Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Deri kur, kështu o shqiptarë!?

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Deri kur, kështu o shqiptarë!? Empty Ramiz Dërmaku: Deri kur, kështu o shqiptarë!?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 26, 2011 11:33 pm


Ramiz Dërmaku: Deri kur, kështu o shqiptarë!? U1_RamizDermaku
DERI KUR, KESHTU O SHQIPETARE !?
Nga Ramiz DERMAKU
S'kalon ditë të mos na dëgjojnë veshët lloj lloj hatrash nga më të tmerrshmet e më çnjerëzoret dhe na duket habi se si arritëm në këtë gjendje, ashtu siç na duket habi që, duke u mësuar me to, po tjetërsohemi e nuk po tronditemi më si dikur. Zemra jonë po ngurtësohet në mënyrë të pakuptueshme e ndjenjat tona po shuhen, falë egërsisë së këtij shekulli. Për çdo ditë po dëgjojmë gjëma po mësohemi të durojmë, po përpiqemi të harrojmë e po mundohemi të ngushëllojmë fatkëqinjët e radhës në pritje të fatkqësive të reja. Pse kështu, o shqipëtarë ! ? Atje një grua var veten apo helmohet me dëshpërimin fatal të shkaktuar nga mjerimi i pafund. Nuk i sheh dot fëmijët duke qarë për një kafshat bukë, nuk sheh burrin që përpëlitet në kufijët e çmendurisë ngaqë s'po gjen një punë sa për mbijetesën e familjes së tij, nuk sheh asnjë fije shprese as në të sotmen e as në ditët që vijnë. Atje një burrë vret ne mënyrën më barbare gruan i shtyrë nga xhelozia. Xhelozia e ka pushtuar të tërin në një kohë në një kohë kur dashuria dhe durimi, shpirtmadhësia dhe toleranca, besimi dhe siguria i kanë shterur. Tjetërsimi i tij shpirtëror i ka deformuar çdo gjë. Xhelozia ka gjetur rastin dhe çastin t'ia shkatërrojë gjithçka dhe t'ia lërë fëmijët jetimë në mes të rrugëve. Diku në trojet etnike shqiptare (dhe jashtë tyre) një vëlla vret vëllaun për një copë tokë dhe për një vijë uji, ai që deri dje u çepej maleve e kodrinave për të hapur toka, për të tharë kneta e moqale. Më largë një djal vret baban për të "vendosur" qetësinë dhe harmoninë në familje. Babai shet vajzën për tu pasuruar (duke e shitur edhe nderin e moralin). Babai një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë e bërë presion (duke përdorur edhe forcën) ndaj gruas, çupave dhe djemve. Djali gjen rrugën më të shpejtë e më të sigurt. Vret babain. Ai as nuk do t'ia dijë se ç'farë tragjedie të pashprehur mund të këtë pasur në shpirt babai, cilat kanë qenë arsyet që e kanë kthyer një prind në përbindësh dhe as e ka vrarë mendjen të gjejë një rrugëdalje tjetër. Instikti i vrasjes, pasi ka vrarë tolerancën e dashurinë, e kthen njeriun në kriminel. Mendoj se asnjëherë më parë gjykatësit, prokurorët apo avokatët nuk kanë qenë e nuk janë më të befasuar se në këto vite të mallkuara. Laramania e krimeve i tejkalon kufijtë e manualeve dhe librave të shkruara nëpër shekuj.Pse, kështu o njerëz ! ? C'po ndodh me ne shqiptarët ? Dikush e ka të lehtë të thotë që çdo gjë ka bazë sociale, është pasojë e mjerimit që ka pllakosur në pjesën më të madhe të popullit tonë. Mund të konstatojm se ndoshta ai që mendon kështu ka të drejtë.
Por, ne nuk duhet harruar që populli shqiptarë ka kaluar në situata më të këqija, kemi jetuar në ditë më të vështira e prapëseprapë nuk jemi tjetërsuar deri në at shkallë sa të vrasim njëri - tjetrin. Me hir apo pa hir jemi orvatur dhe i kemi kaluar të gjitha udhëkryqet e rrezikshme me mirëkuptim e me dorë në zemër. Dikush mendon se ringjallja e menjëhershme e ndjenjës së pronës, ngritja triumfale e atij përemri të mallkuar "unë", mbi çdo lloj përemri tjetër, transformoi ç'do lloj mendimi, morali, e respekti. Madje, këtë të fundit e vuri mbi bazën e interesit material. Ne e kemi provuar se një njeri i vetëm, sado i fuqishëm qoftë e ka të pamundur të jetë i lirë dhe i lumtur. Mund të jetë i pasur, por ka humbur të drejtën e përjetshme dhe të mrekullueshme për të gëzuar pasurinë në mes të njerëzve të tij, me ta dhe duke punuar për ta. Kurrë gjatë historisë nuk kemi qenë më egoistë dhe të egër. Po të kishim qenë të tillë, do të na kishin përbirë armiqët dhe shekujt. Dikush mund të thotë që dalja e armëve dhe armatosja e të mirëve dhe të këqinjëve bëri që gjithkush ndihet trim e i plotfuqishëm me një kollashnikov poshtë krevatit, të lë mënjanë arsyen e dashurinë dhe të zgjidhë ç'do problem me zgjedhjen më ç'njerëzore e më të paarsyeshme . Ne të armatosur kemi qenë brez pas brezi, por njëri tjetrin nuk e kemi vrarë. Arma është e verbër, nuk di as kë qëllon e as kë mbron. Dikush mendon se çoroditja (apo dalja e këtyre) partive politike me programet e tyre të pakuptueshme, por me qëllimin satanik të përbashkët, shkatërruan çdo lloj morali e dashurie. Por kjo nuk do të thotë që ne, duke i mbajtur ison atyre, t'u japim kënaqësinë e zbatimit të parimit "divida et impera". Ne do të jetojmë, duan apo s'duan ata. e do të pëpiqemi vetë ta ngjallim shpresën për ditë më të mira. Mbahuni, o shqipëtarë !
Punuar me 24.02 - 2011
Weingarten-Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi