Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Qosja

2 posters

Shko poshtë

Rexhep Qosja Empty Rexhep Qosja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 27, 2008 12:50 am

Rexhep Qosja



Rexhep Qosja U1_rexhep_qosja
Rexhep Qosja
Rexhep Qosja ka lindur me 1936 ne Vuthaj te Malit te Zi, ku kreu filloren, ndersa tetevjecaren e mbaroi ne Guci; shkollen normale e mbaroi ne Prishtine dhe, po aty, u diplomua ne degen gjuhe-letersi te Universitetit te Prishtines me 1964. Studimet pasuniversitare i ka vazhduar ne Beograd dhe me 1971 mori graden e "Doktorit te shkencave filologjike" me tezën "Adreni-jeta dhe veprat" (1972). Si punonjes shkencor ne Insitutin Albanologjik te Prishtines dhe si drejtor i atij Instituti (1972-1981) ai ka dhene ndihmesa shume te rendesishme dhe ka botuar nje numer te madh veprash e monografish, si : "Panteoni i rralluar" (1972), "Shkrimtare dhe periudha" (1975). "Anatomia e kulture" (1976), "Prej tipologjise deri te periodizimi" (1979), "Morfologjia e nje fushate" (1980), "Nocione te reja albanologjike" (1983), "Porosia e madhe" (1986), "Populli i ndaluar" (1990). Eshte profesor akademik. Ka shkruar edhe romane e drama, si dhe kritika e ese. Pnes se tij i perkasin "Mite te zhveshura" (1978), "sfinga e gjalle", "Vdekja me vjen prej syve te tille" (1974) etj.
Vdekja me vjen prej syve te tille

Fragment
Ka do dite, ndoshta prej se merkures se pare te qershorit, apo, ndoshta, edhe prej se enjtes, kur binte nje shi i imet, i dendur. Ti e ndien veten te shprazet, fyell; bosh, si shtogu kur ia nxjerrin palcen, si peshku kur ia shtrydhin vezet, si lehona kur ia heqin foshnjen. Te duket se nje humnere e gjere dhe e thelle, gati e paskajshme dhe e pafund, eshte mbeshtjelle me lekuren tende te holle, te bute, te bardhe qe e skuqin menjehere rrezet e diellit, duke te detyruar te kerkosh hijen qe i le te qeta nervat e tua te ndjeshme per se tepermi, qe t'i ndezin aq shpejt ndjenjat dhe imagjinaten. Tashti nuk ndien nevoje as te ulesh prane tryezes qe s't'i ze mire kembet perfundi, qe me lapsat, fletet, fletoret, skedat, ngjiteset, kutite eshprazeta te cigareve, shpuzoret, stilografet, kapeset, te qitura vend e pa vend, dhe me makinen "Erika", te kthyer anash, deshmon se nje shqetesim eshte realizuar ne harmonine e imagjinates duke lene realitetin e saj ne gjendje crregullsie. Tani mund te dalesh ne kafenene "Khajami", ne Rrugen e Kepucatreve, ku mblidhen poetet, prozatoret, artistet, regjisoret, piktoret, kompozitoret, kengetaret dhe gazetaret, ku je i sigurte se do te gjesh edhe Hajrushin e Kenduesit, Musliun e Kapeshnikut, Idrizin e Skeres dhe Aliun e Karahodes, qe zakonisht, i prijen muhabetit per piramiden e larte te letersise, filozofise, estetikes dhe linguistikes moderne, duke mos e gjetur asnjehere gjuhen e dallendyshes rreth tyre. Mund te inkuadrohesh edhe ti ne keto muhabete te shpeshta dhe te zjarrta qe behen me kafe turke, caj kinez, konjak te Korces, raki te kumbullave dhe koka-kole perpara, e te degjosh Hajrushin, dramaturgun qe perbuz teoriket e kafenese, kur thote, me nje ton patetik dhe gjeste teatrale, se si ne piramiden e arteve dhe te shkences mund te hyjne ata qe kane prirje dhe s'pertojne t'i kerkojne hyrjet e shumta, qe shpien ne brendesine e saj te pershkuar prej labirinthesh...Dhe mund te shkosh ne shfaqjen e baletit "Liqeni i mjellmave", t'i shohesh balerinat dhe balerinet, si fluturojne ne krahet e ambicieve, te shpresave dhe te endrres dhe si, ndonjehere kur shiriti i enderres u nderpritet, leshohen ne dyshemene e ashper dhe tendosin durimin e shikuesve, dhe mund te ndalesh me gjate ne parasallen, t'i shikosh ciftet e hekurosura qe ekspozojne lumturine e rrejshme, fustanet e shkurtuaraderi te laku i prapanices, paradat e takave te holla, si gjilpera e kepucetar Arifit te Gojanit, qe shpojne tepihun boje mjalti; vithet e gjera, te permbledhura ne bele, qe perdridhen si rrota e mullirit; kemishat e bardha me kravata flutura qe sillen verdalle duke dhene e marre pershendetje kolltuku derisa te bjere zilja e fillimit te aktit te pare, te dyte apo te trete. Tani, kur kerkon frymezimin dhe, si duket, akoma nuk do ta gjesh, mund te shkosh ne pjacen e qytetit, Rruges se Gjyqit apo Rruges se Televizionit, perskaj teneqexhinjve, qe e mbushin hapesiren me tingujt moderne te veglave te tyre primitive, t'i numerosh kuajt e gomeret qe mes veturave qe fluturojne asfaltit, ecin krenare perpara kesulave te bardha, te tretura ne mesin e kravatave dhe te kapelave. I qet kembet, me kujdesin e lehones, ndermjet grumbujve te domateve, specave, kastravecave, molleve, karrotave, spinaqit, balancave, bezhdileve, minjve te ngordhur, duqeve te cigareve, i ngin syte me ngjyra dhe hunden me ere e, pastaj, kerkon frymezim prej setrave te zhgunit, pantallonave te leshta, tirqve, kemishave te leckosura, qafave te rrudhura, te palara, faqeve te pershkuara prej te carash te holla, te kryqezuara si shigjetat e grekeve e te persianeve, gishtave te perdredhur, tere nyja-nyja, si burgjite e Salajdin Batallit qe e ka dyqanin aty pak me tutje, ne hyrje te pjaces; syve qe shikojne nen vetullat e kerleshura, ku qimet perleshen me njera-tjetren.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rexhep Qosja Empty Re: Rexhep Qosja

Mesazh nga alfeko sukaraku Sun Jan 16, 2011 12:49 am

Njeriu i vetem i afte qe sote per sote munde te na ndertoj nje strategji largepamse kombetare eshte Rexhep Qosja.Ai eshte truri i kombit, vec duhet vullnet politik qe ta shtyje ate pene te ulet e te ndertoj nje strategji perjetegjatesin e kombit tone.Me teper dashuri e respekt per kete njeri kaq te mencur.

alfeko sukaraku

Numri i postimeve : 15
Registration date : 14/01/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi