Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Visar Gashi: Rexhep Qosja

Shko poshtë

Visar Gashi: Rexhep Qosja Empty Visar Gashi: Rexhep Qosja

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 12:19 am

Visar Gashi: Rexhep Qosja U1_Rexhep_Qosja
REXHEP QOSJA

Nga Visar Gashi

Duke parë se kah shkonte Qosja unë qysh moti kam dashur të skruajë diçka për profesorin tim të nderuar tek i cili e kam pas dhënë një provim në shkallën e tretë/.Kurrë nuk e harroj një këshillë të tij e cila u përkiste studimeve tona kur na thoshte’’Mos të ndodhë t’i hapni dyert e hapura’’, mendim ky shumë i qëlluar dhe pozitiv.

Të gjithë e dimë se Profesor Qosja ishte njeri shumë i madh i këtj populli madje madje unë në rininë time të atëhershme edhe zihesha me disa shokë kur e krahasoja Qosjen me Kadarenë.Unë thoja se’’Ai që është Kadarea në prozë, është Qosja në kritikë’’,për çka mendoj se kisha të drejtë atëherë dhe disa vite më vonë derisa ai ishte i orientuar drejt, përkatësisht kur Profesori ynë deri atëherë i nderuar filloi t’i bënte gabimet e veta kardinale nga të cilat nuk mundi të ikte kurrë.

Në kohën kur Qosja e kritikonte Kadarenë për romanin e tij/reportazh/’’Dasma’’doli se ai vërtet kishte të drejtë dhe nëse ishte e vërtetë edhe vetë Kadarea kishte thënë se ‘’Dasma’’nuk ishte ndonjë vepër e dalluar dhe si rezultat i kritikës së Qosjes lind romani madhështor ’’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’dhe veprat tjera titanike të gjeniut tonë letrar Ismail Kadare.

Qosja ishte i madh edhe në kohën kur ishim nën okupim kur i shkruante disa libra dhe artikuj përkitazi me gjendjen e rëndë të popullit tonë nën sundimin e egër serbosllav.Libri i tij ‘’Populli i ndaluar’’në ato vite ishte përgjigjja më e drejtpërdrejtë ndaj antishqiptarit të dëshmuar Dobrica Qosiq, të cilin njëmend Qosja atëherë e shtriu përtokë.Këtë e dinë të gjithë, përveç atyre që nuk duan ta dinë.

Deri në fillim të viteve nëntëdhjeta Rexhep Qosja ishte institucion në vete, por fama e tij filloi të errësohej gradualisht nga inati që ai e kishte kundër personalitetit legjendar të Ibrahim Rugovës.Nuk mund ta duronte në asnjë mënyrë dhe nga një urrejtje e tillë aq e hapët dhe e papërmbajtur ai vazhdoi të nisej në rrugën e tij për një theqafje të sigurtë nga e cila nuk u ngrit kurrë dhe as që e ka ndërmend të ngritet ndonjëherë! Lufta me Rugovën i dukej e vogël ndaj e filloi mejdanin edhe me popullin tonë duke na quajtur hiç më pak se’’pleh’’që kishim votuar për Ibrahim Rugovën!Kjo ishte çmendia më e madhe që e bëri akademiku ynë dikur i dashur, kurse tani shumë i urryer këndej dhe andej atdheut të lodhur nga luftrat dhe diktaturat e shumta dhe të njëpasnjëshme.

Se nuk mund ta duronte asnjëherë Dr.Rugovën/me një thi inat që posedon në shpirt/tregonte edhe rasti kur Qosja i sulmon delegatët e Kuvendit të formuar para luftës kur thotë’’Se delegatët nuk duhej të iknin por të qëndronin në Kosovë’’anipse do t’a pësonin nga regjimi serb, me ç’rast Qosja nuk do ta kishte fare gajle nëse do të burgoseshin ata.Dhe në vend që ta uronte Themelimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai thoshte’’Çfarë Kuvendi është ai i cili u themelua para hundëve të Seksionit të punëve të brendshme të Serbisë’’?!.Atij kurrë nuk i binte tamam çka punonte Rugova me popullin e vetë i cili i shkoi pas deri në vdekje.

Unë sot e atë ditë kurrë nuk e kuptova se çka kishte Qosja kundër Rugovës dhe pse e urrente aq tepër, të cilin për fatkeqësinë e vetë shpirtërore/bashkë me Adem Demaçin/ e sulmojnë edhe pas vdekjes!!!Ndoshta nga shkaku se atij i frikësohen edhe përsëvdekuri dhe u shtiret në ëndërr për t’i sekëlldisur personalitetet e tyre të dyshimta!E si të kërkojnë pra që t’i duam ose t’i çmojmë siç kemi vepruar më parë për ta?!. Qysh janë sjellur ata me Rugovën ma merr mendja se nuk do të vepronin as shkiet e Beogradit dhe sa për ilustrim po e e them se /duke e parë krejt botën çka bënte me rastin e vdekjes së Presidentit tonë të parë të shtetit të lirë/edhe Tadiqi e pat dërguar një telegram!.Këta dy tanët, siç thotë populli’’u koçitën si thiet në akull’’dhe nuk e dërguan as një telegram ngushëllimi. S’di njeriu çka thotë përveç asaj shprehjes’’Kofshin faqebardhë’’.!

Ndoshta hyra pak thellë por akoma kam çka të them.

Tani po dalim sërish te raporti i tij me Ismail Kadarenë i cili vërtet para disa muajve e arriti pikën e vlimit dhe shkaktonte indinjatë në mbarë trojet shqiptare.Çka i duhej atij ta sulmonte Ismail Kadarenë në kohën më të papërshtatshme për popullin tonë?Ne të gjithë jemi për polemika kostruktive dhe kritika me vend por ajo që bënte dhe po bën Qosja kundër shkrimtarit tonë më të madh ishte vërtet një nonsens, mos të themi diçka tjetër që nuk po ma zë goja. Këto ditë, duke ua kthyer përgjegjen katër shkrimtarëve shqiptarë/emrat e të cilëve i kemi parë përmes shtypit/, Qosja përpiqet ta merr një kosë dhe t’ua heq kokën të gjithëve që nuk janë sipas kutit dhe mendimit të tij!Mundohet ta mbrojë atë që nuk mbrohet fare, përkatësisht t’i mbrojë qëndrimet e veta përkitazi me një ligjeratë në Seminarin e Gjuhës dhe letërsisë shqipe për të huajt që për çdo vit mbahet në Prishtinë/.Pra duke u përpjekur t’i mbronte gafet e veta bën gabime edhe më të mëdha/Sharron edhe më thellë në baltë.Tani edhe më ashpër dhe me sulme të furishme, kundër Ismail Kadaresë dhe atyre që i thanë se e kishte gabim kur mendonte’’Se letërsia shqiptare nuk ishte e nivelit evropian’’, së cilës unë po ia shtoj edhe poetin e madh Ali Podrimja, i përkthyer në shumë gjuhë botërore/e të cilin, si edhe të gjithë të tjerët/Qosja e ka tullusum!Bile bile s’dëshiron t’i dëgjohet as emri, pa i shkuar mendja se Ali Podrimja qysh moti ka arritur në majat evropiane.

Mes tjerash kemi çka të themi edhe shumë gjëra për këtë’’Baba të kombit’’por po përpiqemi që këtë shkrim ta shkurtojmë sa më tepër që është e mundur.

Duke ua kthyer përgjigjen katër shkrimtarëve, Qosja edhe mëtej nuk mund të çlirohet nga mania e quajtur Ismail Kadare, të cilin e bën stalinist, komunist, enverist etjetj.duke mos i shkuar mendja te vetëvetja dhe tek shumë shkrimtarë të tjerë kosovarë të cilët ishin të zier në Lidhjen komuniste jugosllave pa të cilën askush nuk mund ta bënte një hap përpara/ e ku ndër krerët e parë të saj në Institut ishte edhe ai/duke e pasur balldëzkën/Dritën/ në Grupin e atyre’’Që vranin e këthjellnin’’në diferencime të llojllojshme.Bile bile thuhet se me pare të Institutit e ka pas botuar edhe atë Pamfletin e njohur’’Morfologjia e një fushate’’e cila gati shtatëdhjetë përqind ishte sharje dhe fyerje kundër të tjerëve, në të cilën ishte fort arrogant me fjalët ofenduese që i përdorte ,e të cilat mua /edhepse nuk janë të miat/ nuk po më lejon etika as t’i përmend!

Kur është fjala për romanin’’Dimri i madh’’i cili vërtet është apotheozë kushtuar diktatorit Enver Hoxha, edhepse të njejtin tani po e shajmë të gjithë ne që nuk e kemi njohur, ai atëherë/pra është fjala për Enver Hoxhën/ e ka pas bërë një trimëri të madhe kur i tha jo Hrushovit për bazat ruse në Shqipëri.Atë moment të vështirë historic nuk mund ta mohojë akush dhe normal që është inspiruar edhe Kadareja që e shkroi për mrekulli atë roman voluminoz i cili edhe sot lexohet me interesim. Sa u përket veprave tjera të Kadaresë,zotëri Qosja mos u kap me inat se edhe nëse çmendesh nuk mund ndryshosh realitetin!Ato janë të mëdha, të famshme dhe shumë të fuqishme dhe kurrë mos të shkojë mendja se mund t’i ndryshosh mendimet e dhjetra kritikëve letrarë francezë të formatit të Alen Boskesë.Mos mendo se ato i ka bërë Alen Boske për qejf të Enver Hoxhës dhe regjimit të tij i cili, demek paska financuar në Francë për t’u botuar veprat e Kadaresë..Mos u çorodit nga inati duke humbur krejtësisht logjikën intelektuale.Një vepër lexohet nëse i pëlqen lexuesit dhe nëse e kupton ai porosinë e saj.Ti me zor nuk mund ta bindësh dikend që ta lexojë ndonjë vepër letrare.Dhe si përfundim po të pyes se të gjitha ato vepra të Kadaeresë që janë botuar në perëndim, mos vallë i paska financuar Enever Hoxha?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi