Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania fillon hetime për vrasjen e ushtarëve amerikanë

Shko poshtë

Gjermania fillon hetime për vrasjen e ushtarëve amerikanë Empty Gjermania fillon hetime për vrasjen e ushtarëve amerikanë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 03, 2011 2:40 pm


Gjermania fillon hetime për vrasjen e ushtarëve amerikanë

Sulmi ndaj një autobusi me ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani është e mundur të ketë pasur prapavijë islamiste, shkruan revista gjermane Spiegel në versionin e saj online.


Gjermania fillon hetime për vrasjen e ushtarëve amerikanë 1pol-fra-lm



(I plotësuar) Në Mitrovicë, anëtarët e familjes Uka, kanë thënë se emri i të dyshuarit është "Arid" jo "Arif," duke shtuar se ai është lindur dhe edukuar në Gjermani, ku edhe familja e tij ishte shpërngulur 40 vjet më herët.

Xhaxhai Rexhep Uka ka thënë për agjencinë AP se gjyshi i të dyshuarit ishte një lider fetar në një xhami, në një fshat afër Mitrovicës.

Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.

Murat Uka nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit në shtëpinë e tij në Frankfurt.

* * * * * *

Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.

Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.

SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.

Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.

Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.

* * * * * *

Prokurorët federalë në Gjermani i kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.

Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist.

"Kryeprokurori federal e drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker.

Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".

Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.

Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik

>> Frankfurt: 21 vjeçari Arif Uka nga Kosova vret dy ushtarë amerikanë >> Komente (268)

>> Obama dënon vrasjen e ushtarëve amerikanë (Video)

>> Komente (54)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi