Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare

Shko poshtë

Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare Empty Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 19, 2009 12:28 am

Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare



Nga Halit Elshani




Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare Halit_elshani_tshLevizja Kombetare Shqiptare me seli në Tiranê dhe Prishtinë, me rastin e organizimit tê Seksionit Shkencor, me temën bosh:

Lidhja e Dytê e Prizrenit(1943) qe po mbahët me 21dhe 22 shtator 2001 në Prizren,

kam nderin të prezentoj edhe Unë temën:
Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare



Përshendetje Seksionin Shkencor,

Përshendetje të gjithë të pranishmit,

Përshendetje profesor Hazir Shala dhe porofesor Nexhat Ibrahimi-(Pestaloci qe e quanim ne nxanësit e tij)

Kam nderin dhe vullnetin qe në ketë Seksion Shkencor të përmbajtjês gjithë kombetare, të paraqes edhe veprimtarin e njohur atdhetare , të njeriut qe u flijue për ketë qeshtje z.Enver Hadri, njikohesisht edhe si bashkëveprimtar i z.Tahir Zajmit, ish sekretar i Lidhjës se Dytë të Prizrenit, të cilët për një kohë vepruen-vazhduen veprimtarin atdhetare, larg atdheut në Bruksel.

Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte vazhduese e programit dhe platëformës për një Shqiperi etnike e demokratike.Ajo padyeshim ishte forca më e fuqieshme shqiptare qe ia doli të grumbulloi rreth vehtês pjesën dermuese tê popullit shqiptarë sidomos kosovarët qe ishin synim i forcave pushtuese serbo malazez. dhe atyre maqedono-bullgare.Në ketë vazhdë përveq “Komitetit të Kosovës”,”Lidhjës Popullore Shqiptare”, shquhêt Lidhja e Dytë e Prizrenit”Kjo pra ishte shpresa për bashkim dhe krijimin e një Shqiperie etnike.Fatkeqesisht rreshtiumi i Fadil Hoxhes në Shtabini Kryesor, ku sruktura e Komiteti Krahinor i PKJ-ës për Kosovën ishte dy me pësëmbdhjetë. Nxorri pasoja të rênda për Kosovên e cila kulmoi me trembdhjetë gusht 1945 në Prizren me rasti e deklarimit gjoja për bashkim me Beogradin(Kutija e zezë e votimit-qorre).

Enver Hadri ishte kyeq në grupin e Ramadan Shalës, Adem Demaqit dhe Hazir Shalës.Pra ishte vazhdues i kësaj veprimtarie sidomos pas rënjës në burg të këtij grupi me 1963;Veproj në grupin e Ajdin Muliqit dhe Anton Stavrit alias Raim Sejdija.Pas rënjës në burg të kêtij grupi, Enveri arratiset për Bruksel, aty vepron në kuadër të Levizjës

Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare Enver_hadri-186x300

Enver Hadri


ENVER HADRI NË VESH KOMBETARE



Kombetare Shqiptare.Në kuadër të kësaj Enveri kishte “Rrezistencën Kombetare Shqiptare të Kosovës”, organin e saj “Zërin e Kosovës”, Rrezistencën Shqiptare e kishte edhe korronel Muharrem Bajraktari. Defakto këto benin një terësi në kuader të Levizjës gjithshqiptare.

Programi i “Rrezistenës Kombetare Shqiptare te Kosovês”, ishte:

Vazhdimsi e Lidhjës se Parë (1878) dhe asj të Dytës(1943)

Lidhja e Parë e Prizrenit i bashkoj në mënyrë solidare kreret shqiptar në Prizren, qe në të njatën kohë t’i thojnê: JO, Përandoris Osmane në njerën anê dhe fuqive të mëdha siq ishin:Rusia Cariste,Gjermania,Anglia dhe Austro-Hungaria.Qe nga kjo përiudhë kemi një vargë luftrash.

Spikatë ajo e 1912-tës, qe u kurorizue me shpalljën e Pamvarësis se Shqipërisë se sotme.Një kontributë të çmuar e dha edhe Kosova.Isa Boletini ne nëntor, pikrisht me 27 arrijti se bashku me 5oo trima kosovar në Vlorê për shpalljën e Mvetësisë- pamvaresis kombetare, në krye me tribunin Ismal Qemali.Aty ishte edhe Sali Gjuka, atdhear, poet, autor i gramatikës shqipe, mësues dhe udhëheqes i arsimit, i burgosur dhe i lan pas dore s nga Peja, tê cilin Ismal Qemali e puethi nê dy faqet.Vdiq n’Elbasan i vetmuar nga tuburkulozi.

Serbia dhe mali Zi gjatë viteve 1912-1913, i shuen afro 12o mij shqiptar, doxhen dhe bombarduen një shumicê tê madhe tê shtepiave shqiptare.çfarosja e shqiptareëve i rralloi përpjekjet por nuk arrijti t’ia ndrroj karakterin dhe deshirên për bashkim kombetar.

Konferenca e Ambasadorëve me 1913 nê Londër, kreu ndaj popullit shqiptar një padrejtesi, duke shkëputur nga trungu i Shqipersë, krahina tê tera nê jug dhe veri tê vendit, duke lan jasht kufijvëve tê shtetit shqiptar më shumë se gjyesmën e popullsis.

Me 7 nëntor 1918 nê Shqiperi me qender në Shkodër u formue dhe filloi të vepronte legalisht Komiteti”Mbrojtja Kombetare e Kosovës” me në krye Hoxhë Kadri Prishtina.Ky Komitet luajti rrol të rëndêsishëm edhe në formimin e kongresit të Lushnjës

Në dhjetor të vitit 1924-ër, forcat e ushterisë jugosllave, bjellogardistet rus të strehuar në Jugosllavi dhe forcat mercenare të Ahmet Zogut kaluen kufirin e Shqiperisë dhe pushtuen gjith vendin.

Luftetarët kosovar vazhduen luftên e vet në krye me bajram Currin, Hasan Prishtinên, të cilët u vran, i vran nê rrethana rrethimi dhe tradhtie.

Lufta e dytë Botnore e gjeti tê gatshëm deshirên për t’iu bashkangjitê luftës çlirimtare për bashkim kombetar, por ajo u tradhetue nga armiqet e përbetuar nê krye me Titon.

Gjatë kësaj përiudhe atdhetarët shqiptar e pan t’arsyeshme me formue Lidhjën e dytê tê Prizrenit, me 1943.Kjo ishte vazhdimsi dhe përpjke për ribashkimin e trojeve shqiptare.

Në programin e kësaj Levizje Enver Hadri shkruen/

“Rrezistenca Kombêtare e Kosovês ka marrë përsipër qe deri më e mërama pikê e gjakut tê vazhdojë luftên e drejt tê çlirimit komëtar, rrealizimin e amanetit tê mijra martirëve tê kombit, qe dhanë jetën e renë deshmor për idealin e shejt tê bashkimit tê terë Kosovês e Qamerisë me nënën Shqiperi.Parimisht nuk mund tê pranohêt qe fati i çlirimit të Kosovês me krahinat e saja tê roberuara tê përfaqesohët direkt apo indirekt prej partive apo individëve me ide tê ndryeshme që nuk kanë karakter Nacional Clirimtar e nuk bashkohên programin kombetar të Rrezistencës Kombetare të Kosovës.

Enver Hadri duke veprue në mënyrë institucionale si as një veprimtar nê diasporë,arrijti qe t’i aprovohën për qeshtjen e pa zgjidhur shqiptare kater Rrezoluta, me të cilat demaskohej politika ish Jugosllave:E para ajo e vitit1979, dy në vitin 1981, dokument 1-337:81 , dokument 1-5oo:81, t’aporovuara nga Parlamenti Evropjan në Srtazburg, dhe ajo e Senatit Belg, dokument:1224-1(199O-1991)-Bruksel

Toka jonë arberore,Kosova krezhnike ështê ujitë me gjakun e tê parêve tonë qe ka qenë si shkelqim dhe premtimi plotë i lirisê prandaj edhe ne ia falim gjakun tonê Kosovês.

Ne qendrojmë kështjellë e shqiptarizmit gjtihnjë dhe luftojmë çdo kund dhe çdo grup, parti apo individ tê cilët bashkëpun ojnê me armiqet tonê dhe tê cilat grupe nuk kanë karakter Nacional clirimtartê lidhur me problemin e pavarësisë se Kosovês.Ne kemi një rrugê tê caktuar para nesh, këtë rrugê kan shkelur tê parët tanê dhe ketê do t’a shkelim edhe ne deri nê vdekje, rrugën e idepedencës se plotë tê tanê shqiperisê!Rrugën e tradhetisë as nuk e kemi shkelur e sa nuk do t’a shkelim kurr!

Ne në idet tona patriotike nu ka mundê e as nuk do të mundet tê na shtrojë ari i tanê botês, por as mënija e terë armiqeve!

Ka me na shtrue vetëm vdekja…!”

Dhe vdekja vertet e shtroj, sepsze ai u vra pas 18 vjetesh kur e shkroj këtë program Pra ai u vra me 25 shkurt 1990 në afersi të shtepis në rrugën Rou d’Albani, nr.23+ në Bruksel.

Të nderuar, pjesëmarres, për ketë militant të qeshtjês shqiptare më gjerësisht do të lexoni në projektin librin”Qeta e Brukselit”, e cila dhasht zoti një ditê do botohët, autor i të cilit është pjesëmarrêsi i këtij Seksioni, Halit Elshani.



Bruksel, 2001

Halit Elshani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare Empty Në shenjë kujtimi për Heroin e Populli Enver Hadrin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 19, 2009 12:33 am

ENVER HADRI LULJA E KOSOVES


Janë ngrysë malet tona, kodrat e Rugovës
E qajnë Enverin Hadrin, Lulen e Kosovës,
Po e vajtojnë Zanat dhe tronditin malin
Gjakun e Kosovës Jo nuk do ta falim.

Rrjedhen ngadalson Drini për Kosovë
Valët lot Kosove diç seç turbullon,
Hej! Seç po qahet toka e Dukagjinit
Kur po shuhen jetnat nga krismat e krimit.

Kur u shkrepen plumbat Brukseli plot me gjak
Dhe vranë Enver Hadrin, trimin fjalëpak,
U trondit Evropa, u këndell shqiptari,
“Gjaku im nuk falet”, një kujtim te varri.

Fjalët tua ishin vulë në parlament
Tundej Beligradi kund s´mund zinte vend,
Smund i thente faktet që fliste shqiptari
Andaj kriminelët flasin me armë zjarri.

Kaluan shumë vite kujtimi ska tretun
Për Kosoven trime Ti kurrë ske me vdekun,
Se ishe pishtar´ n´ball t´Demaokracisë
Na e tregove rrugë e drejtë të lirisë.

Kosova ashtë gjaku im që kurr nuk falet
T´hijshme janë dhe vorret, të lartë lapidarët,
Duhet t´shtrihen duert, t´bashkohet shqiptari
Amanet kto fjalë na i la Hero Enver Hadri.

Sa herë në Kosovë zbrazet pushka e krimit
Qahet n´tkater anët tokë e Dukagjinit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi