Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myftiu Tërnava: Sulmi ndaj ushtarëve amerikanë, atak edhe kundër Kosovës

Shko poshtë

Myftiu Tërnava: Sulmi ndaj ushtarëve amerikanë, atak edhe kundër Kosovës Empty Myftiu Tërnava: Sulmi ndaj ushtarëve amerikanë, atak edhe kundër Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 03, 2011 9:30 pm


Myftiu Tërnava: Sulmi ndaj ushtarëve amerikanë, atak edhe kundër Kosovës

Myftiu Tërnava: Sulmi ndaj ushtarëve amerikanë, atak edhe kundër Kosovës Myftiu-Naim-Ternava


Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës e tronditur ka marrë lajmin për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve në Frankfurt të Gjermanisë.

Në një deklaratë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besmitarëve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, ushtrisë amerikane, autoriteteve amerikane dhe familjeve të të vrarëve për këtë humbje të jetës së më të dashurve të tyre dhe e dënon ashpër këtë akt.

"Dënojmë çdo akt terrorist pavarësisht se kush e kryen atë, pa marrë parasysh qëllimin dhe motivin, ndonëse për ne ky rast është edhe më i rëndë kur në të është implikuar një individ me origjinë nga Kosova", theksohet në deklaratën e myftiut Tërnava.

"Të sulmosh ushtarët e një vendi mik që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përpos që është një akt makabër e terrorist, s'ka dyshim se është edhe një atak kundër Kosovës dhe popullit të saj si dhe kundër interesave të popullit shqiptarë", thekson myftiu Tërnava dhe shprehet qartë se "populli i Kosovës dhe besimtarët e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me dhunën, vrasjet e terrorizmin".

"Shprehim mirënjohjen tonë për shtetin dhe popullin amerikan, për kontributin e dhënë për Kosovën dhe vlerat demokartike. Jemi të bindur se ky akt nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona të veçanta me popullin dhe Qeverinë amerikane", nënvizohet në fund të deklaratës së myftiut të Kosovës Naim Tërnava.

Kryesia e BI së, edhe me këtë rast i shpreh mbështetje të fortë dhe të parezervë qeverisë amerikane me bindje se dy popujt do të gjejnë forcën e aryes në tejkalimin e kësaj tragjedie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi