Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MEJREME AZEMIBASHKIMI:EVROPIAN TË MOS I JAPË PËRPARËSI VENDIT AGRESOR NDAJ VENDIT VIKTIMË

Shko poshtë

MEJREME AZEMIBASHKIMI:EVROPIAN TË MOS I JAPË PËRPARËSI VENDIT AGRESOR NDAJ VENDIT VIKTIMË Empty MEJREME AZEMIBASHKIMI:EVROPIAN TË MOS I JAPË PËRPARËSI VENDIT AGRESOR NDAJ VENDIT VIKTIMË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 04, 2014 11:42 pm

BASHKIMI EVROPIAN TË MOS I JAPË PËRPARËSI VENDIT AGRESOR NDAJ VENDIT VIKTIMË
Fjalimi në demonstratën e 19/01/2014 në Bruksel kundër futjes së Serbisë në Bashkim Evropian pa kushte


Nga MEJREME AZEMI





MEJREME AZEMIBASHKIMI:EVROPIAN TË MOS I JAPË PËRPARËSI VENDIT AGRESOR NDAJ VENDIT VIKTIMË U2_Mejreme%20Azemi


Kur Bashkimi Evropian filloi më 21 janar, negociatat për pranimin e Serbisë në gjirin e saj , është e nevojshme të informojmë Bashkimin Evropian dhe të gjithë qytetarët evropianë se Serbia ka vend në Bashkimin Evropian atëherë kur Qeveria Serbe ka plotësuar disa kushte:

Serbia duhet së pari:

- Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran,

- Gjetjen familjarëve të tyre trupat e qindra civilëve shqiptarë të masakruar nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës së agresionit që çuan kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës në vitin 1999 . Trupat e këtyre civilëve të pafajshëm u transportuan në Serbi dhe të fshehura në varre të përbashkëta .

- Andaj me të drejtë kerkojmë dëmshpërblim për humbje në njerz dhe pasurisë së tyre - duke vrarë më shumë se 12.000 civilë shqiptarë dhe dëbimin e një milion prej tyre për disa javë në pranverë të vitit 1999.

- Respektimi i të drejtave themelore të njeriut të pakicës shqiptare në Serbi , (rreth 100,000 njerëz) dhe garantuar atyre të njëjtat të drejta si ato që kanë pakica serbe në Kosovë ( ndërmjet 80,000 dhe 100,000 njerëz ).

- Të kërkoj falje për genocidin mbi shqiptarët në Kosovë.

Komuniteti shqiptar i Belgjikës kërkon nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Politikë të Sigurisë dhe të Punëve të Jashtme, Catherine Ashton, për të siguruar përputhjen me këto kërkesa për të siguruar një paqe të drejtë në Ballkan.

Duhet njohur gjithashtu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran nga pesë vendet e BE që nuk e kanë bërë këtë ende: Qipro, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Spanja.

Ne falënderojmë Bashkimin Evropian për angazhimin e saj në Kosovë dhe njêkohësisht kërkojmë që të mos japin i perparësi vendit agresor - Serbia - në dëm të vendit viktimës - Kosovë.

Në vitin 1999, NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë përmbushur detyrën e tyre morale duke ndërhyrë për të shpëtuar shqiptarët nga gjenocidi serb në Kosovë.

Ne tani presim që Bashkimi Europian t’i shtojë ambicjet morale të themeluesve të saj dhe kërkojmë të sigurojë një paqe të drejtë në Ballkan .
-

Shënim i autores: Fjalimi im në demonstratën e 19/01/2014 në Bruksel perpara zyres se shefes për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton, kunder futjes se Serbise ne Bashkim Evropian pa kushte. Unë kam qenë e ftuar për të folur në shenjë respekti për bashkëshortin, Diplomati e Veprimtari Gani AZEMI, dhe kam shprehur mendimin se ishte i tij. Kam folur në frëngjisht. Këtu lart është teksti në shqip.

MEJREME AZEMI

VOAL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi