Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Argumente shtesë

Shko poshtë

Argumente shtesë Empty Argumente shtesë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:28 pm

Argumente shtesë

Argumente shtesë Jetmir_idrizi_skender_hyseni-490x320
Kosova deponoi të premten në ICJ deklaratën e dytë të saj. Aty renditen një sërë argumentesh kundrejt deklaratave të shteteve që u pozicionuan në anën e Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, u shpreh i bindur se shumë vende të tjera do ta njohin shtetin e ri, posa ICJ të përmbyllë procesin rreth legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë

Nga Leonard Kerquku
Kosova ka dorëzuar pasditen e së premtes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë argumentet e saj kundrejt komenteve të shteteve që u pozicionuan në anën e Serbisë në këtë betejë të madhe ligjore.

Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni tha se deklarata e dytë e Kosovës ka 150 faqe, ndërsa ajo plotëson argumentet për mbrojtjen e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë.

“Deklarata e dytë duhet të përmbajë përafërsisht 150 faqe, që janë kryesisht komente mbi deklaratat e para me shkrim që kanë bërë vendet e ndryshme në favor të Serbisë, që për fatin e mirë të Kosovës numri këtyre vendeve është i vogël”, deklaroi Ministri Hyseni të premten në një konferencë për media.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ICJ, nisi shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pasi që mori dritën e gjelbër nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, përveç Kosovës dhe Serbisë, në ICJ deponuan deklaratat e tyre edhe shumë shtete të tjera në favor të njërës apo tjetrës palë. Sipas rregullave të Gjykatës, shtetet në kontest më pas kanë të drejtë të bëjnë deklarata shtesë kundrejt argumenteve të shteteve që kanë qenë në anën e kundërshtarit të tyre.

Këtë edhe e ka bërë Kosova të premten. Përveç kësaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka njoftuar se ICJ ka vendosur të fillojë më 1 Dhjetor edhe seanca dëgjimore për procesin, pavarësisht se kjo nuk ka qenë domosdoshmërish në agjendën e saj.

Ai bëri të ditur se me këtë rast edhe Kosova do të paraqesë kontributin e saj gojor në këto seanca.

“Më datë 17 Korrik është afati tjetër për të paraqitur te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaratat e dyta me shkrim, përkatësisht për të paraqitur komentet për deklaratat e para me shkrim të palëve tjera... Sot më saktësisht takimi është i caktuar në orën 16:30 dhe Kosova dorëzon deklaratën e dytë me shkrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që është një deklaratë rreth 150 faqe, kryesisht me përmbledhje të reagimeve dhe komenteve të Republikës Kosovës...”, tha Ministri Hyseni, duke shtuar se kjo deklaratë është një dokument përmbajtjesor dhe plotë argumente bindëse.

“Gjithnjë sipas procedurave të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, palët e interesuara janë të obliguara që deri më 15 Shtator të shprehin qëllimin për të marrë pjesë në seancat dëgjimore... Secili shtet që dëshiron të japë kontribut rreth këtij procesi, duhet t’i shkruajë gjykatës”, njoftoi Hyseni, duke shtuar se Kosovës i është aprovuar kërkesa nga ICJ për të marrë pjesë në seancë dëgjimore dhe për të dhënë kontributin gojor.

Ministri i Punëve të Jashtme bëri të ditur se kohëzgjatja e seancave dëgjimore nuk dihet, pasi që ajo zakonisht përcaktohet pasi të dihet numri i vendeve që do të marrin pjesë në to, mirëpo ai ka shtuar se seancat zakonisht nuk zgjasin më shumë se 30 minuta.

Shefi i diplomacisë kosovare u shpreh i bindur se këto seanca do të përfundojnë brenda muajit dhjetor, ndërsa me përfundimin e tyre mbyllet edhe cikli i angazhimit të palëve të ndryshme në proces. Ndërkaq, pas përfundimit të seancave i mbetet Gjykatës të shqyrtojë të gjithë materialin që e ka në dispozicion dhe të lëshojë një mendim këshillëdhënës.
Ministri Hyseni shprehu besimin në drejtësinë dhe paanësinë e gjykatës, pasi tha se beson në fuqinë e argumenteve që Republika e Kosovës ka parashtruar, ndërsa theksoi se procesi si i tillë është duke shkuar më shpejt se që kanë menduar.

Kreu i diplomacisë ritheksoi qëndrimin se shpallja e pavarësisë si akt është politik dhe jo ligjor, ndërsa për shkak të respektimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk komentoi se cili nga shtetet ka paraqitur deklaratën më të ashpër kundër pavarësisë së vendit.

Përfundimi i procesit në ICJ mendohet se do të ndikojë jashtëzakonisht në procesin e njohjes së shtetit të ri.

Ministri Hyseni është i bindur se një valë e madhe njohjesh do të vijë në adresë të institucioneve të Kosovës, posa Gjykata të deklarohet rreth legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi