testuar mjaft,flas për gjenerata e gjenerata deri në ditët tona kur po gëzojmë fatin e kësaj finales se parë,po le ta vetë pjellin kombin Kosovar ata për pushtet qe nesër do mbetën pa komb e pa shtet,guri në rrokullisje do ta zen vendin e vet. Ne patëm dhe i kaluam rastet nga më të ndryshmet dhe siç thotë populli: ra ky mort e u pamë. Tani hapja e dosjeve do të i zbardhte të bërat dhe të pa bërat e gjeneratave dhe atyre qe mjerisht nuk janë ne mesin tonë. Ne,të gjallët,edhe nëse pushteti sot nuk ka vullnet për hapjen e dosjeve tona,ne e dimë dhe njohim njëri tjetrin,nofkat nuk janë ato të cilave duhet besuar sado përshtypje dhe fjalë të mira qe lejnë ata. Modestia ka filluar dhe po i mbyt njerëzit karshi atyre gjelave të pa cipë qe ngritën pushueshëm në mëngjes dhe ja futin kokorizjëve mbi plehun e tyre ku ata ja thonë këngës pa kuptuar ...ah po si dola pa dashje tek gjeli i Migjenit tonë të madh...



Nofkë e pa njohur,ja edhe pak sqarime pse i dërgoj këto opinione në forma të tilla si dhe përse dua të kem qasje në sa më shumë adresa .



Para sa muajsh apo ndoshta viti,kam pas dërguar një letër të tillë kolektive e cila sa po duket te kujtohet,ngase këto punë i përcjell ti dhe shumë nofka tjera,punë këto të cilat ju nuk i kuptoni sa dhe si duhet. Letra në fjalë kishte titullin ose të them kishte të bej me heshtaket politik,pra nuk i dua ata qe vetëm heshtin dhe me heshtje në politikë ngritën deri në majat e pushtetit.



Unë kam praktikuar të kundërtën dhe konkretisht :

Në mos paq çfarë merr nga tjetri politikisht,atëherë kthehu dhe jepi atij nëse vërtetë konstaton se i mungon. Them dhe veproj kështu ngase vetëm në këtë mënyerë në mos jo të barazohet atëherë pak a shumë balancohet ngritja e mentalitetit politik për të mos heshtur ndaj të keqes politike,në mënyrë qe të arrijmë më shpejt atje ku duam.



Edhe tani do doja të thërras më zë,qe si popull të i braktisim mesele,barsoleta apo edhe thënjet filozofike kur thuhej:Nga budallai qe flet mëson dhe përfiton i mençuri qe heshtë,realitet deri diku ky i cili dikur me ka dhimbur shumë dhe kam reaguar ndryshe nga tani,pa cituar vetën pas kaq vitesh.

Pra,praktika dhe edukatë të heshtjes politike ka instaluar pushtuesi dhe sistemi politik monist. Mjerisht edhe tani vonë diqka të tillë ka tentuar të bënë dikush madje duke u propaganduar si xhandar i globit !,por jo,komprometimet politike tani nuk te falin,vjen tjetri i cili ta ndal turrin. Po as Rusia sot nuk është ajo çfarë ishte dikur dhe nuk guxojmë të anashkalojmë atë vetëm përse atje u kultivua komunizmi i vetë dështuar nga tmerri anti lirisë dhe demokracisë njerëzore.



Nëse kam guxuar që me gjitha forcat ta luftoj me shkrim të keqen çfarë po i bëhej popullit Shqiptar në ish Jugosllavi duke i renditur vite më radhë ato,por nuk kam guxuar ta shprehu se po luftoj komunizmin tuaj ngase ishte një parti e vetme !!!,atëherë ju lutëm si mund të mos e luftoj sot edhe partinë cila do qoftë ajo në rast se po kuptoj se po shndrohet në partinë e cila na mori një jetë të tërë !!!.



Nofkë e pa njohur,nëse gabimisht të kam trajtuar si një nofkë të çat-debateve më të cilat kam përfunduar betejën e fituar nga ana ime,atëherë më falë,por ashtu kam nuhatur ndërhyrjen tuaj në semafor të kuq,pra në adresa ku nuk shkruhet pa emër.

Nuk kam forcë për beteja me nofka karshi emrit tim legal siç ma kam imponuar të u rezistoj në të kaluarën. Kam konstatuar se të tillëve po të ju them : Ju nxjerrtë sorra sytë. Ata nuk interesohen ta dinë se perse po i mallkoj aq keq,por vërsulën duke me pyetur e cila sorrë,e larme,e zezë apo çfarë është ajo,nga fluturonte ajo ? e pyetje të ngjashme qe humbin kuptimin e mallkimit për ta. Veprojnë kështu të mjerët ngase janë mësuar vetëm të vrapojnë pas gjoja zbulimeve në të cilat vet zbulohen dhe kështu bien në po ato rrjeta kurthesh.



Besoj dhe shpresoj se nofka me ka kuptuar drejtë,ndërsa ata te cilët i kam trazuar le të më falin.



Luzern 19.03.09



Miqësisht Xuni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë : Empty Re: Xun Çetta:Sqarimet shtesë për ata që nuk po me kuptojnë :

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi