Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LETËR ISMAIL KADARESË (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)

Shko poshtë

LETËR ISMAIL KADARESË (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) Empty LETËR ISMAIL KADARESË (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 24, 2011 2:58 am

LETËR ISMAIL KADARESË (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) 183092_167578666628435_100001289083162_417449_5027228_n
LETËR ISMAIL KADARESË (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)

LETËR ISMAIL KADARESË (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) 70533_100001289083162_2468698_n
Ti u largove,asesi nuk ike
Nga dheu i Shqipeve Ismail
Shqipëria në zi mos të bie
Lumi i jetës mos t'bëhet moçal.

Që Kosova mos të copëtohet
Në mijëra pjesë prej aeroplanit
Ti nuk ike,në Botën e Lirë dole
S'të ndoqi pas jo,troku i Hamzait.

Për demokracinë dhe Lirinë
Shqiptari i Lirë të hapërojë
Ti dritë u bëre që Shqipërinë
Agu i Evropës ta ndriçojë.

Librat e tu moti të thërrisnin
Në botë bashkudhëtar të prisnin
E nga Kosova të urojnë miqtë
Shqipëria të ecë vertikalisht.

Gëzim MUÇOLLI
Prishtinë, 26 tetor 1990
LETËR ISMAIL KADARESË (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) 180416_167578219961813_100001289083162_417446_1015871_n

(Kjo poezi është shkruar pas largimit të Ismail Kadaresë nga Shqipëria në momentet kur po kalonte momentet më dramatike nën muajt e fundit të diktaturës së PPSH.Akti i largimit të tij ishte momenti i fundit i çarjes mes udhëheqësisë shqiptare të atëhershme dhe popullit e sidomos me intelektualët e vërtetë që pastaj iu përgjigjën lëvizjes studentore dhe ia hapën dyert demokracisë në Shqipëri.Pjesën tjetër të historisë e dini vetë lexues të dashur.Gëzim Muçolli).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi