Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Shqipëria është zemra e trojeve shqiptare

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Shqipëria është zemra e trojeve shqiptare Empty Ramiz Dërmaku: Shqipëria është zemra e trojeve shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 2:39 am

SHQIPERIA ESHTE ZEMRA E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE

Nga Ramiz Dërmaku

Shqiptarë! Shqipëria për ne nuk është një tokë e huaj që disa po ovaten ta shkatrrojnë por gjysma e kombit, që duhet ruajtur e mbrojtur. Kombi ynë është ndër më të vjetërit në Ballkan dhe në Europë. Egzistimin e sotshëm të tij e ka paguar nepër shekuj duke e larë çdo pëllëmb toke me gjakë gjatë histoisë. Kombi ynë gjatë luftave që bëri e tronditi botën, i qëndroi invadimit sllav, grekë, turkë etj, duke mbrojtë çdo pëllëmbë toke. Prandaj nuk duhet lejuar që të shkatrrohet Shqipëria nëna jonë. Në Europë po lindin shtete të reja, të´ilat s`kanë qen kurrë, ndersa ne të humbasim shtein tonë kjo për ne është një tragjedi kombëtare. Cdo shqiptarë pa marrë parasysh iden-partin së cilës i takon duhet ta dij se spari është shqiptarë dhe duhet të mendoj, punoj, luftoj me tërë forcën e tij materiale, fizike dhe intelektuale. Shqipërija është pjesa kryesore e trungut Shqipëtarë, është zemra e cila i vë në funksion të gjitha organet tjera në trojet etnike shqiptare.

Edhe pse kufijtë natyror ne na ndajnë, shpirti kombëtar është një dhe i pa ndarë. Në mes të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të bëhet sa ma parë një bashkim moral shpirtëror, i cili duhet të shihet kudo; në histori, letërsi, lidhje kulturore, rrahje mendimesh, në biseda poliike, familjare, ekonomike, bujqësore etj. Ne të gjithë duhet të angazhohemi për ndihmimin dhe zhillimin e demokracisë, sepse jeta jonë e ardhmja jonë, si popull e komb, do të varen nga uniteti, e puna e kreut dhe organizimi i tyre. Besoj se Vlora ka luejt nji rol të rëndësishem në jetën e komit tonë dhe e k a treguar vehten ne cdo kohë ishte në nivelin e shenjët kombëtar e ne mënyr të veqant kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u ngrit lart flamuri ynë.Shfrytzoj të drejtën time morale që ti shkruaj këto reshta " O vëllëzer o njerëz o intelektual, o deputet të parrlamentit (Shqipëri e Kosovë) ti ulni tensionet, ti leni anash hasmërit, të bëheni më tolerantë, më të disciplinuar, ti besoni njëri tjetrit, që dëshirën ta bëni shpresë, e shpresen me qëndrime e veprime të vendosura kombëtare ta bëni realitet, duke e ngritë komibin tonë i cili momentalisht po kalon nepër një rrugë të vështir. Në zemrat tona të thyera nuk duhet lejuar që të nxe vend dëshprimi por vetëm besimi i lartë, i thellë dhe i pa thyeshëm drejt fitorevee tona, për të cilën dhanë jetën shumë gjenerata".


18.11.04
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi