Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pirro Prifti: Rregjistrimi i Përkatësisë Fetare i nevojshëm për Integrimin e vendit

Shko poshtë

Pirro Prifti: Rregjistrimi i Përkatësisë Fetare i nevojshëm për Integrimin e vendit Empty Pirro Prifti: Rregjistrimi i Përkatësisë Fetare i nevojshëm për Integrimin e vendit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 02, 2011 1:52 am


Pirro Prifti: Rregjistrimi i Përkatësisë Fetare i nevojshëm për Integrimin e vendit U1_PirroPriftiRregjistrimi i Përkatësisë Fetare i nevojshëm për Integrimin e vendit
Nga Pirro Prifti
Një nga difektet më të rënda dhë më me pasoja për Shqipërinë gjithë këto 20 vite ka qënë mos-rregjistrimi i rregullt i popullsisë dhe mos-nxjerrja e të dhënave përkatëse statistikore të sakta të cilat mund të përdoren në sektorë të ndryshëm për zhvillimin e Shqipërisë e cila synon seriozisht të hyjë në BE si anëtare me të drejta të plota.
Mungesa e statistikave të sakta ka bërë që të mos mblidhen taksat në rregull, mungesa e statistikave të sakta ka bërë që të mos këmi një shifër egzakte të popullatës, mungesa e statistikave të sakta ka bërë që të lulëzojë korrupsioni, mungesa e statistikave të sakta ka bërë që të mos kemi shifra egazakte të morbozitetit, mortalitetit, dhënies së ndihmës sociale, mos nxjerrjen e minimumit jetik, mos nxjerrjen e një buxheti egzakt faktik, mungesën e një GDP jot ë saktë, mos nxjerrjen e të ardhuravepër kokë të sakte, mos nxjerrjen e të dhënave të sakta për pronat, hippotekat, mbivendosje, e keqvendosje, dhe e fundit por gjithashtu e rëndësishme- mos nxjerrjen e të dhënave të sakta në zgjedhjet locale dhe parlamentare.
Kjo ka shkatuar një zgjatje të tranzicionit dhe një zgjatje të dhe thellim të amullisë në drejtim të të dhënave të sakta, fhsehje të pasurive, informalitet ekonomik dhe financiar, etj, etj. Për këtë arsye që më 1993 Michael Camdesy ( Drejtori i përgjithshëm i FMN)- paralajmëroi kujdes në problemin e pronave dhe në të dhënat statistikore biles duke cituar një shprehje të Leninit (e cila nuk u prit mirë nga drejtuesit e asaj kohe?!)
Mungesa e statistikave të sakta ka krijuar në Shqipëri një terren të përshtatshëm për spekullantët politikë kryesisht për drejtuesit e partive politike shqiptare të cilët nuk kanë lëvizur as gishtin për të korigjuar këtë anomali të rëndë të shtietit shqiptar.
Dy detyrat kryesore që la KE, dhe më vonë BE- detyra 15 vjeçare të parealizuara ishin: Rregjistrimi i popullsisë dhe Rregjistrimi i pronave.
Pra jemi shtet ende pa inventar popullate e prone?!
Më në fund maxhoranca e sotme pavarësisht të metave në qeverisje ( kryesisht të meta nga partitë e vogla), realizoi disa detyra themelore si antarsimin në NATO, heqjen e vizave, bërjen e rrugëve për të shkurtuar distancat e për të rritur tregëtinë, qarkullimin e njerzve e të mallrave, etj, etj, ose është duke e marrë seriozisht këto problem.
Në qershor të vitit të kaluar, KE (Komisioni Europian) kërkoi nëpërmjet Pyetësorit (me përgjigje prej 2400 faqesh), krahas informacionit për sektorë të ndryshëm socialë, ekonomikë, financiarë, politikë, arsimit, mjekësisë, shkencës –edhe rregjistrimin e popullsisë sipas një formulari të veçantë.
Në këtë formular përfshihej dhe rregjistrimi fetar dhe etnik. Për këto dy të dhënat e fundit, Qeveria ka bërë me dije se pyetjet për përkatësinë fetare dhe atë etnike nuk janë detyruese, çka do të thotë se qytetarët mund të mos u përgjigjen atyre.
Por ‘shoqëria civile’ (në fakt duhet bërë pyetja se kush janë individët që përdorin emrin e shoqërisë civile dhe kush i ka zgjedhur ata të na përfaqësojnë?!) mendon se në këtë pikë mund të ketë abuzime, pasi mund të dalin shifra të fryra të përkatësisë etnike apo fetare. Sipas tyre, një gjë e tillë duhej bërë në një moment tjetër; e kjo gjë vlen për tu diskutuar sepse nuk ka moment tjetër, ka kohë të kufizuar, dhe e kërkon KE.
Pyetsori për rregjistrimin e popullatës ka 60 pyetje. Lohan për Pyetësorin në të cilin përfshihej dhe rregjistrimi i popullsisë përfshi dhe etninë dhe fene të cilat nuk janë detyruese, ka thënë gjithashtu: "Rëndësia e statistikave për politika të informuara dhe zbatimin e objektivave të këtyre politikave është intuitive. Meqenëse rruga e Shqipërisë drejt BE-së është gjithashtu rruga e Shqipërisë drejt instrumenteve të financimit të ofruara nga BE, është mëse e arsyeshme që të këtë kujdesin më të lartë për sigurimin e statistikave me cilësi të lartë", tha Lohan. Më tej, ai tha se në mënyrë që Regjistrimi i ardhshëm i Popullsisë dhe Banesave, si edhe Regjistrimet Ekonomike dhe Bujqësore të jenë vërtet të dobishme për politikat e Shqipërisë, duhet saktësi, besueshmëri, krahasueshmëri dhe përgatitje në kohë dhe mbrojtje të të dhënave. Ambasadori vuri theksin edhe në ruajtjen e të dhënave personale. "Regjistrimi i popullsisë është një proces shumë i rëndësishëm për vendin, por duhet të bëhet kujdes në ruajtjen e privatësisë që është shumë themelore në këtë proces. është e rëndësishme ruajtja e privatësisë së personave që do të plotësojnë pyetësorin e të dhënave personale".
Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo tha se: ‘’ka për t'u kryer edhe regjistrimi i përkatësisë fetare dhe asaj etnike. Ne do të kemi një inventar të avancuar, me të dhëna sipas standardit të Eurostat-it dhe që përdoren rëndom në shtetet anëtare të BE-së për individët, familjet, komunitetet dhe mbi këtë bazë Qeveria, Pushteti Vendor, institucionet arsimore, biznesi, do të mund të adoptojnë politika më adeguate dhe të marrin vendime më të pjekura, pasi do të kenë informacionin e nevojshëm, tha Pollo. Ministri tha më tej se regjistrimi i ri i Popullsisë dhe Banesave 2011, vjen si nevojë e domosdoshme dhe prioritare për Qeverinë Shqiptare. Ky regjistrim është thelbësor, për përcaktimin e qëllimeve ekonomiko-sociale dhe planet e zhvillimit në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe për projektet e kooperimit multilateral dhe bilateral’’.
KE ka dhënë 11.5 milionë euro për ta realizuar këtë process gjatë 2011. Umendua që rregjistrimi të fillonte më 2 prill por problemet e dala të cilat do ti analizojmë shkurtimisht më poshtë mesa duket e kanë detyruar qeverinë ta fillojë pak më vonë por brënda 2011.
Pyetësori për fenë dhe etninë gjatë plotesimit të anketës për regjistrimin e pergjithshem të popullsisë nuk do të jetë i detyruar. Kështu kanë deklaruar përfaqesues të INSTAT gjatë një tryeze të organizuar për regjistrimin e popullsisë.
Përse sipas meje, është i nevojshëm rregjistrimi fetar- përpara atij etnik . Në rradhë të parë duhet të shohim kushtetutën tonë se çfarë thotë për këtë qëllim.
Përsa i përket etnisë Kushtetuta jonë thotë:
‘Neni 1. Pika 2. Republika e Shqiperise eshte shtet unitar dhe i pandashem’.
Pra Shqipëria nuk hyn në shtetet multietnike, jemi shtet unitar me shumicë dërrmuese popullsie me etni shqipare, prandaj rregjistrimi etnik është një alternative e jo domosdoshmëri. Rregjistrimi I etnisë mund të jetë detyrim I shteteve multietnikë.
Megjithatë në jemi të detyruar të zabtojmë kërkesat e pyetësorit sipas Nenit 5 që thotë:
Neni 5: ‘Republika e Shqiperise zbaton te drejten nderkombetare te detyrueshme per te’.
Gjithashtu Qeveria shqiptare mbron dhe kërkon të zbatohen të drejtat dhe liritë e njeriut sipas Nenit 3 që thotë:
Neni 3. ‘Pavaresia e shtetit dhe teresia e territorit te tij, dinjiteti i njeriut, te drejtat dhe lirite
E tij, drejtesia shoqerore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombetar dhe
trashegimia kombetare, bashkejetesa fetare, si dhe bashkejetesa dhe mirekuptimi i
shqiptareve me pakicat jane baza e ketij shteti, i cili ka per detyre t'i respektoje dhe t'i
mbroje’.
Problemet e kontestuara te etnisë që kanë ngjallur kaq debate janë lehtësisht të anash kalueshme nëse rregjistrimi alternative i kësaj pike nuk do të mund të kryhet nën presion. Në momentin që është nën presion , problem duhet riparë se kush ka interesa të realizohet kjo pikë e Pyetësorit nën presion. Sigurisht individë të rëndësishëm të politikës shqiptare kanë interesa të ngushta për të realizuar në mënyrë jo të saktë e nën presion duke lejuar shkeljen e ligjit.
Asnjë tjetër, as komunitetet fetare, as grupe të ndryshme në formë shoqatash apo partish politike nuk do të mund të ushtronin presion për të realizuar etninë me vetdeklarim, sepse shteti shqiptar është unik sipas kushtetutës por etnia nuk bëhet me dëshirë e vetdeklarim-ka rregjistra dhe gjykata për të vërtetuar këtë.
Nëse dikujt i është ngrënë haku atëhere çështja me të drejtë shkon në gjyq. Mendoj se rregjistrimi i popullsisë sipas etnisë është shumë i thjeshtë po të mos bëhet nën presion, sepse dihet se si kanë qënë statistikat e 1945 dhe si kanë qënë statistikat e 1972; po të shikosh me kujdes rritja e popullsisë shqiptare dhe asaj jo-shqiptare në përqindje -është e njëjtë.
Ndryshe qëndron puna me Fenë. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë thuhet kështu:
Neni 10
1. Ne Republiken e Shqiperise nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike.
3. Shteti njeh barazine e bashkesive fetare.
4. Shteti dhe bashkesite fetare respektojne ne menyre te ndersjellte pavaresine e njeri-tjetrit dhe bashkepunojne ne te mire te secilit dhe te te gjitheve.
5. Marredheniet ndermjet shtetit dhe bashkesive fetare rregullohen mbi bazen e marreveshjeve te lidhura ndermjet perfaqsuesve te tyre dhe Keshillit te Ministrave. Keto marreveshje ratifikohen ne Kuvend.
6. Bashkesite fetare jane persona juridike. Ato kane pavaresi ne administrimin e pasurive te tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve te tyre, per sa nuk cenohen interesat e te treteve.
Neni 24
1. Liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar.
2. Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet, si dhe t'i shfaqe ato individualisht ose kolektivisht, ne publik ose ne ne jeten private, nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve.
3. Askush nuk mund te detyrohet ose te ndalohet te marre pjese ne nje bashkesi fetare ose ne praktikat e saj, si dhe te beje publike bindjet ose besimin e tij.
Feja mund të jetë ajo me të cilën mund të vet-deklarohet dhe jo etnia. Liria fetare në një shtet laik si i yni është e garantuar.
Problemet e rregjistrimit fetar janë të rëndësishme jo vetëm përë të treguar se diktatura komuniste nuk mund të shuajë besimin fetar në vëndin tonë, por ka rëndësi ringjallja e besimit tek Zoti dhe forcimi i komuniteteve fetare të cilat kontribuojnë denjesisht dhe realisht qoftë në tolerancën fetare dhe përparimin e shoqërisë shqiptare drejt globalizmit, por edhe në ruajtjen dhe forcimin e familjes si qeliza bazë e shqoërisë, familje roli I të cilës është tronditur thellësisht nga përparimi teknologjik dhe rendja pas pasurimit.
Nuk mund të rri pa përmëndur fjalën tronditëse të Patriarkut të Moskës në Asamblenë e Strazburgut më 2 tetor 2009: ‘’Nëse do të injorojmë normat morale, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë. Nëse rregullat morale kapërcehen dhe deklarohen relative, do të minohej themeli I kënd-vështrimit europian të botës. Për të evituar përplasjen midis këndvështrimeve, ne kemi nevojë për dialog serioz midis kulturave në të cilin të përfaqësohen dhe të përfshihen të dyja traditat: fetare dhe shekullare’’.
Ky është shkaku se përse duhet një rregjistrim fetar të popullatës I cili do të ndihmojë Shqipërinë të integrohet në BE. Ky rregjistrim është bërë vetëm njëherë serioz në kohën e Zogut dhe kishte për qëllim stabilitetin e shtetit e të qeverive. Prandaj në atë kohë shteti ishte I stbailizuar sepse përfaqësoheshin në mënyrë të drejtë e proporcionale të gjitha shtresat e popullsisë.
Është e vërtetë se rregjimi diktatorial i Enver Hoxhës krijoi një të çarë të madhe në besimin e lëkundur fetar të shqiptarëve edhe për shkak të problemeve të mëdha të krijuar nga perandoria e shëmtuar otomane e cila i ndau shqiptarët në një farë mënyre në ‘turq e kaurrë’.
Sot kur Shqipëria post-komuniste, është një vënd që aspiron integrimin në BE, komunitetet fetare janë ura të rëndësishme bashkëpunimi dhe stabiliteti.
Vetëm në dy raste në kohën e Zogut 1930-1935 (pjesërisht me Kostaq Kota e Pandeli Vangjeli, si Kryeministra), dhe në vitet 1992-1996 shteti shqiptar edhe pa vendosur në Kushtetutë nene të sakta për përfaqësimin e komuniteteve fetare në drejtimin e shtetit, veproi drejt duke vendosur në drejtimin e vëndit në mënyrë të saktë përfaqësimin e të tre komuniteteve kryesore:
President-Kryeministër-Kryetar Kuvendi. Pra, për 100 vjet shtet shqiptar vetëm 8-9 vjet Shqipëria ka qënë e përfaqësuar në drejtimin e saj nga përfaqësues të komuniteteve fetare, dhe kjo ka dhënë stabilitet për ato kohë.
Kjo është e nevojshme të sanksionohet me Kushtetutë e cila mund të kërkojë një rishikim për këtë aspect të drejtimit të shtetit. Përse? Po ta shohesh me kujdes, edhe në shkrimet e mëparshme kam vënë në dukje mungesë të stabilitetit të Shqipërisë gjatë gjithë egzistencës së saj, sepse lufta për pushtet jo vetëm që ka qënë e ashpër që në fillimet e saj midis progresistëve dhe pro-turqve, por edhe në kohën e Zogut për një periudhë kohe deri sa u bë Mbretëri (vetëm 5 vjet stabilitet); përsa i përket rregjimit të Enver Hoxhës shteti shqiptar ka qënë gjatë gjithë kohës i destabilizuar për shkak të luftës për mbijetesë të diktatorit të të klanit të tij.
Pas viteve 90, vetem Berisha e zgjidhi drejt drejtimin e shtetit ne vitet 92-96 me vendosjen e Meksit- Arbnori-Berisha.
Gjatë kësaj periudhe të shkurtër shteti pati prosperitet e reforma. Ekuilibri u prish në momentin kur ndërhynë faktorë të tjerë politikë të brëndëshëm e të jashtëm qoftë për shkak të luftës në Kosovë, qoftë për shkak të skemave piramidale.Vitet e mëvonshme kanë qënë gjithmonë me problem konfliktesh politike prapa të cilave qëndronin grupe dhe klane të tjera që zëvëndësuan progresistët dhe pro-turqit e së kaluarës, me të sotmit: ish-nomeklaturën e kuqe ateiste dhe pronarët.
Mungesa e stabilitetit, zgjatja e tranzicionit, dhe mos-dëshira e fshehtë për të hyrë e integruar në BE nga disa grupime politike- kanë shkaktuar problem të rënda të cilat mund të përfshihen në treshen malinje që po gërryen vendin (megjithë dëshirën e maxhorancës për ta përballuar me sukses): papunësi+varfëri+korrupsion.
Mendoj se një nga shkaqet është dhe mospërfaqësimi i komuniteteve fetare në drejtimin e vendit, përfaqësimi i drejtë e të cilave do të stabilizonte pa dyshim shtetin, pushtetet ekonominë, shoqërinë dhe politikën.
Pikërisht kjo është arësyea që mendoj së rregjistrimi fetar mund të ndihmojë të kalojmë dhe të zgjidhim situatat e pakëndëshme që po kalojmë prej disa vitesh për shkak të anarkisë social-politike që mbretëron në vënd, anarki në të cilën këmbët drejtonë vendin, intelektuale dhe gjysmë-intelektuale me mentalitet fshatar komandojnë politikën, parlamentin, korruptojnë e korruptohen, nuk zbatojnë ligjet, kanë prishur strukturat e përzgjedhjeve dhe emërimeve si dhe hierarkinë e teknokracisë dhe të meritokracisë me të cilat drejtohet vendi.
Mungesa e demokracisë në Partitë politike që drejtohen ashtu si PPSH, ka shkaktuar që të përzgjidhen dhe emërohen në drejtime fshatarë, gjysmë –intelektualë, provincialë, nuk zbatohen kriteret e përzgjedhjes sipas popullatës dhe sipas përqindjes së intelektualëve duke parapëlqyer servilet e Kryetarit,- e për pasojë kjo reflekton në drejtimin e qeverisë e shtetit nga këta njerëz pa kurrfarë identiteti duke dëmtuar rëndë vëndin dhe imazhin ndërkombëtar të tij.
Ndryshimet kushtetuese pas rregjistrimit fetar, janë të domosdoshme por gjithashtu mendoj se do të rrisin stabilitetin e vëndit dhe nuk do të lejojnë këto anomali social-politike, si dhe destabilizimin e lehtë të Shqipërisë nga çdo factor apo aktor të interesuar të brëndëshëm apo të jashtëm për të shkaktuar këto çrregullime.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi