Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT)

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT) Empty Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2011 9:32 pm

TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT)
Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT) Bild0319
Nga Muharrem Sfarqa
Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT) Img1830z


Java e tretë e shkurtit, kremtimet e trevjetorit të Pavarësië së Republikës së Kosovës i barti dhe përtej Atlantikut. Në SHBA, Shoqata e shqiptarëve “Kosova” mblodhi në qytetin e Rochester Hills të Michiganit bashkëatdhetarë e miq të shumtë të Kosovës dhe të shqiptarëve.
Në mesin e shumë të ftuarve, ishin edhe, kongresisti Gary Peters, kryebashkiaku i Qytetit Rochester Hills, MAYOR Brian Barnet, Mayor Jeffrey Cutbertson , pastaj ienkas për këtë datë të rëndësishme të shtetësisë , nga Kosova ishte ftuar z. Anton Kola, ish nënkryetar i LDK-s, si dhe një serë personalitetesh shqiptare që bashkëveprojnë në Amerikë, si z. Ekrem Bardha, veprimtar i njohur për çështjen shqiptare dhe posaçërisht për çështjen e Kosovës njëkohësisht konsull nderi i Shqipëisë,Michigan , Don Ndue Gjergji famullitar i Kishes katolike Zoja Pajtore ne Detroit, Gjeneral Brigade Z. Mark Shala, Gjergj Ivezaj kryetar i Shoqates Atdhetare Malesia e Madhe , qytetare nga Detroiti me rrethine te te gjitha moshave dhe krahinave shqipetare.
Pas intonimit te hymnit nacional dhe atij te SHBA-ve te pranishmit i pershendeti Gjergj Ivezaj kryetar i Shoqates Atdhetare Malesia e Madhe .
Më pas, Kongresisiti Gary Peters , me një fjalë përshëndetëse uroi të pranishmit duke premtuar se mbështetja e amerikanëve për pavarësinë e Kosovës ishte qenësore siç do të jetë tash dhe për forcimin e saj.

Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT) Img1855b


Jam këtu për të siguruar se populli amerikan do të ofrojë mbështetjen e parezervë dhe gjithmonë do të qëndrojë prapa popullit shqiptar, i vetëdijshëm se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Por, u shpreh Gary Peters, nëse e shohim gjendjen ku ka qenë populli kosovar para 10 viteve dhe gjendjen sot, do ta vërejmë se është arritur progres i madh me të cilin duhet të mburremi të dy popujt.
Më pas, kongresisti Peters preku dhe momentin aktual nëpër të cilin po kalon Kosova duke garantuar se integriteti i saj është i paprekshëm.
Ndarja e Kosovës, saktësoi Peters, nuk është opcion që do të diskutohet. Bisedimet teknike mund të bëhen me vullnetin e mirë të të dyja palëve për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Kosova i takon Europës dhe duhet të hapen kufijtë ndaj saj për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT) Img1857aw

Manifestimit dinjitoz, të cilin e drejtoi, Petrit Musolli, kryetar, me një fjalë rasti , iu drejtua më pas edhe i ftuari i posaqëm nga Kosova, z. Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së dhe tash funksionar i lartë i saj, i cili gjerësisht foli për etapat që shpunë deri te rinkonfirmimi i pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga bashkësia ndërkombëtare, duke theksuar veçanërisht ndihmën e SHBA, në lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, për ç’gjë, populli shqiptar, do të jetë përherë mirënjohës.
Manifestimi më pas, u shoqërua me këngë,valle e deklamime që ishin përgatitur enkas për këtë ngjarje të rëndësishme shqiptare dhe u mirëpriten nga të pranishmit, kontributi i të cilëve ishte jetik në arritjen dhe realizimin e aspiratave të shqiptarëve të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Shkaku i rëndësisë së kësaj ngjarjeje në SHBA dhe për komunitetin shqiptar atje, po e japim të plotë fjalën e z. Kolaj
Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT) Img1863ut

KTHESA E MADHE E VITEVE ’90 –të SOLLI DHE 17 SHKURTIN 2008

(Thekse nga fjala e z. Anton Kolaj)

Rruga gjer te 17 Shkurti i 2008 –s, ishte e gjatë dhe e mundimshme, me plot sfida dhe sakrifica. E përbashkëta e kësaj rruge pavarësisht nga koha dhe konotacionet politike- ishte kërkesa e shqiptarëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Tani të gjithë ne pajtohen se vitet e ‘90-ta të shekullit që e lamë pas shënojnë kthesën e madhe, si në planin ndërkombëtar, në Ballkan dhe posaçërisht në etnikumin shqiptar.
Rënia e sistemit komunist dhe dekompozimi i Bashkimit Sovjetik, filli i shkatërrimit të RSFJ-s, dhe posaçërisht shkatërrimi i sistemit komunist në Shqipëri, ishin faktorë të rëndësishëm, do shprehja „Conditio-sine-qua-non“, që mundësonin që kërkesat e shqiptarëve të Kosovës të dëgjohen dhe të hasin në përkrahje më të madhe të faktori ndërkombëtar.
Dalja në skenë e LDK-së, e udhëhequr nga njeriu i urtë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, futi diç të re në korpusin e angazhimeve për liri dhe pavarësi. Kërkesat e artikuluara qartë për mëvetësinë e Kosovës, orientimi i qartë politik për liri pavarësi dhe demokraci, toleranca dhe mënyra e re e komunikimit ndërshqiptar, por edhe me faktorin ndërkombëtar, vetorganizimi dhe krijimi e funksionimi i të gjitha segmenteve të jetës në Kosovë, vlerësimi dhe theksimi i miqësisë së përhershme me SHBA-dhe vendet tjera mike evropiane, treguan qartë se Kosova dinë, duan dhe mundet me iu dalë zot kërkesave të veta. Në këtë fazë u legalizuan kërkesat tona nacionale, u vuan themelet e shtetësisë së Kosovës dhe në planin e jashtëm tani më flitej me një zë.
Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT) Img1869
Sakrifica deri në flijim, solli lirinë
Falë organizimit të fuqishëm dhe rezistencës që bënte Kosova dhe shqiptarët, Serbia nuk mundi të realizojë ëndrrën e vet që t`i mposht shqiptarët, që përmes „shqiptarëve të ndershëm“ të qeveris Kosovën. Kosova kishte vetëm një qëllim: lirinë, pavarësinë, demokracinë, shkëputjen nga Jugosllavia, përkatësisht Serbia.

Dalja në skenë e luftëtarëve të lirisë, pra dalja e UÇK-së i dha zhvillim më të hovshëm luftës për liri dhe pavarësi. Sa do që lufta në aspektin ushtarako-teknik nuk ishte në favor të shqiptarëve dhe të Kosovës, gatishmëria për sakrificë deri në vetëflijim simbol i të cilës u bë komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, tregoi qartë se gatishmëria dhe vullneti për liri ishte aq i madh sa qe me mbështetjen e NATO-s, të SHBA-ve dhe vendeve tjera mike Kosova dhe shqiptarët dolën fitimtarë.

Ju, të nderuar bashkëkombës, jeni pjesë e kësaj rruge, e kësaj lufte dhe e kësaj pavarësie.

Sot Kosova është njohur ndërkombëtarisht nga vendet e ndryshme të botës dhe pret njohje të reja. Ajo ka organet e veta shtetërore, qeverinë, parlamentin, gjyqësinë etj. Por, edhe Kosova, si vendet tjera përreth saj, ballafaqohet me sfidat e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë dhe demokratike dhe të zhvilluar ekonomikisht. Ajo ballafaqohet me sfidat e ushtrimit të ligjit në tërë territorin e saj, ajo preokupohet dhe angazhohet që një ditë të integrohet në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në këto pikësynime forcat politike shqiptare në Kosovë nuk kanë dallime substanciale. Dallimet qëndrojnë në qasjet, angazhimet dhe konceptet për t’i arritur këto objektiva. Dhe, kjo është mirë, sepse vetëm kështu me diverzitete mendimesh e idesh, me garë dhe konkurrencë, ndërtohet dhe zhvillohet demokracia dhe shoqëria përgjithësisht.

Një ditë, të bashkuar...

Vështirësitë, hallet dhe problemet, sfidat e sotme dhe të nesërme nuk duhet të na zhgënjejnë. Ne jemi sot këtu për të shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë - Pavarësinë e Kosovës. Dhe, Kosova është sot e pavarur dhe do të punohet që ajo të bëhet më e begatshme dhe dashtë Zoti që shqiptarët një ditë të mund të jetojnë të bashkuar në paqe, liri dhe demokraci e në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet tjera mike.

Kjo është e mundshme. Unë i besoj kësaj ideje!
Sot kemi feste dhe ne duhet te festojme, por sot dhe per mot te perkulemi ne shenje respekti dhe nderimi para te gjithe atyre qe dhane me te shtrejten per kete dite te madhe.
Urime Përvjetori i tretë i Pavarësisë së Kosovës
Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë kombi shqiptar!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë!
Ju faleminderit!
Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT) Img18761
Detroit, 20.02.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi